Fier: naftëtarët në protestë. Kërkojnë pagën dhe siguracionet
Punëtorët e Rafinerisë në Fier kanë dalë së bashku në një protestë për pagat.
Ata shprehen një zëri se kanë tre muaj pa marrë pagat dhe se jetesa e tyre është bërë më e vështirë.
Punëtorët kanë thënë më tej se ata janë bërë bashkë në këtë protestë për shkak të vonesës së lekëve, ndersa nuk kanë për të paguar dritat dhe ujin.
Jo vetem kaq por ata kanë 18 muaj që nuk u janë paguar sigurimet