Prokurime – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Wed, 18 Dec 2024 00:26:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Prokurime – CLR https://clr.al 32 32 230692690 FTESË PËR OFERTË – Paisje Elektronike https://clr.al/ftese-per-oferte-paisje-elektronike/ Tue, 17 Dec 2024 09:15:05 +0000 https://clr.al/?p=7230 Qendra për të Drejtat në Punë fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrëpjesë në   procedurën e prokurimit me objekt “Blerje Paisje Elektronike” në kuadër të implementimit të projektit “Fuqizimi i sindikatave SMART në Shqipëri” i cili zbatohet në bashkëpunim me ABF Suedi dhe që financohet nga Swedish Institute.

Per të parë dokumentin e plotë klikoni këtu

]]>
7230
Kërkesë për ofertë – Sherbime Auditimi https://clr.al/kerkese-per-oferte-sherbime-auditimi/ Tue, 17 Dec 2024 09:10:30 +0000 https://clr.al/?p=7225 Qendra për të Drejtat në Punë, CLR fton firmat audituese të kualifikuara që të paraqesin oferta për kryerjen e auditimit financiar për projektin “Fuqizimi i sindikatave SMART në Shqipëri” sipas kontratës me numër reference: 00725/2024, i cili po zbatohet në bashkëpunim me ABF Suedi dhe që financohet nga Swedish Institute përgjate 2 viteve te zbatimit te projektit. Auditimi duhet të përputhet me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (IAS).

Kohëzgjatja: Kompania e zgjedhur do të kryejë auditimet (çdo vit) për Qendrën për të Drejtat në Punë, CLR përgjatë 2 viteve të zbatimit të projektit.

Dorëzimet: Raportet përfundimtare vjetore, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, duhet të dorëzohen sipas kerkesave te kontratuesit ne varesi te kontrates me donatorin.

Termat e Referencës: TOR do të jetë pjesë përbërëse e kontratës.

Dokumentet e Kërkuara

Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin si më poshtë:

  • Plani i përgjithshëm i auditimit
  • Afati i propozuar
  • Çmimet e shërbimeve, duke përfshirë TVSH-në

 

Dokumentet Mbështetëse:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Certifikata e regjistrimit tatimor
  • Licencat që autorizojnë shërbimet e auditimit
  • Referencat për auditime të ngjashme të kryera
  • CV-të e auditorëve të caktuar për projektin

Kriteri i Vlerësimit:

Cdo aplikant duhet të paraqesë ofertën dorazi në një zarf të mbyllur të vetëm dhe të vulosur.

Oferta fituese do të bazohet në parimin e ofertës së përgjegjshme (që plotëson kërkesat minimale të kualifikimit) me cmimin më të ulët.

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 10 ditë dhe skadon më datë 27.12.2024, ora 17:00.

Kliko këtu për të parë thirrjen e plotë.s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

]]>
7225
FTESË PËR OFERTË – Rikonstruksion dhe Arredim https://clr.al/ftese-per-oferte-rikonstruksion-dhe-arredim/ Tue, 17 Dec 2024 09:05:21 +0000 https://clr.al/?p=7220 Qendra për të Drejtat në Punë fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrëpjesë në   procedurën e prokurimit me objekt “Realizimi i Rikonstruksionit të Shtëpisë së Punëtorëve dhe arredim/mobilim i saj në kuadër të implementimit të projektit “Fuqizimi i sindikatave SMART në Shqipëri” i cili zbatohet në bashkëpunim me ABF Suedi dhe që financohet nga Swedish Institute.

 

Sherbimi i kerkuar Karakteristika Cmimi me TVSH njesia
1. Rikonstruksioni dhe rehabilitimi i

Shtepise se Punetoreve

Prishje muresh jo mbajtese, krijimi i mureve te reja prej gipsi, heqje dhe vendosje dyersh, suvatim, patinim lyerje, prishje pllakash, punime gipsi ne tavan, rregullim dhe sistemim i brendshem, mbikqyrje punimesh
2. Projektim/arredim Projektimi dhe arredimi i ambjentit te brendshem, sistemim dhe rikonfigurim i ambjentit
3. Mobilim Tavoline pune dhe/ose rafte
Karrige
Dyer
TOTALI

 

Oferta duhet të paraqitet pranë:

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR (Adresa postare: Kompleksi Square 21, Pallati Arlis, Shkalla 4, Kati 3, Tirane, Shqiperi

 

Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:

– Ofertën ekonomike

– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR

– Niptin

– Vetdeklarim per dhenien e garancise se realizimit me sukses të konstratës sipas objektit të saj.

 

Komisioni i Prokurimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e kerkuara.

 

Kriteri i Vlerësimit:

Cdo aplikant duhet të paraqesë ofertën dorazi në një zarf të mbyllur të vetëm dhe të vulosur.

Oferta fituese do të bazohet në parimin e ofertës së përgjegjshme (që plotëson kërkesat minimale të kualifikimit) me cmimin më të ulët.

 

Kohëzgjatja e kontratës :

Afati i realizimit do të jetë 30 ditë nga data e nenshkrimit të kontratës.

 

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 10 ditë dhe skadon më datë 27.12.2024, ora 17:00.

 

Kliko Këtu për thirrjen e plotë

 

 

]]>
7220
Kërkesë për ofertë -Printime Materiale Vizive https://clr.al/kerkese-per-oferte-printime-materiale-vizive/ Tue, 17 Dec 2024 09:02:38 +0000 https://clr.al/?p=7214 Kërkesë për ofertë – Printime Materiale Vizive 

Mallrat që do të prokurohen kanë këto karakteristika:

  Artikulli Karakteristika Cmimi me TVSH Oferta/Cope
1. Banner roll up Mekanizem Roll-Up 88 x 220 cm

Dizenjim dhe Printim Banner 88 x 220 cm

  2 Cope
2. Baner i madh Banner 88 x 220 cm

Dizenjim dhe Printim

  2 Cope
2. Fletepalosje Permasat: 15 x 15 cm

Leter 300gr e llakuar me plasitifikim mat. me ngjyra; Dizenjim dhe Printim

  500 Cope
3. Postera Permasat: 60 x 40 cm

Leter 300gr e llakuar me plasitifikim mat.me ngjyra. Dizenjim dhe Printim

  200 Cope
4. Bluza me Logo T-shirt 100% pambuk me permasa S, M, L; Stampim logo full color. Dizenjim dhe Printim   200 Cope
5. Canta me Logo Cante beze ne permase 48x42x60cm.Stampim logo full color ne

nje ane. Dizenjim dhe Printim

  200 Cope
6. Stickera dhe materiale te tjera promocionale      

Oferta duhet të paraqitet pranë:

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR (Adresa postare: Kompleksi Square 21, Pallati Arlis, Shkalla 4, Kati 3, Tirane, Shqiperi

Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:

– Ofertën ekonomike

– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR

– Niptin

– Vetdeklarim per dhenien e garancise se realizimit me sukses të konstratës sipas objektit të saj.

 

Komisioni i Prokurimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e kerkuara.

 

Kriteri i Vlerësimit:

Cdo aplikant duhet të paraqesë ofertën dorazi në një zarf të mbyllur të vetëm dhe të vulosur.

Oferta fituese do të bazohet në parimin e ofertës së përgjegjshme (që plotëson kërkesat minimale të kualifikimit) me cmimin më të ulët.

Kohëzgjatja e kontratës:

Afati i realizimit do të jetë 20 ditë nga data e nenshkrimit të kontratës.

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 10 ditë dhe skadon më datë 27.12.2024, ora 17:00.

 

Kliko Këtu për thirrjen e plotë

]]>
7214
SHPALLJE VEND VAKANT – KOORDINATOR PROJEKTI https://clr.al/shpallje-vend-vakant-koordinator-projekti/ Tue, 20 Aug 2024 18:44:10 +0000 https://clr.al/?p=7201 CLR shpall vëndin vakant për “Koordinator Projekti” për projektin:

Strengthening capacities and policy engagement of community service providers – IRIS PROGRESS.” zbatuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR si partnerë kombetarë të IRIS NETWORK për Shqipërinë. 

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Koordinator Projekti”.

Ky projekt synon të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit të grupeve të margjinalizuara në Ballkanin Perëndimor.

Objektivat kryesorë të projektit janë:

Objektivi i përgjithshëm është arritja e demokracive pjesëmarrëse në procesin e përafrimit me BE-në të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke avancuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Objektivi specifik është arritja e kapaciteteve më të forta të OSHC-ve për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit të grupeve të margjinalizuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rrjeti IRIS është i vetmi rrjet rajonal që bashkon organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime sociale në rajonin e Evropës Juglindore (nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova).

Secili nga vendet e rajonit ka një rrjet kombëtar IRIS, i cili funksionon në kuadrin e rrjetit IRIS, një organizatë ombrellë, e cila aktualisht mbledh rreth 164 organizata anëtare që ofrojnë lloje të ndryshme shërbimesh sociale për grupe të ndryshme sociale të cenueshme

Rrjeti IRIS u themelua në vitin 2012 dhe që në fillim kishte mbështetje të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i rrjetit IRIS është të forcojë rolin e organizatave të ofruesve të shërbimeve sociale në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojë që këto organizata të njihen si partnerë të barabartë nga sektori publik. Rrjeti IRIS ofron një sërë shërbimesh për anëtarët (nga përfaqësimi, mbështetja për anëtarët nga licencimi, trajnimi, te menaxhimi i projekteve dhe mbështetja financiare), gjë që e bën atë unik në këtë sektor në nivel rajonal.

TERMAT E REFERENCËS

PËR PROKURIMIN ME OBJEKT “KOORDINATOR PROJEKTI” (me kohë të plotë) – 

Projekti Strengthening capacities and policy engagement of community service providers – IRIS PROGRESS.” zbatuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR si partnerë kombetarë të IRIS NETWORK për Shqipërinë. 

Prokurimi për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për “Koordinator Projekti” synon: 

– Të kontraktohet një “Koordinator Projekti”, me aftësi të larta profesionale, i cili/cila do të koordinojë aktivitetet e projektit sipas rregullave te vendosur nga donatori dhe CLR.

Detyrat e Koordinatorit të Projektit do të jenë si më poshtë:

  • Përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e projektit në bashkëpunim me partnerët rajonalë të IRIS Network;
  • Të përgatisë planin mujor të punës për zbatimin e projektit;
  • Të koordinojë aktivitetin e përditshëm në zyrë dhe aktivitietin e IRIS Network për Shqipërinë;
  • Të bashkëpunojë dhe koordinojë punën me trajnerët e ekspertët;
  • Të jetë përgjegjës për cilësinë e raporteve narrative dhe financiare të përgatitura prej saj brenda afateve të përcaktuara në kontratën e nënshkruar me donatorin.

Koordinatori që do të kontraktohet nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës. 

Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara përgjatë periudhës Shtator 2024 – Dhjetor 2025 nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.

KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL

Për Koordinatorin:

  • Të ketë diplomë universitare, preferohet të lidhura me ceshtjet sociale dhe te punes (BA dhe/ose MA/MSc);
  • Përparësi pasja e eksperiencave të mëparshme pune me projekte dhe organizata të tjera;
  • Njohja në nivel profesional i gjuhës angleze eshtë kusht. 

Kandidati duhet të dorëzojë pranë Qendra për të Drejtat në Punë, CLR

  • CV-në
  • Fotokopje diplome,listën e notave dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
  • Një referencë (bashkë me kontakte) nga një punëdhënës i mëparshëm nëse ka

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Qendra për të Drejtat në Punë, CLR me e-mail deri me datë 01.09.2024, ora 17:00 në adresën e e-mailit: info@clr.al ).

Komisioni i Prokurimit i ngritur nga CLR do të vlerësojë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit. 

Afati kohor për paraqitjen e kërkesave për shprehje interesi skadon më datë 01.09.2024, ora 17:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do të skualifikohen.

Vlerësimi i kandidatëve konkurrues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Të interesuarit mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme:

info@clr.al

Kandidati i suksesshëm, që do të rezultojë fitues nga procedura e përzgjedhjes së prokurimit, duhet të dorëzojë para lidhjes së kontratës, dokumentet origjinale që vërtetojnë kriteret teknike profesionale (te cilave pas shqyrtimit do ti mbahet nje kopje dhe do u kthehen kandidateve).

Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen me kontratë.

Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 10 ditë kalendarike, në web-in e CLR: www.clr.al 

 

Për të aksesuar thirrjen e plotë klikoni këtu.

 

]]>
7201