Uncategorized – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Wed, 18 Dec 2024 00:26:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Uncategorized – CLR https://clr.al 32 32 230692690 FTESË PËR OFERTË – Paisje Elektronike https://clr.al/ftese-per-oferte-paisje-elektronike/ Tue, 17 Dec 2024 09:15:05 +0000 https://clr.al/?p=7230 Qendra për të Drejtat në Punë fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrëpjesë në   procedurën e prokurimit me objekt “Blerje Paisje Elektronike” në kuadër të implementimit të projektit “Fuqizimi i sindikatave SMART në Shqipëri” i cili zbatohet në bashkëpunim me ABF Suedi dhe që financohet nga Swedish Institute.

Per të parë dokumentin e plotë klikoni këtu

]]>
7230
Komunikate per shtyp CLR Konflikti Kolektiv i Punes Albcontrol https://clr.al/komunikate-per-shtyp-clr-konflikti-kolektiv-i-punes-albcontrol/ Sat, 10 Apr 2021 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/komunikate-per-shtyp-clr-konflikti-kolektiv-i-punes-albcontrol/

]]>
6431
Call For Local Legal Expertise For The Clr Project: https://clr.al/call-for-local-legal-expertise-for-the-clr-project-2/ Thu, 18 Mar 2021 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/call-for-local-legal-expertise-for-the-clr-project-2/ ENHANCED SOCIAL DIALOGUE AND IMPROVED EMPLOYMENT POLICIES IN ALBANIA IN THE VIEW OF
THE EU INTEGRATION PROCESS.

]]>
6422
Call for Local Legal Expertise for the CLR Project: https://clr.al/call-for-local-legal-expertise-for-the-clr-project/ Wed, 17 Mar 2021 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/call-for-local-legal-expertise-for-the-clr-project/ “ENHANCED SOCIAL DIALOGUE AND IMPROVED EMPLOYMENT POLICIES IN ALBANIA IN THE VIEW OF
THE EU INTEGRATION PROCESS”

]]>
6417
Kerkese https://clr.al/kerkese/ Fri, 19 Feb 2021 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/kerkese/ [et_pb_section fb_built=”1″ _builder_version=”3.19.5″][et_pb_row _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”4_4″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_button custom_button=”on” button_text_color=”#000000″ button_text=”Click Here” _builder_version=”3.19.5″ button_font=”||||||||”][/et_pb_button][et_pb_image src=”http://clr.al/wp-content/uploads/2020/12/proveeee.jpg” _builder_version=”3.19.5″][/et_pb_image][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

]]>
6415
SINDIKALIZMI DHE KONTRATA KOLEKTIVE- MBROJTJE REALE PER INFERMIERET E SHQIPERISE https://clr.al/sindikalizmi-dhe-kontrata-kolektive-mbrojtje-reale-per-infermieret-e-shqiperise/ Wed, 22 May 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/sindikalizmi-dhe-kontrata-kolektive-mbrojtje-reale-per-infermieret-e-shqiperise/

Më datat 11 dhe 12 maj 2019 u zhvillua në Durrës Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Infermierëve të Shqipërisë. Morën pjesë rreth 350 infermierë nga e gjithë Shqipëria. Qendra për të Drejtat në Punë CLR ishte pjese e organizatave partnere ne mbeshtetje te eventit.

Ne kongres pjesëmarresit diskutuan edhe për rastet e fundit të verifikuara të dhunës në vendin e punës ndaj bluzave të bardha, dhunë e cila nuk ka kursyer as infermierët, si dhe për mundësitë për t’u mbrojtur nga dhuna.

Në prezantimin e tij trajnues në kongres, Edison Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i CLR trajtoi organizimin e punonjësve në sindikata dhe kontraktimin kolektiv në sektorin shëndetësor, si një nga problemet e mprehta dhe një nga arsyet pse të drejtat e infermierëve dhe standartet e punës cënohen lehtësisht. Ai prezantoi ç’janë sindikatat, federatat ose konfederatat dhe cili është qëllimi i tyre i krijimit. CLR solli në kongres procedurat dhe eksperiencën për formimin e një sindikate, ngaqë pikërisht në këtë kohë infermirët e Shqipërisë kanë nevojë për një organizatë që i përfaqëson në mbrojtje të të drejtave të tyre në punë. Z. Hoxha sqaroi procedurat ligjore që duhen ndjekur nga punonjësit për krijimin e sindikatës, themelimin e saj, si dhe depozitimin e dokumentit të themelimit në gjykatë. Ai theksoi se infermierët mund t’i bashkohen edhe një sindikate ekzistuese të sekorit, duke kontribuar që ta bëjnë atë sa më funksionale.

Me tej, drejtuesi i CLR u ndal në kontratën kolektive të punës, në rëndësine e saj për punonjësit (në këtë rast, për infermierët), si i vetmi instrument ligjor që mund të zgjidhë në mënyrë të drejtë çështje të cilat nuk arrin t’i zgjidhë ligji, në palët ndërmjet të cilave ajo lidhet, si dhe në qëllimin dhe përmbajtjen e saj. Ai theksoi se vetëm sindikata gëzon me ligj të drejtën për të lidhur me punëdhënësin kontratën kolektive. Z. Hoxha shpjegoi elementët themelorë të kontratës, si fushën e zbatimit dhe nivelin e kontratës kolektive, bisedimet për lidhjen e kontratës, që nga faza e parë e legjitimimit të sindikatës, vërtetimit të përfaqësuesshmërisë, kundërshtimi i përfaqësueshmërisë, faza e negocimit të kontratës, nënshkrimit të saj dhe më pas zbatimi.

Në fund të këtij trajtimi në kongres, pjesmarrësit diskutuan gjendjen aktuale të sindikalizmit në sektorin e shëndetësisë dhe për infermierët në veçanti, si dhe sfidat për realizimin e kontratës kolektive.


]]>
6180
GAZETARET SHQIPTARE-TE EKSPOZUAR FORT NDAJ INFORMALITETIT NE PUNE https://clr.al/gazetaret-shqiptare-te-ekspozuar-fort-ndaj-informalitetit-ne-pune/ Tue, 21 May 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/gazetaret-shqiptare-te-ekspozuar-fort-ndaj-informalitetit-ne-pune/ CLR ne menyre te perseritur ka ngritur zerin per kushtet e veshtira te punes se gazetareve ne Shqiperi, me deklarata dhe analiza te veprimtareve te saj dhe do te vijoje te kerkoje zbatimin e te drejtave themelore te gazetareve si punemarres, sipas legjislacionit ne fuqi dhe perpjekjeve te tij per perafrimin me legjislacionin e punes ne Shtetet Anetare te Bashkimit Evropian.

Ne emisionin e dites se djeshme 20 maj 2019, Zeri i Amerikes ne shqip veren se:

Një prej shqetësimeve kryesore në rradhët e gazetarëve në Shqipëri mbeten kushtet e punës. Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, por dhe vetë gazetarët raportojnë probleme që lidhen më së shumti me mungesën e kontratës së punës, pagesat në bankë dhe kesh më qëllim shmangien e detyrimeve fiskale nga pronarët si dhe vonesat në pagesa. Institucionet përgjegjëse për kontrollet si Inspektoriati i Punës apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raportojnë kontrolle dhe konstatime të këtyre problemeve, por në një masë shumë më të ulët nga ato që raportojnë organizatat jo qeveritare. Disa institucione po bëjnë përpjekje të gjejnë mundësi ligjore të reja për t’u ardhur në ndihmë gazetarëve.

Gazetarët në Shqipëri punojnë në një situatë që vlerësohet mjaft problematike nga vetë ata, nga shoqatat e gazetarëve, por dhe institucionet shtetërore që kryejnë inspektime në lidhje me respektimin e kodit të punës. Në Shqipëri ushtrojnë profesionin e gazetarit 3200 persona nga 6200 punonjës që ka në tërësinë e vet i gjithë spektri mediatiak, duke përfshirë televizionet, radiot, mediat online, mediat print, apo ato periodike, platformat dixhitale dhe ato kabllore.

Një sondazh i publikuar në fillim të muajit maj nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi(IDRA) me 800 gazetarë, vë në dukje se rreth 17 përqind e të anketuarvedeklarojnë se nuk kanë një kontratë pune. Dhe duke përfshirë dhe të punësuarit në mediat jashtë Tiranës shifra shkon në 31 përqind. Sondazhi evidenton se afro 9 përqind kanë vonesa në marrjen e pagës madje dhe disa mujore.

Një prej shqetësimeve të thella që ka shoqëruar gazetarët ndër vite është puna në të zezë. Sipas sondazhit të IDRA-s, rreth 61 përqind e të anketuarve pranojnë se kanë punuar në të zezë të paktën njëherë në jetën e tyre. Shumica e gazetarëve të nivelit të lartë pohojnë se në fillim të karrierës së tyre ata kanë punuar në tregun informal.

“Në këtë katrahurë që ngaviti 1990 e deri më sot, faji është i shtetit nuk është i yni. Na janë mohuar sigurimet shoqërore. I kemi derdhur, na janë mbajtur dhe kur shkojmë i verifikojmë, na del që ata nuk i kanë derdhur. 10 vite punë më mungojnë”- thotë Xhovani Shyti, gazetar.

Ai e ka denoncuar publikisht këtë skandal, pas falimentimit të një televizioni. Pronarët i kishin mbajtur kontributet por nuk i kishin derdhur ato në thesarin e Intititutit të sigurimeve shoqërore.

“Ky skandal nga informacioni paraprak që ne kemi si Union i gazetarëve mund të jetë shumë herë më i madh. Kjo do të thotë se shumë prej mediave, përfshi dhe media kombëtare, kontributet e mbajtura ndër vite për punonjësit dhe sidomos gazetarët, nuk i kanë derdhur në thesarin e Institutit të Sigurimeve. Për këtë ne kërkojmë transparencë, sepse siç e dimë çdo e dhënë për individët e punësuar është e mbrojtur nga ligji për të dhënat personale”– shprehet Aleksandër Çipa, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

IDRA thotë se, sipas sondazhit, 17 përqind e gazetarëve nuk kishin kontratë pune, Inspekatoriati i Punës raporton shifra shumë herë më të ulëta, pas inspektimit të kryer në fund të vitit 2018.

“Kemi bërë 204 inspektime në 88 subjekte që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë sektor. 3004 punonjës kanë qënë pjesë e punonjësve të evidentuar. 37 punonjës janë evidentuar pa kontrata pune, ose 1.2 përqind e totalit. Gjendja që ne konstatojmë është ajo me letra zyrtare që ne marrin pranë subjekteve. Prandaj them që ne na ndihmon shumë denoncimi që bëjnë punonjësit. Informaliteti gri në media është shumë i madh por e kemi të pamundur, unë them prap që pa ndidhmën tuaj nuk mund të shkojmë atje ku duhet”– u shpreh Arben Seferi Drejtor i Inspektoriatit shtetërortë Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Një prej shqetësimeve masive mes gazetarëve lidhet me sigurimet bazuar në pagë minimale dhe jo mbi pagën e vërtetë. Sondazhi i IDRA që u publikua në ditën ndërekombëtare të lirisë së medias vë në dukje se 74 përqind e gazetarëve e marrin pagën të plotë në bankë. Ndërkohë që 1 në 10 të anketuar thanë se e marrin pagën e tyre në dorë dhe 1 në 7 marrin vetëm një pjesë me para në dorë.

“Organet kompetente nuk duhet thjesht të mjaftohen me ato që raportojnë pronarët. Ai nëse derdh 240 mijë të vjetra në bankë është në rregull më ligjin. Pjesën tjetër ta jep kesh. Këta thonë që ti e ke pranuar atë. Unë jam dakort. E kam pranuar. Por ka patur një interes më të madh se sa kjo marrëveshja e momentit. Ka qenë familja”– pohon Xhovani Shyti, gazetar.

“Gjatë vitit 2018 ka paturn një inisiativë me mbështetjen edhe tëkomisionit të medias në Kuvend, por edhe me disa institucione të tjera që janë faktor kryesor të kësaj fushe si me Inspektoriatin Shtetëror të punës, apo më drejtorinë e sigurimeve dhe të tatimeve për të bashkuar sinergjitë dhe për të gjetur zgjidhjet për mbrojtje ligjore gazetarëve”- thotë Urim Bajrami, Këshilli i Ankesave në AMA.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i tha Zërit të Amerikës se administrata e këtij institucioni kryen kontrolle sipas indicieve të riskut. Në fushën e medias disa prej këtyre indicieve lidhen me:

1-Mosdeklarimin e pagës reale të punonjësve krahasuar me mesataren e profesionit.

2-Rënie të pagesës së TVSH krahasuar më vitin paraardhës.

3-Qarkullim i lartë, pagesë e ulët e TVSH.

4-Humbje të vazhdueshme të fitimit.

5- Prirje për të barazuar blerjet dhe shitjet.

Po ashtu flitet edhe për disa komponentë të tjerë që kanë nxitur kontrollet. Nga 1285 tatimpagues të kasaj fushe sipas informacionit zyrtar, gjatë 4 viteve janë ushtruar kontrolle në 11 deri ne 15 përqind të tyre çdo vit. Janë vendosur penalitete për kontributet shoqërore, tatim fitimin dhe TVSH.

Arkëtimet janë kryer në masën 90 përqind dhe pjesa tjeter po ndjek rrugën gjyqësore. Kontrollet duhet të jenë periodike dhe jo selektive. Por jo rrallë herë këto kontrolle interpretohen nga subjeket mediatike si sulme ndaj lirisë së fjalës që pasohen me presion mbi insitucionet.

“Për hir të së vërtetës ne kemi patur dhe situata të tilla. I është bërë e ditur subjektit që nuk është qëllimi në vetvete që ne të penalizojmë median, por është për të rregulluar një marrëdhënie punëdhënës-punëmarrës që bën pjesë tek ajo media. Se mund ta marrin sikur kemi diçka personale, ndërkohë që s’ka asgjë personale. Nuk kemi ne asgjë personale me asnjë subjekt”- shprehet Arben Seferi Drejtor i Inspektoriatit shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

“Këtu abuzohet me lirinë e medias. Se çfarë lidhje ka liria e medias me kontrollin për anën financiare, unë nuk e kam kuptuar dhe nuk do ta kuptoj kurrë. Vjen grupi i tatimorëve dheinstancave të tjera dhe tërhiqet sepse këta fillojnë dhe bëjnë zhurmë duke thënë se po dhunohet liria e medias. Ç’lidhje ka liria e medias me mospagesën e sigurimeve. Po tani liria e medias do ma japë mua pensionin?” – thotë Xhovani Shyti, gazetar.

Spektri mediatik në Shqipëri është pasqyrë e krejt jetës ekonomike dhe shoqërore që gjithashtu vuan nga të njëjtat probleme ku më i rëndi është ai i informalitetit. Media nuk bën përjashtim, edhe pse në shumicën e rasteve godet disa probleme në sektorë të tjerë, prej të cilave vuan edhe ajo vetë. Zeri i Amerikes ne shqip, 20 maj 2019.

]]>
6170
GEZUAR DITEN E EVROPES! https://clr.al/gezuar-diten-e-evropes/ Thu, 09 May 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/gezuar-diten-e-evropes/ 9 Maji  eshte Dita e Evropes. Me 9 maj 1950,  Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut në atë që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, drejtuesit e Bashkimit Evropian vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”. Kjo ditë perfaqeson një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.

Parlamenti Evropian e njohu Ditën e Evropës sërisht më 9 maj, në vitin 2008.

Dita e Evropës festohet edhe në vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij bashkimi dhe përhapjen e mendesise dhe identitetit te te qenit evropian i komunitetit evropian ne te gjitha sferat e jetes, edhe ne ate te te drejtave ne pune.

9 Maji festohet edhe tek ne ne Shqiperi, me aktivitetet te ndryshme dhe konkurse e krijimtari artistike.

Aktivitete ne Shqiperi me rastin e Dites se Evropes

Qendra për të Drejtat në Punë CLR eshte duke punuar me kete rast për  të asistuar dhe mbështetur punonjësit, organizatat e punes dhe ndërgjegjësuar shoqërinë me vlerat dhe standartet e botes se punes të Bashkimit Europian, duke synuar përqafimin e këtyre vlerave edhe nga punonjësit, organizatat e punës dhe shoqëria shqiptare.

CLR,  përvec legjislacionit të brëndshëm, ka filluar një proces që synon te beje te njohur gjeresisht mes punonjësve, organizatave të punës dhe opinionit publik në Shqipëri rëndësinë e Integrimit në Bashkimin Europian për punonjësit Shqiptar, permbajtjen e Legjislacionit Evropian per te drejtat ne pune dhe vendi që ai duhet të ketë në legjislacionin tone të brendshëm. Sa në përputhje është legjslacioni jonë i brendshëm me atë të Bashkimit Europian (Acquis Communautaire) në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim, cila është situata në terren në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, tek punonjësit në vendet e punës, sa zbatohet dhe si zbatohet legjislacioni i punës në Shqipëri, duke i shërbyer në këtë mënyrë promovimit të vlerave Europiane në Botën e Punës.

Gëzuar Ditën e Europës !

Qendra për të Drejtat në Punë CLR

]]>
6145
1 MAJI NE KUÇOVE: NAFTETARET PETICION KRYEMINISTRIT PER TE DREJTAT E TYRE https://clr.al/1-maji-ne-kucove-naftetaret-peticion-kryeministrit-per-te-drejtat-e-tyre/ Mon, 06 May 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/1-maji-ne-kucove-naftetaret-peticion-kryeministrit-per-te-drejtat-e-tyre/ Me daten 1 maj 2019, Qendra për të Drejtat në Punë (CLR.AL), në bashkëpunim me Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, organizuan në qytetin e Kuçoves aktivitetin sindikal me temë “Diskutim i hapur publik i përfaqësuesve të naftëtarëve mbi problematikat e sektorit, sfidat dhe pozicionimin e Sindikatës”.

Merrnin pjese përfaqësues te naftëtarëve nga qytetet Kuçove, Fier, Patos dhe fshatrat perreth, shoqëria civile e zones dhe mediat.

Kryetari i Sindikatës se Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH) Kostandin Kina theksoi se Statusi i Naftetarit, i miratuar me Ligjin Nr. 8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe të Gazit” eshte praktikisht i pazbatueshem sot dhe ai duhet amenduar urgjentisht, ne menyre qe me mijera naftetare qe kane punuar ne frontet me te veshtira te sektorit, si ne shpim-kerkim, shpim-shfrytëzim, prodhim te naftes, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, transport me naftësjellës dhe gazsjellës te mund te perfitojne shtesat financiare qe ju takojne me ligj.

Ai u shpreh se edhe projektligji për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, i cili ndodhet ne diskutim ne komisionet e Kuvendit, nuk ka patur nje perfaqesues te naftetareve si pale te interesit, ne grupin e punes te ngritur nga qeveria per te pergatitur projektligjin. Per kete aresye, ai permban shume mangesi qe krijojne mundesi per te perjashtuar me pa te drejte kategori te tera naftetaresh nga perfitimet financiare.

Per te kontribuar ne amendimin dhe permiresimin si te statusi te naftetarit, edhe te projektligjit per trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, z. Kina cilesoi se sindikata qe ai drejton, duke u mbeshtetur ne ekspertizen e specialisteve te Qendres për të Drejtat në Punë (CLR.AL), do te perpiqet t’ia kaloje qeverise nepermjet propozimeve me shkrim dhe takimeve sensibilizuese. Ai u shpreh se naftetaret jane te vendosur te perdorin te gjitha mjetet demokratike te veprimit sindikalist, deri ne protesta perpara Kryeministrise dhe greva, per te mbrojtur interesat e tyre te ligjshme.

Ne fjalen e tij, Drejtori i Qendres për të Drejtat në Punë (CLR.AL), Edison Hoxha theksoi se qendra e ka ndihmuar dhe mbeshtetur Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH) qe ne ditet e para te themelimit te saj. Ai konstatoi se kjo sindikate eshte forcuar, duke zgjeruar anetaresine e saj dhe duke u kthyer ne nje zedhenese te denje te interesave te naftetareve. Z. Hoxha u shpreh i gatshem te vinte ne dispozicion te gjithe ekspertizen e CLR.AL per te ndihmuar ne permiresimin e ligjeve, si dhe ne hartimin e akteve nenligjore qe do te siguronin nje zbatim te drejte te te dyja ligjeve per naftetaret.          

Koordinatori i Sindikates per Kuçoven, Sotiraq Kristo cilesoi se pjesemarrja e gjere e naftetareve ne kete dite pushimi deshmon shqetesimin e thelle qe ata kane per pamundesine e perfitimit te statusit dhe shtesave te duhura financiare ne pension nga shumica e tyre.

Naftetari Vladimir Jorgji tha se kishte 46 vite pune si tornitor, duke punuar ne te gjitha sektoret e kerkimit dhe prodhimit te naftes dhe se e konsideronte te padrejte perjashtimin e specialisteve mekanike te naftes nga perfitimet e te dyja ligjeve.Operatorja e prodhimit te naftes, zj. Aferdita Kotoni u shpreh se edhe sot qe ishte dite pushimi, 1 Maji ata ishin te detyruar te dilnin ne pune, duke marre leje per aktivitetin sindikal dhe se ditet e pushimit qe punonin nuk u paguheshin me shtese, sipas ligjeve ne fuqi. Naftetari Ajet Paja u shpreh se nuk kishin solucione per t’u pastruar dhe i lanin duart me nafte, kur mbaronin punen.

Në përfundim, përfaqësuesit e naftëtarëve i dërguan Kryeministrit te vendit një peticion te nenshkruar prej tyre, si me poshtë:

P E T I C I O N

I nderuar zoti Kryeministër,

Ne përfaqësuesit e Sindikatës së Re të Naftëtarëve të Shqipërisë, në emër të naftëtarëve shqiptarë, një kategori ndër më të vuajturat e popullsisë sonë, shumica të sëmurë me sëmundje të mushkërive ose sëmundje të tjera respiratore dhe profesionale, që vdesim të rinj për shkak të kushteve tejet të vështira të punës që kemi bërë e bëjmë në industrinë e naftës, Ju drejtohemi me kërkesat si më poshtë:

Duke vlerësuar :

  1. dëshirën për të sjellë drejtësi shoqërore në trajtimin e duhur financiar të kategorive të punëve të vështira në Shqipëri, si minatorë, naftëtarë dhe metalurgë;
  2. qëndrimin Tuaj të përgjegjshëm në nismën që ndërmorët për përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira,

1. Shprehim shqetësimin se premtimi dhe nisma Juaj nuk është përmbushur. Projektligji i përgatitur është i mangët, pasi nuk përfshin dakordësinë e shprehur që më 26 prill 2018 mes Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që trajtimi financiar shtesë i pensionistëve nga profesionet e vështira të ishte 40% e pagës minimale, pra 10 mijë lekë në muaj. Trajtimin financiar të fiksuar në projektligj prej pak më tepër se një të tretën e këtij dakordësimi(3.800 lekë në muaj) e konsiderojme një tallje ndaj vuajtjeve tona dhe edhe ndaj vullnetit Tuaj për të zgjidhur këtë padrejtësi shoqërore të mbartur 28 vjet! Ju bëjmë me dije se kosto financiare vjetore për buxhetin tonë të shtetit për ta ndrequr këtë padrejtësi për kategorinë tonë është vetëm 2.3 milionë euro. 

2. Ligji Nr. 8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe të Gazit” (Statusi i Naftëtarit), të cilit i referohet ky projektligj, kërkojmë të amendohet urgjentisht në lidhje me:

  1. Caktimin e afatit kohor të përfitimit të statusit 15 vjet për meshkujt(sa është koha e përcaktuar me ligj për përfitimin e pensionit të pjesshëm) dhe 10 vjet për gratë që kanë punuar në naftë, por kurrsesi jo 20 dhe 15 vjet sa e ka Statusi tani!
  2. Heqjen e kushtit të kontributit të sigurimit të përgjithshëm në punë prej 30 vjet për meshkujt dhe 25 vjet për gratë. Ky kusht është absurd, për vetë kushtet kur kanë punuar brezi më fatkeq i naftëtarëve tanë, pas vitit 1974. Pjesa më e madhe e tyre u persekutua politikisht pas vitit 1992 dhe përfundoi ose pa punë, ose në emigracion.

3. Sindikata jonë të përfshihet në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore që do të vijojnë për zbatimin e ligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira, pasi zotëron ekspertizën e duhur për të mundësuar përfitimin korrekt të trajtimit financiar për të gjithë naftëtarët, duke qenë se deri tani Ligji për Statusin e Naftëtarit është praktikisht i pazbatueshëm dhe i përjashton mbi 65 përqind të tyre.

Zoti Kryeministër!

Të bindur në vullnetin Tuaj të pandryshuar për të ndrequr padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj nesh në të kaluarën, ju kërkojmë të mundësoni që deputetët e Kuvendit t’i kthejnë qeverisë projektligjin e dërguar, në mënyrë që ai të korrigjohet me mbajtjen në projektligj të premtimit minimal të dakordësuar më 26 prill 2018 për një shtesë financiare dinjitoze për jetën tonë: 40 përqind e pagës minimale si rritje e pensionit aktual. Si dhe të mundësoni amendimin e Ligjit aktual për Statusin e Naftëtarit Nr. 8/2017, sipas dy kërkesave të mësipërme.

Në të kundërt, nuk do të ndalim protestat tona përpara Kryeministrisë për të realizuar të drejtën tonë të ligjshme.

Me respekt,

Përfaqësuesit e naftëtarëve të Shqipërisë, të organizuar në Sindikatën e e Re të Naftëtarëve Shqiptarë(SRNSH)

]]>
6138
JO MË AKSIDENTE FATALE NË PUNË! https://clr.al/jo-me-aksidente-fatale-ne-pune/ Sun, 31 Mar 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/jo-me-aksidente-fatale-ne-pune/ Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) shpreh keqardhjen më të thellë për aksidentin e djeshëm tragjik me pasojë vdekjen në punë të punonjësit të ndërtimit N. I., në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e të dashurit të tyre, CLR u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shtetërore për një hetim të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e shkaqeve të vërteta që sollën këtë tragjedi, si dhe e personave përgjegjës për shkeljet e sigurisë në punë, në rast se vërtetohen të tilla.

CLR e quan të domosdoshme ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, në zbatim të Ligjit Nr. 10237 dt. 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”. Ajo u bën thirrje punonjësve të sektorit të ndërtimit të organizohen në struktura sindikale, ku zëri dhe puna e sindikatës dhe drejtuesve të saj të jetë i pranishëm në çdo ditë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në punë. Vetëm duke krijuar struktura solide përfaqësimi do të sigurojnë respektimin e të drejtave të tyre, në rradhë të parë të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) bën thirrje për angazhimin e të gjitha palëve, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, strukturave të tjera  shtetërore, organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe veprimtarëve të shoqërisë civile, që të bashkëpunojnë për të realizuar detyrimin ligjor të vënies në efiçiencë të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në kompanitë e ndërtimit, aty ku ato janë ngritur, si dhe të ngritjes urgjente të tyre në kompanitë e ndërtimit që veprojnë në treg pa këtë strukturë të parashikuar në mënyrë taksative nga ligji. Qendra ofron asistencë të specializuar për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Në bashkëpunim me sindikatat e fushës dhe organizatat partnere të  angazhuara për të drejtat në punë, Qendra për të Drejtat në Punë(CLR) do të monitorojë në vijimësi situatën e sigurisë në punë të kantierëve të ndërtimit.

 

 

 

]]>
6137