Shkrime te komisionuara – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Thu, 16 Feb 2023 17:08:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Shkrime te komisionuara – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Aksidentet në punë, CLR.AL: Të shtohen kontrollet për zbatimin e rregullave të Sigurisë dhe Shëndetit https://clr.al/aksidentet-ne-pune-clr-al-te-shtohen-kontrollet-per-zbatimin-e-rregullave-te-sigurise-dhe-shendetit/ Sun, 11 Oct 2020 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/aksidentet-ne-pune-clr-al-te-shtohen-kontrollet-per-zbatimin-e-rregullave-te-sigurise-dhe-shendetit/ Aksidentet në punë, CLR.AL: Të shtohen kontrollet për zbatimin e rregullave të Sigurisë dhe Shëndetit

Kujtim Allaraj dilte pa zbardhur dita nga shtëpija e tij në Paskuqan, që të arrinte në kohë në kantierin e ndërtimit në qendër të Tiranës.

Atë të premte ishte hera e fundit që i pa vogëlushët, sepse nuk u kthye më kurrë në shtëpi, pasi humbi jetën nga një aksident fatal në punë.

38-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i katërt teksa ishte duke punuar për të siguruar jetesëen pëer familjen e tij.

Tashmë bashkëshortja e tij, duhet të kujdeset e vetme për tre fëmijët e mitur.

Kujtim Allaraj nuk është viktima e vetme që ka humbur jetën gjatë këtij vitit në punë.

STATISTIKAT

Nëse do tu referohemi periudhave respektive për dy vitet e mëparshme, kemi pothuajse një trefishim  të rasteve pasi në 2016 dhe në 2017, pasi për periudhën janar-qershor janë shënuar 6 raste vdekjeje në punë, ndërsa për të njejtën përiudhë të vitit 2018 janë 11 raste vdekjeje në punë më shumë.

Raporti zyrtar për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tregon qartë se shifra e aksidenteve të rënda në punë mbetet e lartë.

“Sipas të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, për 6-mujorin eparë të 2018-ës,17 persona kanë humbur jetën, ndërsa aktidente në punë janë shënuar 113 në të gjithë vendin.

“Gjatë dy viteve të fundit numri i vdekjeve në punë, por edhe i aksidenteve ka ardhur në rritje, pasi nga 12 të vdekur në 2016, në vitin 2017 rezultojnë se kanë humbur jetën 18 persona.

Numri më i madh i punëmarrësve të aksidentuar rezulton në aktivitete prodhuese, minerare, ndërtim dhe në aktivitete të tjera.

Më konkretisht: 28.3% e totalit të punëmarrësve të aksidentuar janë në aktivitete prodhuese. 24.8% e totalit të punëmarrësve të aksidentuar janë në aktivitete minerare.

Ndërsa 20.4% e totalit të punëmarrësve të aksidentuar janë në aktivitete të tjera.

Punëmarrës të aksidentuar me vdekje janë 6 në sektorin minerar, 3 në sektorin elektricitet, gaz,uji, 3 në sektorin e ndërtimit”, thuhet në raportin zyrtar të Inspektoriatit Shtetëror të Punës .

Sektori minerar vijon të mbetet i pari që shënon numrin më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen në vendin e punës.

Në pesë vitet e fundit në minierën e Bulqizës kanë gjetur vdekjen nga aksidentet në punë 42 minatorë.

Viktima e fundit në minierën e Bulqizës,  për të cilin ende nuk janë prononcuar zyrtarisht institucionet, është Artur Mjeshtri.

Sipas mediave, Artur Mjeshtri ishte duke punuar në një nga minierat e Bulqizës, por i pasiguruar nga kompania që e shfrytëzon.

Tre javë pasi qëndroi në spital, minatori 31-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën.

Në peridhën dhjetor 2017- qershor 2018 në minierë kanë gjetur vdekjen 6 persona, mes të cilëve edhe një 20-vjeçar, Eduard Dema.

ROLI KONTROLLUES I SHTETIT  DHE MEKANIZMAVE PERKATES TE NGARKUAR ME LIGJ

MINIERA

Qeveria ka vendosur të riformatojë mënyrën sesi mbikqyret  sektori minerar lidhur me emergjencat apo rastet e aksidenteve.

Nëpërmjet një vendimi të miratuar më prill të këtij viti, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave shkrihet duke krijuar një strukturë të re.

Sipas vendimit, kompetenca për sigurinë dhe emergjencat i ka një institucion i ri, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera(AKSEM), një institucion në varësi direkte të Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Drejtori i këtij institucioni Rrapush Tola thotë se disa nga shkaqet e aksidenteve në miniera lidhen me mungesën e kualifikimit të punëtorëve që punësohen nga subjektet që operojnë në zonat minerare.

“Mbyllja e shkollave profesionale të profilit minerar ka sjellë mungesën e punonjësve të kualifikuar në këtë sektor.

Së treti, specialistët e vjetër të nëntokës për efekt moshe kanë dalë në pension kjo e veshtirëson akoma më shumë problemin me punonjësit e kualifikuar”, thotë kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, Rrapush Tola.

Vetëm për vitin 2017, ky institucion kreu 864 inspektime në miniera për të verifikuar zbatimin e ligjit për sa I takon sigurisë dhe kushteve teknike në punë.

Po gjatë këtij viti u morën 43 masa administrative, mes të cilave

17 ndalime pune (13 ndalime pune të pjesshme dhe 4 ndalime pune të plota), 19 paralajmërime dhe 7 gjoba.

Ndërsa për gjatë 5 mujorit të parë të  2018, u realizuan 131 inspektime për të cilat u morën dhe masa administrative;

6 paralajmërime; 9 gjoba; 4 procedime penale; 1 ndalim pune të përkohshëm për gjithë veprimtarinë dge 7 ndalime pune të pjesshme të përkohëshme.

Për kreun e AKSEM, numri i aksidenteve në miniera do të reduktohjet nëse punohet për kualifikimin e punonjësve.

“Për këtë arsye është propozuar hapja dhe funksionimi i shkollës profesionale në Bulqizë e cila përgatit specialist për nëntokën.

AKSEM i ka propozuar ministrisë hapjen e kurseve profesionale dhe në qendra të tjera minerare si Batra, Krasta, Klosi, Tropoja, etj.

Funksionimi i tyre do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të subjekteve minerare”, thotë drejtori i AKSEM.

NDËRTIMI

Një tjetër sektor me shumë rrisk përsa i takon aksidenteve në punë është ai i ndërtimit.

Ndonëse vitet e fundit, është ulur ndjeshëm numri i viktimave, në raportin e fundit të Inspektoriatit të Punës, thuhet se gjatë pjesës së parë të 2018, 3 punonjës të sektorit të ndërtimit humbën jetën në vendin e punës.

Një nga shkaqet e aksidenteve sipas ekspertëve është mungesa e kualifikimit të punonjësve.

Kreu i shoqatës së ndërtuesve Maks Muci thotë për CLR.AL se është detyrë e cdo firme apo kompani ndërtimi të garantojë sigurinë teknike në punë, sipas ligjit, duke instruktuar cdo punonjës që hyn në kantierin e ndërtimit.

“Shpesh herë aksidentet me pasojë vdekjen kanë si shkak të dyja palët, dhe punëdhënësin dhe viktimën.

Nga njëra anë ka pasur raste që subjektet nuk kanë respektuar ligjin për sigurinë teknike, duke garantuar kushte teknike për punonjësit.

Nga ana tjetër kemi dhe raste kur këto aksidente kanë qenë si pasojë e pakujdesisë së vetë punonjësit.

Për të shmangur këto fatkeqësi, duhet që me cdo kusht, strukturat e shtetit të kryejnë kontrolle rigoroze në kantieret e ndërtimit për të parë nga afër gjendjen teknike të punës, të verifikojë dokumentacionet, nëse punonjësit janë të kualifikuar”, thotë kreu i shoqatës së ndërtuesve.

ROLI I SINDIKATAVE

Për sindikatën e ndërtimit, kontrolli i inspektoriatit të Punës lë ende për të dëshiruar.

Sipas kreut të sindikatës së ndërtimit, Kujtim Myrtaj, I takon këtij institucioni të verifikojë zbatueshmërinë e ligjit për sigurinë e shëndetin në punë.

Në bisedë me Qendrën për të Drejtat në Punë, CLR.AL, kreu i sindikalistëve në sektorin e ndërtimit thotë se problem mbetet organizimi sindikal në këtë sektor, cka do të rregullonte më së miri marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës.

“Vetëm 15 përqind e punonjësve të sektorit të ndërtimit janë të anëtarësuar në sindikatë.

Ky përfaqësim i vogël ka bërë që jo të gjitha problematikat e sektorit të dalin në pah.

Sindikata jonë funksionon prej vitit 1991 por duhet thënë se pas 27 vitesh informaliteti dhe siguria teknike mbeten dy prej cështjeve ku kontrolli i inspektoriatit të Punës duhet të fokusohet më shumë”, thotë kreu i sindikatës së ndërtimit, Kujtim Myrtaj.

PERFUNDIME

Ndërsa të gjithë ngrenë shqetësime të përbashkëta dhe njëzëri kërkojnë që strukturat përgjegjëse të përmbushin detyrimet e tyre institucionale në zbatim të  ligjit dhe qëllimit pse janë krijuar dhe funksionojnë dhe, familjet e viktimave enden dyerve të gjykatave për përfitimin e dëmshpërblimit, në rastet kur i ndjeri ishte i siguruar.

Të tjerë që varfëria i detyroi të punojnë në të zezë, bashkë me hijen e rëndë të vdekjes do të duhet të përballojnë pa asnjë mbështetje vetë gjithçka, rritjen e fëmijëve jetimë dhe peshën e rëndë të jetës me një krah pune, me raste të vetmin, më pak.

A duhet kërkuar për fajtorë? A ka të tillë? Sigurisht, ka, por faji, ai, mbetet gjithnjë jetim. Ndërkohë që sistemi shqiptar i drejtësisë sociale, i shpikur në Evropë qysh në fillimet e shekullit të 19-të për të krijuar shoqëri me shanse të barabarta për qytetarët dhe grupet shoqërore, duke ekuilibruar mundësitë me të drejtat, duket se sapo ka filluar të ndërmendet për të funksionuar dhe krijuar mbrojtjen e nevojshme në botën e punës. Deri më tani, të paturit e një pune në shumicën e rasteve ka nënkuptuar të paturit e një rroge për të siguruar të ardhurat familjare bazë, rrogë për të cilën secili prej njerëzve që institucionet përgjegjëse i kanë shndërruar në statistika të ftohta numerike, la jetën. Askush nuk u tregoi, as iu garantoi të drejtat që duhet t’iu siguroheshin me ligj në punë, ku sigurimi i shëndetit dhe jetës duhej medoemos të prevalonte. Por të gjallëve të mbetur, për fat të mirë ende të panumëruar, dikush duhet të fillojë t’u tregojë!

]]>
5671
Tregues Te Kontraktimit Kolektiv Ne Shqiperi https://clr.al/tregues-te-kontraktimit-kolektiv-ne-shqiperi/ Sun, 11 Oct 2020 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/tregues-te-kontraktimit-kolektiv-ne-shqiperi/ Per me teper shiko pdf

]]>
5656
Puna “part-time” dhe benefitet e saj! https://clr.al/puna-part-time-dhe-benefitet-e-saj/ Sun, 11 Oct 2020 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/puna-part-time-dhe-benefitet-e-saj/ Nga raporte të ndryshme që publikohen nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare të ekonomisë si FMN ,Banka Botërore dhe organizata të ndryshme  ndërkombëtare  për ekonominë e shteteve të Evropës dhe më gjerë, vendi ynë renditet ndër shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë.  Shqipëria ka treguar se nga viti në vit krahasuar me vendet e rajonit ka një progres më të lartë në uljen e papunësisë dhe në rritjen e të ardhurave për frymë.  Aktualisht sapo ka mbaruar sezoni turistik dhe mund të themi se ky sezon ishte më i mirë se i mëparshmi, ku mbi 6 milion turistë zbuluan bukuritë natyrore të Shqipërisë. Sezoni turistik ka një progresion shumë aktiv për punësimin sezonal pasi, mijëra të rinj por edhe njerëz të tjerë pa punë kanë mundur të sigurojnë një aktivitet fitimprurës dhe kanë pasur rastin të provojnë njohuritë e tyre këtë sezon. Këto vende pune kryesisht janë për një grupmoshë 18-35 vjeç por nuk përjashtohen  edhe  ata që e duan punën dhe kanë nevojë për një të tillë. Disa nga profesionet e ofruara janë: kamerier, menaxher, kopshtar, kuzhinier,recepsionist, guide, shofer, roje bregdetare  etj. Të gjitha këto profesione janë për një afat të shkurtër 3-4 mujore por që mund të themi se kanë pagesa të mira duke nisur shumë me lartë se paga minimale pra, nga 30.000-150.000 leke. Impakti i rritjes së ekonomisë por edhe i uljes së papunësisë është publikuar nga INSTAT  pak ditë më parë.  Në tremujorin e dytë  të vitit 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 %. Gjatë këtij tremujori numri i të punësuarve u rrit me 3,3 %, krahasuar me një vit më parë. Në terma tremujorë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, punësimi pësoi një rritje prej 0,1 %.

Avantazhet e një pune part-time:

Puna e pjesshme nuk është e varur vetëm nga sektori i turizmit por gjatë gjithë vitit ka oferta pune nga më të ndryshmet “recepsion, shitës, shpërndarës, promocion, hoteleri, kuzhine etj”. Te gjitha ata që zgjedhin të punojnë part –time kanë disa avantazhe të cilat zor se i hasni në punë që të duhet të impenjohesh me kohë të plotë.

Në një punë part time mund të përfitoni në aspektin monetar por edhe krijoni një eksperiencë  të re pune që më pas kthehet në një “armë” më shumë në  cv-në tuaj. Një tjetër avantazh i punës part- time është edhe shërbimi i saj si një trampolinë për të kaluar në një vend punë me kohë të plotë. Nëse ti e bind për aftësitë e tua punëdhënësin tënd atëherë ai me siguri do t’ju bej gati një kontratë me kohë të plotë pasi, njihet me njohuritë që ti ke treguar në punën e mëparshme.

Gjithashtu një tjetër avantazh i punëve part- time është  se ato nuk kalojnë në sitën e tatimeve pasi për efekt të orëve të reduktuara  presupozohet  që edhe pagat të mos jenë shumë të larta. Kjo thuhet qartë edhe sipas   ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar,  në nenin 9, “Tarifa Tatimore, përcaktohet se pagat dhe shpërblimet  në lidhje me marrëdhënien e punës aktuale do te tatohen sipas tarifave të përshkruara në pasqyrën nr.1 “Tatimi nga të ardhurat nga punësimi”.

PagaTatimi
0-30,0000
30,001-130,00013% të shumës mbi 30 mijë lek
130,001130,000 lek +23% të shumës mbi 130,00 lek.

Prej disa vitesh në Shqipëri për një sërë profesionesh nuk lejohet me rregullore të brendshme dypunësimi . Kur bëhet fjalë për punët me kohë të pjesshme, ligji ka tolerime. Gjithmonë kur puna e pjesshme nuk ndikon në ecurinë e punës me kohë të plote për të shmangur kështu konkurrencën e pandershme dhe aspektin moral të marrëdhënies punëdhënës-punëtor.

Edhe pse një individ zgjedh të bëj një punë part-time, kjo gjë nuk e pengon atë që brenda kompanisë me më shumë së një punëtor ai të gëzojë të drejta të njëjta me ata që janë me kohë të plotë. Kjo e drejtë garantohet edhe nga  ligji nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”,  Puna me kohë të pjesshme , neni 14 i ndryshuar , pika nr.2. Punëmarrësit me kohë të pjesshme gëzojnë të njëjtat të drejta si punëmarrësit me kohë të plotë që kryejnë të njëjtën punë. Nëse kushtet e punësimit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kohën e punës së punëmarrësit, punëmarrësi me kohë të pjesshme gëzon të drejta përpjesëtimore me punëmarrësit me kohë të plotë.”

Një tjetër element mjaft i rëndësishëm që duhet marrë parasysh në kontratën e punëve me kohë të pjesshme është edhe e drejta e punëkërkuesit që të  anëtarësohet në sindikatën e profesionit përkatës  për të kërkuar më shumë të drejta por edhe për ta mbrojtur atë nga abuzime të ndryshme nga punëdhënësi i tij. Kjo e drejtë është e shkruar qartë në Kodin e Punës në nenin 10 – Liria sindikale. Bisedimet kolektive.

  1. Liria sindikale mbrohet me ligj.
  2. Askush nuk ka të drejtë: a. të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo ose pushon së qenuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;
  3. të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Të gjithë ata individë që nuk punojnë deri në një farë moshe nuk gëzojnë të drejtën e  trajtimit shëndetësor falas pasi nuk kane derdhur para në fondin e sigurimeve për ta përfituar këtë te drejte. Individët që lidhin një kontratë pune me kohë të pjesshme, automatikisht  u mundësohet përfitimi i përfshirjes në skemën e sigurimeve shoqërore duke përfituar tek të gjitha shërbimet shëndetësore falas.

PagaTatimi
0-30,0000
30,001-130,00013% të shumës mbi 30 mijë lek
130,001130,000 lek +23% të shumës mbi 130,00 lek.

Disavantazhet e punës part- time:

Punët part -time qe gjenden sot nëpër portale, ne gazeta, ne zyrat e punës së shtetit apo edhe duke kërkuar pranë zyrës së burimeve njerëzore  në institucione të ndryshme janë kryesisht profesione të cilat nuk kërkojnë ndonjë eksperiencë të madhe në atë sektor.

Ata që kanë përparësi për një vend të tillë  janë gjithmonë moshat e reja kryesisht studentet të cilët veç shkollës ju duhet  të punojnë me orare të reduktuara për të plotësuar disa nevoja personale e duke u përgatitur edhe për tregun e punës.

Në shumicën e rasteve këto vende pune bazohen vetëm në  një fjalë goje pa një kontratë e cila do e mbronte punëtorin nga punëdhënësi i tij në rast abuzimi të formave të ndryshme. Ky pakt gojor mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, e zhvesh punëtorin nga disa të drejta themelore përveç se është krim financiar i shkaktuar në bashkëpunim. Inspektorati i punës e ka shumë të vështirë të zbulojë këtë lloji krimi pasi nuk ka shumë gjurmë që mbledhin provat e duhura për të dënuar punëdhënësin që shmang taksat dhe abuzon me punonjësit. Rastet e veçanta janë ato të flagrancës si dhe denoncimi i punonjësit për abuzimin që i bëhet nga ku më pas dënohet punëmarrësi me masë gjobe mjaft të rendë.

Një tjetër disavantazh  është edhe fakti se punonjësit që kanë bërë më shumë se 2-3 punë part time, konsiderohen nga rekrutuesit e kompanive si persona të paqëndrueshëm dhe që nuk mund të investohet gjatë tek ata. Ky fakt merret parasysh kryesisht në kompanitë e mëdha  me strategji afatgjatë për punonjësit që kanë në kompaninë e tyre.

Një tjetër element mungues në këtë fushë por jo vetëm, janë format e vazhdueshme të sensibilizimit që të nxisin punëtorët për të mos toleruar abuzime nga punëdhënësit. Këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë faktorët që kanë ndikim direkt dhe indirekt “Avokati i Popullit, Sindikata e Punës, Inspektorati i Punës, media, shoqëria civile etj” dhe të përcaktuar nga kodi i punës së Republikës së Shqipërisë. Sa më shumë që punëtori shqiptar  njeh të drejtat e tij dhe rrugën për të shkuar tek ajo aq më shumë fuqi do te këtë. Njëkohësisht krijon një impakt të drejtpërdrejte luftues kundër informalitetit në tregun e punës dhe evazionit fiskal në Shqipëri  .

]]>
5659
Analiza e CLR.AL për fasonët: Ka raste flagrante të shkeljes së Kodit të Punës, Institucionet të ndërhyjnë https://clr.al/analiza-e-clr-al-per-fasonet-ka-raste-flagrante-te-shkeljes-se-kodit-te-punes-institucionet-te-nderhyjne/ Sun, 11 Oct 2020 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/analiza-e-clr-al-per-fasonet-ka-raste-flagrante-te-shkeljes-se-kodit-te-punes-institucionet-te-nderhyjne/ [et_pb_section fb_built=”1″ _builder_version=”3.19.5″ custom_margin=”0px||” custom_padding=”20px||0||false|false”][et_pb_row _builder_version=”3.0.48″ background_size=”initial” background_position=”top_left” background_repeat=”repeat” custom_padding=”0|0px|27px|0px|false|false”][et_pb_column type=”4_4″ _builder_version=”3.0.47″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_text _builder_version=”3.19.5″ background_size=”initial” background_position=”top_left” background_repeat=”repeat”]

Jasmina është një vajzë 20 vjeçare nga Elbasani, e cila  është zhvendosur në Tiranë në vitin 2000, kur sapo kishte mbushur 2 vjeç.

Prej dy vitesh, ajo bashkë me 2 motrat më të vogla dhe prindërit, jeton në një nga apartamentet e kompleksit të banesave sociale në Shkozë, pasi janë përfitues të programit social të strehimit që aplikon bashkia e Tiranës për të pastrehët.

Jasmina tregon se ka nisur punën menjëherë pas mbarimit të arsimit bazë, për të ndihmuar prindërit të paguanin qiranë e shpenzimet e tjera.

“E vetma mundësi për punë ishin rrobaqepsitë e fabrikat e këpucëve, por më shumë më tërhiqte puna në fabrikë.

Pata fat, për shkak dhe të moshës së re, 15 vjec, të nis punë menjëherë në ndërmarrjen e këpucëve Albacoshoes, në Shkozë”, thotë 20 vjeçarja.

Procesi i punës kishte të bënte me qepjen e shollit të këpucës,  apo sic quhet në italisht sottopietti”, thotë vajza.

Prej një muaji, Jasmina është larguar nga fabrika dhe punon shitëse në një butik.

Arsyet janë shëndetësore pasi prej 2 vitesh sëmurej shpesh.

“Kisha probleme me frymëmarrjen, rënie të imunitetit dhe prekesha lehtë nga virozat.

Kam kaluar disa herë bronkopneumoni dhe nga analizat e gjakut, mjekët më thanë se jam alergjike”, tregon Jasmina.

 

 

INSPEKTORIATI

Në një shkresë zyrtare dërguar Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar një raport të hollësishëm për incidenti në kompaninë fason “Lover Albania” në Durrës, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj thotë se  gjatë inspektimit të kryer në biznesin e fasonerisë në Durrës, janë konstatuar shkelje për të cilat subjekti është gjobitur me shumën 240 mijë lekë.

“Shkeljet e vërejtura lidhen me mosrespektimin e dispozitave të Kodit të Punës që parashikojnë mbrojtje për kategoritë e veçanta, për gratë shtatëzëna, duke qënë se ka rezultuar të kenë punuar në orë shtesë mbi kohën normale të punës, si dhe tejkalimin e kohëzgjatjes normale javore”, thuhet në shkresën dërguar Avokatit të Popullit.

Sa i takon zbatimit të dispozitave ligjore të Kodit të Punës që rregullojnë marrëdhëniet e punës, subjekti në kundërshtim me ligjin ka vendosur në menyrë taksative, punën në ditën e shtunë (5 orë), duke bërë, që kohëzgjatja javore e punës te jetë 45 orë në javë duke tejkaluar kohëzgjatjen normale prej 40 orësh pune në javë”, thuhet në shkresën dërguar institucionit të Avokatit të Popullit.

PERFUNDIME

Gjatë vitit 2017, nga të dhënat e Institutit të Statistikave, INSTAT, numri i ndërmarrjeve të prodhimit të veshjeve dhe lëkurës pësoi rënie.

Sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve aktive për vitin 2017, të publikuar nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri, nga  744 fabrika të konfeksionimit të veshjeve që ishin në 2016, deri në fund të vitit 2017 rezultuan aktive vetëm 709 prej tyre, pra 35 ndërmarrje më pak se në 2016.

Po sipas regjistrit të INSTAT,  nga 247 ndërmarrje të përpunimit të tekstileve që ishin aktive gjatë 2016, vitin e kaluar u mbyllën rreth 16 të tilla dhe sot janë aktive vetëm 231 ndërmarrje.

Edhe sektori i prodhimit të lëkurës u prek nga kriza, ku gjatë vitit 2017 u mbyllën rreth 36 ndërmarrje në rang vendi.

Për vitin 2017, INSTAT deklaron si aktive 264 ndërmarrje të prodhimit të lëkurës në të gjithë vendin nga 290 që ishin në 2016.

INDUSTRIA FASON NË SHQIPËRI 2017/2016

          Konfeksionimi i veshjeve                      709/744 fabrika

Përpunimi i tekstileve                            231/247 fabrika

Prodhimi i lëkurës                                 264/290 fabrika

Sektori fason numëron rreth 70-80 mijë punonjës, ku pjesa dërrmuese e tyre janë gra.

Punëkërkueset më të shumta në këtë sektor kanë përfunduar vetëm arsimin bazë.

Pjesa më e madhe e tyre janë zhvendosur nga zonat verilindore, në qytetet e medha  si Durrësi, Tirana dhe Elbasani

Për shkak të nivelit të ulët arsimor, ofertës së lartë për punë, industria fason prej 27 vitesh mbetet sektori me pagën minimale më të ulët, në raport me fitimet kolosale të sipërmarrëseve të tyre.

Sipërmarrësit e huaj, kryesisht nga rajoni dhe më gjerë, në bashkëpunim me sipërmarrësit shqiptarë shfrytëzojnë në mënyrë të padrejtë krahun e lirë të papaguar në Shqipëri, duke mos ndjerë trysninë as të institucioneve përgjegjëse dhe as presionin sindikal.

Varfëria detyron mijëra vajza e gra të paarsimuara t’i drejtohen dyerve të fabrikave dhe rrobaqepsive, duke pranuar një pagë qesharake krahasuar me kushtet e rënda dhe lodhjen fizike,  pasi është i vetmi sektor ku mund të punësohen.

Shqipëria vijon të ketë pagën minimale më të ulët në rajon, e ndjekur nga Kosova.

Pronarët e fasonerive përpiqen të respektojnë kërkesat ligjore te institucioneve zyrtare sic është respektimi i pagës minimale dhe të plotësojnë në letra detyrimin ligjor për Këshillat e Sigurisë e Shëndetit në Punë.

Por, në realitet askush nuk merr përgjegjësi nëse sëmuresh brenda mureve të ndërmarrjes.

E vetmja shpresë është të lutesh që të gjesh një mundësi, të dalësh jashtë atyre mureve, për një shans punësimi më të mirë.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section][et_pb_section fb_built=”1″ _builder_version=”3.19.5″ custom_padding=”0|0px|17px|0px|false|false”][et_pb_row custom_padding=”27px|0px|41px|0px|false|false” _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Fabrikat e kepuceve ” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Që prej vitit 1991, me rënien e komunizmit, në Shqipëri nisën të lulëzonin ndërmarrjet e para të fasonerisë, (veshje dhe këpucë) të ngritura nga investitorë të huaj, kryesisht italianë që operonin në zonën e Shqipërisë së mesme si Tirana, Durrësi dhe Kruja, dhe investitorë  grekë në rajonin e juglindjes, konkretisht Korcë, Përmet, Skrapar, Gjirokastër, etj.

I pyetur nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, kryetari i sindikatës së punonjësve të fasonerisë, e themeluar që në vitin 1991, Hajdar Kanani, thotë se prej 27 vitesh, shumë nga fabrikat e këpucëve, kryesisht ata që drejtohen nga investitorë të huaj nuk lejojnë krijimin e sindikatave të punonjësve të tyre, sipas Kodit të Punës.

Një prej tyre është dhe Albacoshoës.

Kreu i sindikalistëve të punonjësve që punojnë në sektorin fason, thotë se kjo është arsyeja që shumë  nga problemet e sektorit fason të mos bëhen publike.

“Ne kemi informacione  që në disa nga këto ndërmarrje ka raste të shkeljes së Kodit të Punës, në lidhje me kushtet e punës të cilat nuk kanë ndryshuar shumë prej dekadash.

Kemi konstatuar në mënyrë indirekte, prej punonjësve të larguar se nuk është investuar për përmirësimin e kushteve të punës , sidomos në ato reparte ku punohet me materiale dhe lëndë  të dëmshme për shëndetin sic janë mastiçi, ngjitëset, apo makineri të rënda që lëshojnë erëra mjaft të dëmshme për shëndetin, por si përfaqësues të sindikatës nuk lejohemi  të inspektojmë bashkë me inspektorët e Inspektoriatit të Punës, ambientet e fabrikës”, thotë z,Kanani.

Ky është një fakt që pohohet dhe nga Jasmina, vajza e larguar pak muaj më parë nga fabrika.

“Në repartin tim kishte aspiratorë për filtrimin e ajrit, por dritaret qëndronin gjithmonë të mbyllura dhe ne nuk e ndjenim ajrimin.

Shpeshherë detyroheshim të dilnim jashtë të merrnim ajër të pastër, por koha ishte shumë e kufizuar, pasi duhej të kapnim normën ndërsa kareli që transportonte materialet e këpucës sa vinte dhe shtonte shpejtësinë.

Në rast se nuk e kapnim, rrezikonim jo vetëm të mos paguheshim mirë, por dhe të largoheshim nga puna prej pronarëve apo drejtuesve të reparteve”, kujton ajo.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Rrobaqepesite” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Edhe sektori i prodhimit të veshjeve ka problematikat e tij që shpesh herë janë bërë publike dhe në media.

Në mesin e muajit Maj të këtij viti, 20 gra të punësuara në kompaninë “Lover Albania”, në repartin e qepjes së veshjeve ushtarake, kompani e cila operon në Shkozet të Durrësit dhe ka rreth dy vite që është hapur, u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit me simptomat e intoksikimit.

Punonjëset u treguan mjekëve se patën shenja këputje, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje vetëm pak kohë pasi kishin nisur punën.

Të pyetur nga Qendra për të Drejtat në Punë,  CLR.AL, burime zyrtare nga urgjenca e spitalit të Durrësit, thanë se pas ekzaminimeve të para, në kartelat e punonjëseve u vendos diagnoza “Lipotemi, suspent intoksikim” dhe për këtë u morën masa që 13 prej punonjëseve të paraqitura në urgjencë, të qëndronin në spital në vëzhgim 24 orësh..

Të nesërmen, 6 prej punonjëseve, me dëshirën e tyre, iu drejtuan Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për ekzaminim më të specializuar.

Pas kryerjes së analizave, shërbimi infektiv në QSUT, rrëzoi dyshimin e ngritur nga diagnoza e spitalit të Durrësit për helmim në gjak.

Të pyetur nga CLR.AL, mjekët infeksionistë  hipotezuan se gjendja mund të kishte si shkak lëndët kimike që gjenden tek copat, me qëllim mbrojtjen nga mola dhe që  me hapjen e tyre, shpërbëhen në ajër duke dhënë të tilla simptoma.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][/et_pb_row][et_pb_row custom_padding=”27px|0px|41px|0px|false|false” _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Punedhenesit” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Sipërmarrësi i  kompanisë “Kler” që operon në tregun fason, Flamur Hoxha, në një bisedë me Qendrën për të Drejtat në Punë, CLR.AL, shprehet i pakënaqur me konkurrencën e padrejtë në sektorin fason në Shqipëri dhe për këtë ai fajëson shtetin për mungesë kontrollesh në drejtim të repsketimit të legjislacionit të Punës.

“Duhet të dini që ka shumë firma nënkontraktore që hapin ndërmarrje të vogla rrobaqepësie apo këpuce dhe punësojnë nga 10- 30 punonjës.

Kryesisht kjo konstatohet në qytete të vogla rreth Tiranës dhe Durrësit apo në skaje më të largëta.

Këtu as që flitet për Kod Pune apo kontratë kolektive”, thotë z.Hoxha.

Nisur nga rasti i ndodhur në Durrës me punonjëset e rrobaqepsisë, sipërmarrësi i njohur thotë se është detyrë ligjore që pronarët e kompanisë të ofrojnë kushte shumë të mira për punonjëset.

Referuar ngjarjes, Hoxha tha se hapja e copave s’mund të bëhet në ambiente ku ndodhen punonjësit, por rekomandohen reparte të vecanta dhe cdo punonjës që punon në këtë repart duhet të pajiset me mjete mbrojtjëse ndaj lëndëve kimike.

Një tjetër problematikë e sektorit fason, sipas biznesmenit Hoxha, është mospagimi i orëve shtesë nga ana e pronarëve në shumë sipërmarrje të sektorit fason.

“Krahu i lirë i punës, kërkesa në rritje për punësime  në sektorin fason, ka bërë që shumë syresh pronarë ndërmarrjesh të vogla e të mëdha fason, të refuzojnë pagesat jashtë orarit të punës apo në raste festash”, thotë sipërmarrësi i kompanisë “Kler”, Flamur Hoxha.

Edhe kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika i pyetur nga portali “Ekonomix”, deklaroi pas ngjarjes. se ka kërkuar intensifikimin e kontrolleve për disa prej kompanive fasone, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, por që nuk zbatojnë kodin e punës apo nuk sigurojnë për punonjësit kushtet e duhura për të punuar.

“Ka kompani që nuk respektojnë Kodin e Punës apo nuk sigurojnë kushtet për të punuar, ashtu siç parashikohet.

Unë i kam dërguar edhe emra konkretë institucioneve, por këto nuk dënohen kurrë.

Institucionet duhet të kontrollojnë të gjitha kompanitë, unë iu deklaroj me përgjegjësi, që ai pronar kompanie që shkruan në bordero rroga 24 mijë lekë pikërisht aty fillon evazioni.

Pra, duhen kontrolle reale në disa prej këtyre kompanive” tha Gjika.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Sindikatat te paafta te nderhyjne” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Në Shqipëri numërohen 3 sindikata të punonjësve të fasonerisë që aderojnë në grupimet e mëdha sindikale, por ata zgjodhën të heshtin në lidhje me rastin e punonjëseve të kompanisë “Lover Albania”, Durrës.

Të vetmet të cilat reaguan për të rizgjuar vëmendjen e shtetit ndaj problematikave në sektorin fason, i cili numëron të punësuar më shumë se 80 mijë punonjës, shumica dërrmuese gra, ishin tre organizata jofitimprurëse që punojnë në fushën e të drejtave në punë; Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe Qendra “Aulona”, Vlorë.

Përmes një letre publike, përfaqësuesit e këtyre organizatave kërkuan me urgjencë një hetim administrativ të ngjarjes me qëllim vënien para ligjit të përgjegjësve,

Gjithashtu, përfaqësuesit e shoqërisë civile dënuan heshtjen e sindikalistëve në mbrojtje të kolegëve të tyre.

“Sindikatat i kanë lënë në baltë gratë e vajzat punonjëse në fabrikat e tekstileve e këpucëve, duke lejuar abuzime dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Në mbrojtje të vajzave dhe grave të lënduara në këtë fabrikë, ne kërkojmë të hetohet dhe raporti të bëhet transparent”, thuhet në letrën publike të tre partnerëve sindikalë, drejtuar institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][/et_pb_row][et_pb_row custom_padding=”27px|0px|41px|0px|false|false” _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Inspektoriati” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Në një shkresë zyrtare dërguar Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar një raport të hollësishëm për incidenti në kompaninë fason “Lover Albania” në Durrës, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj thotë se  gjatë inspektimit të kryer në biznesin e fasonerisë në Durrës, janë konstatuar shkelje për të cilat subjekti është gjobitur me shumën 240 mijë lekë.

“Shkeljet e vërejtura lidhen me mosrespektimin e dispozitave të Kodit të Punës që parashikojnë mbrojtje për kategoritë e veçanta, për gratë shtatëzëna, duke qënë se ka rezultuar të kenë punuar në orë shtesë mbi kohën normale të punës, si dhe tejkalimin e kohëzgjatjes normale javore”, thuhet në shkresën dërguar Avokatit të Popullit.

Sa i takon zbatimit të dispozitave ligjore të Kodit të Punës që rregullojnë marrëdhëniet e punës, subjekti në kundërshtim me ligjin ka vendosur në menyrë taksative, punën në ditën e shtunë (5 orë), duke bërë, që kohëzgjatja javore e punës te jetë 45 orë në javë duke tejkaluar kohëzgjatjen normale prej 40 orësh pune në javë”, thuhet në shkresën dërguar institucionit të Avokatit të Popullit.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][et_pb_column type=”1_2″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Perfundime” closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

Gjatë vitit 2017, nga të dhënat e Institutit të Statistikave, INSTAT, numri i ndërmarrjeve të prodhimit të veshjeve dhe lëkurës pësoi rënie.

Sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve aktive për vitin 2017, të publikuar nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri, nga  744 fabrika të konfeksionimit të veshjeve që ishin në 2016, deri në fund të vitit 2017 rezultuan aktive vetëm 709 prej tyre, pra 35 ndërmarrje më pak se në 2016.

Po sipas regjistrit të INSTAT,  nga 247 ndërmarrje të përpunimit të tekstileve që ishin aktive gjatë 2016, vitin e kaluar u mbyllën rreth 16 të tilla dhe sot janë aktive vetëm 231 ndërmarrje.

Edhe sektori i prodhimit të lëkurës u prek nga kriza, ku gjatë vitit 2017 u mbyllën rreth 36 ndërmarrje në rang vendi.

Për vitin 2017, INSTAT deklaron si aktive 264 ndërmarrje të prodhimit të lëkurës në të gjithë vendin nga 290 që ishin në 2016.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][/et_pb_row][et_pb_row custom_padding=”27px|0px|41px|0px|false|false” _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”4_4″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_toggle title=”Industria fason ne shqiperi 2017/2016″ closed_toggle_text_color=”#000000″ icon_color=”#bd1f30″ _builder_version=”3.19.5″ title_font=”Alegreya Sans|700|||||||” title_font_size=”18px” body_font=”||||||||” border_radii=”on|4px|4px|4px|4px” border_color_all=”#BF1E2E”]

 Konfeksionimi i veshjeve                      709/744 fabrika

Përpunimi i tekstileve                            231/247 fabrika

Prodhimi i lëkurës                                 264/290 fabrika

 

Sektori fason numëron rreth 70-80 mijë punonjës, ku pjesa dërrmuese e tyre janë gra.

Punëkërkueset më të shumta në këtë sektor kanë përfunduar vetëm arsimin bazë.

Pjesa më e madhe e tyre janë zhvendosur nga zonat verilindore, në qytetet e medha  si Durrësi, Tirana dhe Elbasani

Për shkak të nivelit të ulët arsimor, ofertës së lartë për punë, industria fason prej 27 vitesh mbetet sektori me pagën minimale më të ulët, në raport me fitimet kolosale të sipërmarrëseve të tyre.

Sipërmarrësit e huaj, kryesisht nga rajoni dhe më gjerë, në bashkëpunim me sipërmarrësit shqiptarë shfrytëzojnë në mënyrë të padrejtë krahun e lirë të papaguar në Shqipëri, duke mos ndjerë trysninë as të institucioneve përgjegjëse dhe as presionin sindikal.

Varfëria detyron mijëra vajza e gra të paarsimuara t’i drejtohen dyerve të fabrikave dhe rrobaqepsive, duke pranuar një pagë qesharake krahasuar me kushtet e rënda dhe lodhjen fizike,  pasi është i vetmi sektor ku mund të punësohen.

Shqipëria vijon të ketë pagën minimale më të ulët në rajon, e ndjekur nga Kosova.

Pronarët e fasonerive përpiqen të respektojnë kërkesat ligjore te institucioneve zyrtare sic është respektimi i pagës minimale dhe të plotësojnë në letra detyrimin ligjor për Këshillat e Sigurisë e Shëndetit në Punë.

Por, në realitet askush nuk merr përgjegjësi nëse sëmuresh brenda mureve të ndërmarrjes.

E vetmja shpresë është të lutesh që të gjesh një mundësi, të dalësh jashtë atyre mureve, për një shans punësimi më të mirë.

[/et_pb_toggle][/et_pb_column][/et_pb_row][et_pb_row custom_padding=”27px|0px|32px|0px|false|false” _builder_version=”3.19.5″][et_pb_column type=”4_4″ _builder_version=”3.19.5″ parallax=”off” parallax_method=”on”][et_pb_text _builder_version=”3.19.5″ text_font=”Open Sans||||||||”]

Bashkimi fuqizon, fuqia jep të drejta, të drejtat sjellin mirëqënie e dinjitet, për secilin, për të gjithë!

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

]]>
5661
Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata! https://clr.al/miliardat-e-medias-dhe-gazetaret-pa-kontrata/ Sun, 11 Oct 2020 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/miliardat-e-medias-dhe-gazetaret-pa-kontrata/ Qendra per te Drejtat ne Pune

CLR.AL

Miliardat e medias dhe gazetarët pa kontrata!

Nga viti në vit të ardhurat  që televizionet u garantojnë kompanive mediatike kanë njohur vetëm rritje, duke kapur miliardat

Kontribut në këtë sukses të tyre kanë padyshim edhe gazetarët.

Shifrat e fundit për fitimet marramendëse të TV, I ka bërë publike QKR I përkasin një viti më parë.

E gjitha kjo pasuri ngrihet mbi një absurd të madh: Kompanitë mediatike që kanë mision të përcjellin zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë të drejtat e tyre, shkelin të drejtat e punonjësve të vet. 

Një numër i madh gazetarësh nuk gëzojnë të drejtat që u takojnë e madje “përdoren” nga drejtues dhe pronarë të medias për interesat e tyre.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Punës, media kryeson të gjithë sektorët për numrin më të madh të punonjësve pa kontrata pune.

“Totali i punëmarrësve pa kontrata pune individuale në llojet e ndryshme të aktiviteteteve është 0.9 % ndërkohë që në media kjo shifër është 1.3 %.”- deklaron Inspektoriati për CLR.AL

Ka ndryshuar shumë pak, për të mos thënë aspak në 28 vite demokraci.

Situata mbetet po ajo: gazetarë që punojnë në të zezë, që detyrohen të regjistrohen si të papunë te zyrat e punës, edhe pse prej vitesh janë pjesë e një Tv (në mënyrë që sigurimet të mos i paguajë media ku punojnë)

të tjerë që pavarësisht sa paguhen sigurohen me pagë minimale, gazetarë që nuk përfitojnë për orët shtesë,  por janë të detyruar të qëndrojnë jashtë orarit, që nuk gëzojnë një pagë dinjitoze, nuk përfitojnë lejen vjetore 28 ditë sipas Kodit të Punës etjj.

Ndryshimet e fundit që u japin më shumë të drejta punëmarrësve kanë hyrë në fuqi më 22 qershor të vitit 2016.

http://www.qbz.gov.al/Kode/Kodi%20i%20Punes-2016%20i%20azhurnuar.pdf

Por sa vlerë ka një ligj i mirë, përballë faktit që nuk zbatohet?

Institucioni përgjegjës për zbatimin e Kodit të Punës është Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Burime zyrtare nga ky institucion, me kërkesë të Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR.AL), ofruan të dhënat nga inspektimet e kryera gjatë viteve 2015-2018 në subjektet e biznesit që drejtojnë aktivitete mediatike.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Punës, në tre vite janë kryer 292 kontrolle me një mesatare prej 2.4 inspektime për subjekt.

Për shkeljet flagrante të legjislacionit të punës në këto subjekte, janë marrë 19 masa administrative, ndërkohë që për pjesën tjetër  të shkeljeve ligjore janë lënë detyra me referenca konkrete dhe specifike për t’u korigjuar sipas ligjit.

Sa i takon shkeljeve, bëhet fjalë për ato dispozita, që lidhen me kontratat e punës, pagat, shtesat mbi pagë për punë të kryer në turne, orë shtesë apo ditë të festave zyrtare, pushimit javor, pushimet vjetore etj.

Ndërkohë, në inspektimet që i përkasin periudhës 2016 – 2017 janë konstatuar dhe janë lënë për zbatim edhe shkelje, që lidhen me Ligjin Nr.10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, konkretisht dispozita, që lidhen me ndihmën e parë, mbrojtjen kundra zjarrit, evakuimin e punëmarrësve në raste të rreziqeve të rënda dhe të

menjëhershme, ekzaminimet mjekësore dhe mënyra e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë.

MEDIA, PUNESIME INFORMALE

Rreth 1.3 përqind e gazetarëve në media në Shqipëri punojnë pa kontrata pune.

Në tre vitet e fundit, kontrollet e Inspektoriatit të Punës kanë konstatuar se përvec kësaj, 0.3 % e të punësuarve janë të pasiguruar.

Burimet zyrtare nga Inspektoriati i thane Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR.AL, se në media numri i punëmarrësve që punojnë pa kontrata është më i lartë se në subjektet e tjera që janë inspektuar, ndërsa informaliteti është pothuajse i njëjtë.

“Nga inspektimet e kryera gjatë vitit 2017, rezulton se totali i punëmarrësve pa kontrata pune individuale në llojet e ndryshme të aktiviteteteve është 0.9 % ndërkohë që në media kjo shifër është 1.3 %.

Përsa i takon punësimit informal, evidentimet në media të kësaj kategorie janë në të njëjtat shifra me inspektimet e realizuara gjatë vitit 2017 në të gjitha llojet e aktiviteteve. (rreth 0.3 %):, thuhet në raportin e ISHP.

Por a ka pasur ndëshkime?

Absurde duken masat ndëshkimore që ka marrë Inspektoriati, ku ndër vite është vendosur vetëm 1 gjobë,16 paralajmërime dhe 2 pezullime për shkelje flagrante të legjislacionit të punës!

Lutfi Dervishi: Situata e rëndë, faji i institucioneve

Mesa duket pronarët e mediave, thuajse në një mendje i kanë “kopsitur” deri diku letrat.

Dhe Inspektoriati bazohet mbi dokumentat që paraqesin kompanitë mediatike për të nxjerrë këto përfundime.

Por për ata që punojnë në media, realiteti është krejt tjetër.

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi në një opinion për CLR.AL thotë se shifrat që jep Inspektoriati Punës janë alarmante, por situata është edhe më keq.

Ironia është se gazetarët kanë bërë kronika të shumta për “punën në të zezë” të sektorëve të tjerë dhe për arsye të kuptueshme, nuk kanë guxuar të ngrenë zërin për veten. Inspektoriati nuk duhet të mjaftohet me konstatime dhe gjoba minimale, por duhet të zbatojë ligjin me po aq ashpërsi sa e zbaton tek një “gomisteri” fjala vjen”-shprehet Dervishi.

I pyetur se si mund të ndryshojë situata, ai deklaron: “Duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë dhe duke marrë shembull nga Transmetuesi Publik sa i përket kontratave dhe respektimit të Kodit të Punës. Ka edhe një mënyrë “alla shqiptare”. Kryemininistri, ministrat, lideri i opozitës të mos shkojnë në studiot televizive të mediave që nuk kanë kontrata me gazetarët, të mediave që ju vonojnë pagat gazetarëve, të mediave që i paguajnë me dy bordero, të mediave që i paguajnë me pagë minimale. Kjo megjithëse nuk është rrugë ligjore dhe mund të duket absurde, mund të japë rezultat.”

Situata në media u pasqyrua edhe në raportin e fundit të Freedom House që i referohet të dhënave të mbledhura gjatë vitit 2017. Aty theksohet se   shumë gazetarë në televione apo gazeta vazhdojnë të punojnë pa kontrata, shumica e tyre nuk marrin në kohë pagat dhe përballen me rrezikun e shkarkimit arbitrar nga puna.

https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2018/albania

(In 2017, many journalists continued to ëork for neëspapers and television outlets ëithout contracts or collective bargaining agreements, ëhile an overëhelming majority of journalists did not receive their salaries on time and faced the risk of arbitrary dismissal.)

Përballë kësaj gjendjeje shumë gazetarë janë detyruar t’i drejtohen gjykatës.

Zëdhënësja e gjykatës së Tiranës, Alba Nikolla e kontaktuar me telefon deklaron se sipas urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë vendimet e këtij institucioni janë të anonimizuara dhe në këto kushte nuk mund të ketë statistika sa përqind e tyre kanë lidhje me median dhe paditë e gazetarëve ndaj pronarëve të tyre.

Por ajo që bie në sy në evidencat statistikore të publikura nga Gjykata e Tiranës vihet re se paditë për marrëdhëniet në punë përbëjnë numrin më të lartë të çështjeve.

http://www.gjykatatirana.gov.al/

Media pranë nesh, sa larg realitetit shqiptar

Nëse hedhim një sy në Kosovë dhe Maqedoni,  shumë pranë nesh, shohim se në dy vendet  fqinje situata e medias është më e mirë.

Kolegu Zekirja Mexhiti, gazetar në televizionin shtetëror në Maqedoni na thotë se atje as nuk mund të flitet që gazetarët të mos kenë kontrata pune apo të jenë të pasiguruar.

“Paga deklarohet e plotë dhe i paguhen tatimet shtetit.

Ekziston rregulli që në bazë të viteve të punës vendoset rritje e pagës.

Ajo që vihet re është një hendek i madh mes pagës së drejtuesve dhe gazetarëve në studio apo terren.

Edhe në Maqedoni sindikatat e gazetarëve ekzistojnë, por nuk janë aq funksionale, jo gjithnjë ngrenë zërin për problemet e medias, shpesh bëhen palë me pushtetin”.

Edhe në Kosovë, 10 vjet shtet i pavarur, situata është më e mirë se në Shqipëri.

Uran Krasniqi, gazetar dhe redaktor i lajmeve pranë RTK thotë se “si në mediat publike edhe ato private, gazetarët kanë kontrata pune dhe u paguhen sigurimet, e natyrisht paga deklarohet e plotë”.

“Paga minimale është 300 euro, pagat e redaktorëve variojnë nga 600-700 euro, ndërsa drejtuesit mund të kenë një pagë dy herë më të lartë se redaktorët, pra jo pagë marramendëse.

Sindikatat brenda medias private ekzistojnë, por zakonisht janë në varësi dhe shërbim të pronarit, ndërsa ato në mediat publike janë më të guximshme. Ekziston dhe Asosacioni i Gazetarëve, që trajton shqetësimet e të gjithë gazetarëve pavarësisht medias ku punojnë.

Asosacioni ngre gjithnjë zërin ndaj çdo padrejtësie, duke mos kursyer askënd.”

Sa për lejen vjetore në të dy vendet, ajo është 28 ditë pune në të gjitha mediat. Duket qartë se fqinjët tanë nuk kanë një gazetari “me kaq shumë halle dhe problem sa ne”. Kjo falë edhe institucioneve, edhe sindikatave.

Pushteti i 4-t “pa fuqi përballë halleve të veta”

Në Shqipëri gazetarët raportojnë shpesh se si kompani apo sipërmarrje të ndryshme shkelin të drejtat e punonjësve, por ata janë  vetë “viktima” të këtij fenomeni.

Pyetja që lind është se kush do të raportojë për ta?

Kush do të ngrejë zërin, nëse nuk e bëjnë ata vetë?

Përpjekjet e shoqatave të shumta të gazetarëve në këtë drejtim nuk kanë dhënë asnjë rezultat, kjo për shumë arsye.

Gazetarët e dinë mirë se nuk mund të presin që problemet e tyre të zgjidhen nga drejtuesit.

Përvoja u ka treguar se drejtuesit e mediave interesohen vetëm për milionat që marrin dhe nuk kanë ngritur kurrë zërin për ata që bëjnë të suksesshëm lidershipin e tyre dhe falë punës së cdo gazetari në terren, në redaksi apo studio, ata thjesht kanë “rrahur gjoksin” se merita është e tyre.

Në këto kushte “frenat” duhet t’i marrin në dorë vetë gazetarët.

Një lëvizje e re sindikaliste e ngjashme me ato europiane? Ndoshta është koha tani…dhe të gjithë bashkë mund t’ja dalim.

Jetmira Delia

gazetare

]]>
5664