Raporte – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Mon, 15 Jun 2026 12:00:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Raporte – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Qendra për të Drejtat në Punë CLR prezanton gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Kapitullin 19 – Politikat Sociale dhe Punësimi https://clr.al/qendra-per-te-drejtat-ne-pune-clr-prezanton-gjetjet-e-raportit-te-monitorimit-mbi-kapitullin-19-politikat-sociale-dhe-punesimi/ Fri, 12 Jun 2026 11:46:03 +0000 https://clr.al/?p=14676 Qendra për të Drejtat në Punë zhvilloi takimin mbi gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Mangësitë dhe Çështjet Ndërsektoriale në Legjislacionin e Punës në Shqipëri, me fokus në përafrimin me Kapitullin 19 të acquis të Bashkimit Evropian. Aktiviteti mblodhi së bashku aktorët kryesorë të angazhuar në fushën e marrëdhënieve të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Raporti, i hartuar nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), synon të analizojë gjendjen aktuale të kuadrit ligjor dhe zbatimit të standardeve të punës në Shqipëri, duke evidentuar boshllëqet dhe sfidat kryesore, si dhe duke kontribuar në formulimin e rekomandimeve konkrete për përmirësim. Në mënyrë të veçantë, diskutimet u përqendruan në:

  • prezantimin e gjetjeve kryesore mbi përafrimin e Shqipërisë me Kapitullin 19 – Politikat Sociale dhe Punësimi;
  • analizimin e boshllëqeve në zbatimin e legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, barazisë dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve;
  • mbledhjen e komenteve dhe rekomandimeve nga palët e interesuara;
  • identifikimin e fushave prioritare për veprime të mëtejshme dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Një nga gjetjet kryesore të raportit është se, ndonëse Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në përafrimin e kuadrit ligjor dhe institucional me standardet evropiane, sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i tyre në praktikë. Çështje si informaliteti, siguria dhe shëndeti në punë, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe forcimi i dialogut social kërkojnë ende vëmendje dhe ndërhyrje të qëndrueshme.

Diskutimet synuan që gjetjet e raportit të shërbejnë si bazë për hapa konkretë në të ardhmen, për analiza më të thelluara dhe për përmirësime të mëtejshme në politikat dhe zbatimin e legjislacionit të punës. Procesi i integrimit evropian nuk lidhet vetëm me përafrimin ligjor, por edhe me zbatimin efektiv të tij përmes institucioneve funksionale, dialogut social dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë aktorëve.

CLR shpreh mirënjohjen e saj për të gjitha institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e punës së denjë, kushteve të sigurta të punës dhe forcimit të dialogut social.

Një falënderim i veçantë i dedikohet edhe ekspertëve kontribues në hartimin e raportit: Z. Florian Xhafa si dhe Znj. Sonila Danaj nga Qendra Evropiane për Politikat dhe Kërkimet e Mirëqenies Sociale në Vjenë, Austri, si dhe Znj. Ratka Babić nga projekti ESAP3, të cilët iu bashkuan takimit online dhe ndanë ekspertizën e tyre të çmuar në fushën e marrëdhënieve të punës.

Raporti i plotë mund të lexohet këtu: Monitoring Report on Gaps and Cross-Cutting Issues In Labour Ligislation in Albania – EL

]]>
14676
📣 Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) publikon analizën mbi statusin e Punës së Denjë në agjendën e partive politike për zgjedhjet 2025! https://clr.al/%f0%9f%93%a3-qendra-per-te-drejtat-ne-pune-clr-publikon-analizen-mbi-statusin-e-punes-se-denje-ne-agjenden-e-partive-politike-per-zgjedhjet-2025/ Fri, 09 May 2025 19:19:46 +0000 https://clr.al/?p=14428 📣 Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) sapo ka publikuar analizën mbi statusin e Punës së Denjë në agjendën e partive politike për zgjedhjet 2025! Raporti krahason se si PS, PD, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia dhe Shqipëria Bëhet e trajtojnë punësimin, mbrojtjen sociale, të drejtat e punëtorëve dhe dialogun social në programet e tyre. Në analizë, evidentohen qartë premtimet konkrete, diferencat ideologjike dhe pesha që i japin këto parti çështjeve të punëtorëve. Lexoni raportin dhe informohuni para votës! 🗳

Shkurtimisht, po paraqesim disa nga gjetjet kryesore:

  • PS ofron premtime të matshme për uljen e papunësisë nën 6%, rritjen e pagës mesatare dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në tregun e punës.
  • PD fokusohet te reforma fiskale, taksa e sheshtë 10% dhe masa emergjente si paga minimale 500 euro, duke synuar më shumë përmes klimës së biznesit sesa programeve direkte të punësimit.
  • Lëvizja Bashkë spikat me qasje radikale për punësim dinjitoz: rritje të madhe të pagës minimale, përgjysmim të informalitetit dhe mbështetje për punëtorët emigrantë e organizimin sindikal.
  • Partia Mundësia vendos theksin te mundësitë individuale, me taksa të ulëta (8%) dhe reformë të administratës, por me pak masa direkte për punësimin ose të drejtat kolektive.
  • Shqipëria Bëhet i jep më shumë peshë ndihmës sociale për kategori të caktuara (psh. statusi i minatorit) dhe masa sociale për fëmijët dhe pensionistët, por më pak fokus te tregu i punës.

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) ka shpërndarë gjetjet dhe rekomandimet e raportit me partitë politike dhe do të vazhdojë me monitorimin e zbatimit të premtimeve elektorale për punën e denjë, për të nxitur reflektim, për të mbajtur përgjegjës aktorët politikë dhe për të garantuar që fjalët kthehen në vepra.

Gjithashtu Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) rekomandon që diskursi politik për zgjedhjet parlamentare 2025 duhet të thellojë trajtimin e cilësisë e standarteve të punës, reformimin e institucioneve, fuqizimin e dialogut social dhe përfshirjen reale të punonjësve në proceset vendimarrëse si element bazë i demokracisë.

Studimi i plotë: ⬇

PUNA E DENJË NË AGJENDËN E PARTIVE POLITIKE 2025

]]>
14428
Punë e denjë në fushatë: Çfarë premtojnë partitë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve https://clr.al/pune-e-denje-ne-fushate-cfare-premtojne-partite-per-permiresimin-e-jetes-se-shqiptareve/ Wed, 07 May 2025 15:34:32 +0000 https://clr.al/?p=14423  

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Olof Palme International Center (OPC) në bashkëpunim me Prof. as. dr. Zylyftar Bregu ka realizuar studimin e programit të partive politike në Shqipëri gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2025 për cështjet e punës së denjë.

Më poshtë artikulli që përmbledh gjetjet kryesore të studimit për 5 partitë politike kryesore në Shqipëri:  Artikull_Puna e Denje_Zgjedhje 2025

]]>
14423
Raporti Kapitulli 19 https://clr.al/raporti-kapitulli-19/ Sun, 17 Sep 2023 19:42:50 +0000 https://clr.al/?p=7137 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7137
Raport Kapitulli 2 https://clr.al/raport-kapitulli-2/ Sun, 17 Sep 2023 19:40:07 +0000 https://clr.al/?p=7135 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7135
Raporti mbi Anketimin e Hoteleri-Turizem https://clr.al/raporti-mbi-anketimin-e-hoteleri-turizem/ Sun, 17 Sep 2023 19:38:33 +0000 https://clr.al/?p=7133 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7133
ZBATIMI I TË DREJTAVE NË PUNË NË SISTEMIN SHËNDETËSOR https://clr.al/zbatimi-i-te-drejtave-ne-pune-ne-sistemin-shendetesor/ Sun, 17 Sep 2023 19:37:03 +0000 https://clr.al/?p=7131 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7131
Raporti Vjetor Narrativ 2022 https://clr.al/raporti-vjetor-narrativ-2022/ Sun, 17 Sep 2023 19:31:12 +0000 https://clr.al/?p=7124 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7124
Raporti Vjetor Narrativ 2021 https://clr.al/clr_raporti-vjetor-narrativ-2021/ Sun, 17 Sep 2023 19:29:44 +0000 https://clr.al/?p=7121 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7121
Raporti per te drejat ne pune 2019-2020 https://clr.al/raporti-per-te-drejat-ne-pune-2019-2020/ Sun, 17 Sep 2023 19:28:41 +0000 https://clr.al/?p=7118 Për të lexuar dokumentin ju lutemi klikoni këtu

]]>
7118