Publikime – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Fri, 31 Jul 2026 08:34:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.3 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Publikime – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Kur flet për Suedinë, por harron çfarë ka thënë për sindikalizmin në Shqipëri https://clr.al/kur-flet-per-suedine-por-harron-cfare-ka-thene-per-sindikalizmin-ne-shqiperi/ Fri, 31 Jul 2026 08:31:58 +0000 https://clr.al/?p=14695 Fjalimi i fundit i Edi Ramës është një ushtrim i shkëlqyer oratorie siç e ka zakon dhe aftësi për të folur e stërholluar gjërat edhe pse përsërit historitë shumë herë. Aty në tekst ka Obama, Macron, Perón, Milei, Suedi, Singapor, algoritme, sociologji, filozofi politike dhe plot metafora. I ka merak dhe kur është më i stresuar atëherë përdor më shumë metafora dhe stërzgjatje fjalish e fjalimesh.

Ai thotë se partitë nuk rrëzohen sepse nuk flasin, por sepse pushojnë së dëgjuari. Është një konstatim i saktë. Vetëm se për ta bërë të besueshëm duhej të fillonte me një fjali të vetme:

“Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me Partinë Socialiste.” Por atë fjali nuk e tha.

Në vend të saj, ndërtoi një shëtitje turistike nga Washingtoni në Buenos Aires, nga Porto Alegre në Paris, nga Stokholmi në Singapor.

Kur merr si model Suedinë, paradoksi bëhet edhe më i madh. Modeli socialdemokrat suedez nuk u ndërtua mbi propagandën, por mbi sindikatat e forta, dialogun social dhe organizimin e punëtorëve. Pikërisht ato shtylla që në Shqipëri janë dobësuar sistematikisht.

Për vite me radhë, Edi Rama e ka ironizuar sindikalizmin shqiptar. Sindikalizmi është institucioni që mbron punëtorin, balancën në marrëdhëniet e punës dhe dialogun social. Pikërisht ky institucion është dobësuar për dekada me radhë nga të gjitha qeveritë, përfshirë ato të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Prandaj, kur sot na flet për Suedinë, nuk mjafton të citosh modelin suedez. Duhet të pranosh edhe se Shqipëria ka bërë pothuajse të kundërtën. Nuk mund të marrësh shembullin e një vendi që ndërtoi shtetin social mbi sindikata të forta, ndërkohë që në Shqipëri sindikatat janë lënë pa peshë reale dhe shpesh janë trajtuar si pengesë, ose më keq, si objekt talljeje.

Nuk mund të përdorësh Suedinë si dekor të një fjalimi, kur ke kontribuar që një nga themelet mbi të cilat ajo u ndërtua – sindikalizmi – të mbetet ndër institucionet më të dobëta të Shqipërisë.

Pastaj vjen Singapori.

Na tregon për ministrat që ulen çdo javë deri në mesnatë për të dëgjuar qytetarët. Është një shembull i bukur. Por harron të tregojë pse funksionon Singapori. Nuk funksionon sepse ministrat bëjnë fotografi me qytetarët. Funksionon sepse korrupsioni trajtohet si tradhti ndaj shtetit, jo si incident administrativ. Sepse askush nuk është mbi ligjin. Sepse standardi etik është po aq i rëndësishëm sa ai ekonomik. Dhe sepse shteti nuk ndërtohet mbi propagandën, por mbi besimin.

Harron të përmendë edhe një tjetër fakt që e bën Singaporin të veçantë. Atje mësuesit janë ndër profesionistët më të respektuar dhe më të paguar në vend. Shteti investon te mësuesi përpara se të investojë te slogani. Sepse e di se cilësia e një kombi fillon në klasë, jo në konferencën për shtyp dhe fjalimet e Ramës dhe ministrave të tij që bëjnë show e deklarime duke shëtitur nëpër kantiere.

Linku i fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në facebook: https://www.facebook.com/share/v/1JihHjDnoL/

]]>
14695
Qendra për të Drejtat në Punë CLR prezanton gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Kapitullin 19 – Politikat Sociale dhe Punësimi https://clr.al/qendra-per-te-drejtat-ne-pune-clr-prezanton-gjetjet-e-raportit-te-monitorimit-mbi-kapitullin-19-politikat-sociale-dhe-punesimi/ Fri, 12 Jun 2026 11:46:03 +0000 https://clr.al/?p=14676 Qendra për të Drejtat në Punë zhvilloi takimin mbi gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Mangësitë dhe Çështjet Ndërsektoriale në Legjislacionin e Punës në Shqipëri, me fokus në përafrimin me Kapitullin 19 të acquis të Bashkimit Evropian. Aktiviteti mblodhi së bashku aktorët kryesorë të angazhuar në fushën e marrëdhënieve të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Raporti, i hartuar nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), me mbështetjen e Olof Palme International Centre (OPIC) dhe financuar nga Qeveria Suedeze, analizon situatën aktuale të kuadrit ligjor dhe gjendjen e standardeve të punës në Shqipëri, duke evidentuar boshllëqet dhe sfidat kryesore, si dhe duke kontribuar në formulimin e rekomandimeve konkrete për përmirësim. Në mënyrë të veçantë, diskutimet gjatë prezantimit të Raportit u përqendruan në:

  • prezantimin e gjetjeve kryesore mbi përafrimin e Shqipërisë me Kapitullin 19 – Politikat Sociale dhe Punësimi;
  • analizimin e boshllëqeve në zbatimin e legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, barazisë dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve;
  • mbledhjen e komenteve dhe rekomandimeve nga palët e interesuara;
  • identifikimin e fushave prioritare për veprime të mëtejshme dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Një nga gjetjet kryesore të raportit është se, ndonëse Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në përafrimin e kuadrit ligjor dhe institucional me standardet evropiane, sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i tyre në praktikë. Çështje si informaliteti, siguria dhe shëndeti në punë, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe forcimi i dialogut social kërkojnë ende vëmendje dhe ndërhyrje të qëndrueshme.

Diskutimet synuan që gjetjet e raportit të shërbejnë si bazë për hapa konkretë në të ardhmen, për analiza më të thelluara dhe për përmirësime të mëtejshme në politikat dhe zbatimin e legjislacionit të punës. Procesi i integrimit evropian nuk lidhet vetëm me përafrimin ligjor, por edhe me zbatimin efektiv të tij përmes institucioneve funksionale, dialogut social dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë aktorëve.

CLR shpreh mirënjohjen e saj për të gjitha institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e punës së denjë, kushteve të sigurta të punës dhe forcimit të dialogut social.

Një falënderim i veçantë i dedikohet edhe ekspertëve kontribues në hartimin e raportit: Z. Florian Xhafa si dhe Znj. Sonila Danaj nga Qendra Evropiane për Politikat dhe Kërkimet e Mirëqenies Sociale në Vjenë, Austri, si dhe Znj. Ratka Babić nga projekti ESAP3, të cilët iu bashkuan takimit online dhe ndanë ekspertizën e tyre të çmuar në fushën e marrëdhënieve të punës.

Raporti i plotë mund të lexohet këtu: Monitoring Report on Gaps and Cross-Cutting Issues In Labour Legislation in Albania – EL

]]>
14676
Deklaratë Publike 1- Maj 2026 https://clr.al/deklarate-publike-1-maj-2026/ Fri, 01 May 2026 12:00:37 +0000 https://clr.al/?p=14635 Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, i përbërë nga sindikata dhe organizata të shoqërisë civile, organizoi një tubim publik me fokus në sigurinë në vendin e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve duke marrë shkas edhe nga raporti i fundit i Inspektoriatit Shtetëror të Punës ku evidentonte rritjen e numrit të aksidenteve në punë me pasojë vdekje në krahasim me vitin 2024. Më konkretisht gjatë vitit 2025 në Shqipëri humbën jetën 48 persona në vendin e punës.

Tubimi u zhvillua në një atmosferë solidariteti dhe angazhimi qytetar, ku morën pjesë punëtorë nga sektorë të ndryshëm, përfaqësues të sindikatave, aktivistë dhe qytetarë të interesuar. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e kushteve të sigurta të punës dhe nevoja për masa konkrete për të parandaluar aksidentet në vendin e punës.

Gjatë fjalimeve, përfaqësues të koalicionit dhe organizatave partnere ngritën shqetësime lidhur me nivelin e lartë të aksidenteve në punë, mungesën e inspektimeve efektive dhe nevojën për forcimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin e tij. Ata bënë thirrje për më shumë përgjegjësi nga institucionet shtetërore dhe punëdhënësit, duke vendosur në qendër jetën dhe dinjitetin e punëtorit.

Në përfundim, tubimi i 1 Majit me anë të Deklaratës Publike përforcoi mesazhin se siguria në punë është një e drejtë themelore dhe jo një privilegj. Deklarata shërben  si një thirrje e fuqishme për veprim kolektiv dhe institucional për të garantuar kushte të denja dhe të sigurta pune për të gjithë punëtorët në Shqipëri.

Link-u i Deklaratës Publike: Deklarata 1 Maj 2026_FINAL

]]>
14635
PODCAST – SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE https://clr.al/podcast-siguria-dhe-shendeti-ne-pune/ Tue, 28 Apr 2026 13:39:58 +0000 https://clr.al/?p=14656

Në kuadër të 28 Prillit – Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Centre for Labor Rights zhvilloi një podcast ndërgjegjësues mbi sigurinë në vendin e punës dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të punëmarrësve në Shqipëri.

Gjatë diskutimit me gazetarin dhe speakerin e News 24 dhe Radio Televizionit Shqiptar Z. Mario Merhori, Z. Edison Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i CLR theksoi se gjatë vitit 2025, 48 persona humbën jetën në vendin e punës në Shqipëri, një shifër më e lartë krahasuar me vitin 2024. Podcasti ngriti shqetësimin për mungesën e standardeve të sigurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe bëri thirrje për më shumë përgjegjësi institucionale, kontrolle efektive dhe ndërgjegjësim për të drejtat e punëmarrësve.

]]>
14656
Video-mesazh ndërgjegjësues/1 Majit – Ditë Ndërkombëtare e Punëtorëve https://clr.al/video-mesazh-ndergjegjesues-1-majit-dite-nderkombetare-e-punetoreve/ Mon, 27 Apr 2026 13:47:11 +0000 https://clr.al/?p=14658 Në kuadër të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, CLR publikon një video sensibilizuese mbi rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë. Përmes këtij video-mesazhi, sjellim në vëmendje nevojën për vende pune të sigurta, mbrojtje më të madhe për punëmarrësit dhe përgjegjësi institucionale për parandalimin e aksidenteve në punë.

Çdo punëmarrës ka të drejtën për të punuar në kushte të sigurta dhe dinjitoze.

]]>
14658
Qendra për të Drejtat në Punë prezanton rekomandimet për progres raportin e vitit 2026 për Shqipërinë https://clr.al/qendra-per-te-drejtat-ne-pune-prezanton-rekomandimet-per-progres-raportin-e-vitit-2026-per-shqiperine/ Tue, 21 Apr 2026 08:05:54 +0000 https://clr.al/?p=14625 Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) pati mundësinë të kontribuojë në procesin e hartimit të progres raportit të Shqipërisë për vitin 2026, duke paraqitur një sërë rekomandimesh konkrete për përmirësimin e të drejtave në punë dhe politikave sociale në vend. Këto rekomandime do të adresohen pranë Komisionit Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, në kuadër të vlerësimit vjetor të ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Në fokus të kontributit të CLR për këtë vit ishte nevoja për reforma të prekshme dhe të zbatueshme në praktikë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e punëtorëve dhe funksionimin e tregut të punës në Shqipëri.

Prioritetet kryesore të propozuara nga CLR përfshijnë:

  • Forcimin real të dialogut social, përmes përfshirjes aktive dhe të strukturuar të sindikatave dhe aktorëve socialë e civilë në proceset vendimmarrëse
  • Përmirësimin e mbrojtjes së punëtorëve, veçanërisht në situata të pasigurta apo të cenueshme në marrëdhëniet e punës
  • Vendosjen e një standardi për minimumin jetik, si një hap i rëndësishëm drejt garantimit të kushteve dinjitoze të jetesës
  • Rritjen e efektivitetit të Inspektoratit të Punës, duke forcuar kapacitetet monitoruese dhe zbatuese
  • Forcimin e mbrojtjes ligjore për të drejtat sindikale, për të garantuar ushtrimin e lirë dhe të sigurt të organizimit kolektiv
  • Përmirësimin e koordinimit institucional, me qëllim krijimin e politikave më koherente dhe më të zbatueshme në praktikë

CLR thekson se adresimi i këtyre çështjeve është thelbësor për ndërtimin e një tregu pune më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më funksional. Po ashtu, këto reforma janë të domosdoshme për të siguruar progres të qëndrueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ky kontribut vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të CLR për të promovuar të drejtat në punë dhe për të ndikuar në hartimin e politikave publike që vendosin në qendër dinjitetin dhe mirëqenien e punëtorëve në Shqipëri.

#tëdrejtatnëpunë #dialogusocial #BE #Shqipëria #CLR #integrimeuropian

]]>
14625
ANALIZË/ Pagat indikative sipas profesioneve: midis drejtësisë sociale dhe rrezikut të abuzimit administrativ https://clr.al/analize-pagat-indikative-sipas-profesioneve-midis-drejtesise-sociale-dhe-rrezikut-te-abuzimit-administrativ/ Wed, 08 Apr 2026 08:34:59 +0000 https://clr.al/?p=14620 Zbatimi i pagave indikative sipas profesioneve nga administrata tatimore në Shqipëri përfaqëson një zhvillim me potencial të rëndësishëm për mbrojtjen e punonjësve dhe formalizimin e tregut të punës. Megjithatë, krahas përfitimeve të dukshme, kjo politikë mbart edhe rreziqe reale që lidhen me mënyrën e zbatimit të saj, veçanërisht në një kontekst ku besimi ndaj administratës publike, ne rastin me te mire, mbetet i brishtë.

Në thelb, pagat indikative krijojnë një standard reference që ndihmon në identifikimin e nën-deklarimit të pagave dhe abuzimeve ndaj punonjësve. Prej vitesh me radhë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve në Shqipëri vazhdojne te përballen me deklarim fiktiv të pagave, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat e tyre sociale dhe ekonomike. Në këtë kuptim, kjo politikë përfaqëson një hap pozitiv drejt transparencës dhe drejtësisë në marrëdhëniet e punës.

Megjithatë, problemi nuk qëndron te koncepti, por te zbatimi. Nëse administrata tatimore e përdor këtë instrument në mënyrë selektive ose arbitrare, atëherë pagat indikative rrezikojnë të kthehen nga një mjet mbrojtjeje në një burim presioni dhe abuzimi. Në një realitet ku perceptimi për korrupsion administrativ është i pranishëm, ekziston rreziku që kontrollet të mos bazohen vetëm në analiza objektive të riskut, por edhe në interesa të tjera jo transparente.

Ky rrezik shfaqet në disa forma konkrete. Së pari, bizneset mund të përballen me kontrolle të padrejta ose të përsëritura nëse nuk përputhen me pagat indikative, edhe kur kanë arsye të ligjshme ekonomike. Së dyti, hapet mundësia për presion informal nga inspektorët, duke përdorur “devijimin nga paga indikative” si justifikim për ndërhyrje. Së treti, krijohet një klimë pasigurie që mund të ndikojë negativisht edhe tek vetë punonjësit, përmes rrezikut të reduktimit të vendeve të punës apo informalitetit të ri.

Pikërisht për këtë arsye, roli i vet punonjesve apo sindikatave qe perfaqesojne interesat e tyre bëhet vendimtar. Sindikatat nuk duhet të jenë vetëm spektatore të kësaj politike, por edhe garantuese të përdorimit të saj të drejtë. Ato mund të luajnë një rol aktiv në disa drejtime.

Së pari, sindikatat mund të monitorojnë zbatimin në terren, duke mbledhur raste konkrete nga punonjësit dhe duke evidentuar abuzimet e mundshme nga administrata apo punëdhënësit. Së dyti, ato mund të ofrojnë mbështetje ligjore për punonjësit dhe bizneset që përballen me presion të padrejtë, duke i çuar rastet në gjykatë kur është e nevojshme. Së treti, sindikatat mund të kërkojnë transparencë më të madhe në mënyrën se si përcaktohen dhe përdoren pagat indikative, duke insistuar për kritere të qarta dhe të publikuara.

Një element kyç është edhe forcimi i dialogut social. Pagat indikative nuk duhet të mbeten një instrument i njëanshëm i administratës tatimore, por duhet të diskutohen dhe përmirësohen në bashkëpunim me sindikatat dhe përfaqësuesit e biznesit. Kjo do të ndihmonte në rritjen e besimit dhe në uljen e mundësive për abuzim.

Gjithashtu, është e rëndësishme që të vendosen mekanizma ankimi efektivë dhe të pavarur. Çdo biznes apo punonjës që ndjen se është trajtuar padrejtësisht duhet të ketë mundësi reale për të kundërshtuar vendimet e administratës pa u përballur me barriera burokratike apo presion.

Në përfundim, pagat indikative sipas profesioneve mbeten një instrument me potencial të madh për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të fuqizuar punonjësit në Shqipëri. Por suksesi i tyre varet nga një faktor vendimtar: integriteti i zbatimit. Pa transparencë, mbikëqyrje dhe rol aktiv të sindikatave, ekziston rreziku që një politikë e menduar për drejtësi sociale të devijojë në një mekanizëm presioni. Me përfshirjen aktive të aktorëve socialë dhe me kontroll transparent e demokratik, ky rrezik mund të minimizohet dhe politika mund të shërbejë realisht në interes të punonjësve.

 

 

]]>
14620
Konferenca Rajonale mbi Ekonominë, Demokracinë dhe Kohezionin Rajonal në Ballkanin Perëndimor https://clr.al/konferenca-rajonale-mbi-ekonomine-demokracine-dhe-kohezionin-rajonal-ne-ballkanin-perendimor/ Mon, 15 Dec 2025 11:29:34 +0000 https://clr.al/?p=14558 Me ftesë të Foundation Qemal Stafa, përfaqësues të Qendrës për të Drejtat në Punë CLR morën pjesë në panelin e diskutimeve gjatë Konferencës Rajonale mbi Ekonominë, Demokracinë dhe Kohezionin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, aktivitet që mblodhi ekspertë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë politikë nga rajoni. Ky aktivitet ofroi një platformë të veçantë për shkëmbimin e ideve, diskutimin e praktikave më të mira dhe krijimin e rrjeteve bashkëpunimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci aktive në rajon.

Gjatë ndërhyrjes sonë në panel, ndamë situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat e vazhdueshme të dialogut social, rëndësinë e punës së denjë, të drejtën e përfaqësimit të punëtorëve, si dhe nevojën për mekanizma të besueshëm që garantojnë angazhim, përfshirje, drejtësi sociale dhe demokraci të qëndrueshme. Çështjet që ngritëm u pritën me interes nga pjesëmarrësit dhe u pasuan nga një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, ku u ndanë përvoja dhe perspektiva të ndryshme mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Një sesion i veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkëpunimit rajonal midis think tank-eve progresive dhe organizatave të shoqërisë civile, duke e theksuar rolin e tyre në ndikimin e politikave publike dhe fuqizimin e qytetarëve. Në këtë kontekst, patëm mundësinë të prezantojmë gjetjet dhe rekomandimet e policy paper-it të përgatitur në vitin 2025 mbi “Bashkëpunimin mes sindikatave dhe forcave politike progresiste”, një projekt që u realizua bashkë me organizatën partnere Centre for Modern Skills. Ky dokument ofron analiza të detajuara dhe sugjerime konkrete për mënyra se si sindikatat dhe partitë politike progresive mund të bashkëpunojnë në mënyrë efektive për të fuqizuar të drejtat e punëtorëve dhe ndikimin social.

Konferenca gjithashtu nxori në pah rëndësinë e dialogut ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit rajonal për forcimin e demokracisë dhe kohezionit ekonomik, duke treguar se sfidat e përbashkëta mund të adresohen më mirë përmes ndarjes së eksperiencave dhe praktikave të suksesshme. Pjesëmarrja jonë shërbeu për të prezantuar eksperiencën shqiptare dhe për të kontribuar në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rajonin.

Falenderojmë Kalevi Sorsa Foundation dhe Progres Institute for Social Democracy për mbështetjen dhe konsideratën e propozimit tonë, si dhe për mundësinë për të ndikuar në një dialog konstruktiv dhe me rëndësi rajonale.

Ky aktivitet përforcon angazhimin tonë për të kontribuar në zhvillimin e politikave që promovojnë drejtësi sociale, punë të denjë dhe një dialog të qëndrueshëm midis aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon.

]]>
14558
Forumi i “Sindikatave dhe Partive Politike” https://clr.al/forumi-i-sindikatave-dhe-partitive-politike/ Tue, 04 Nov 2025 10:15:03 +0000 https://clr.al/?p=14487 Qendra për të Drejtat në Punë CLR zhvilloi me sukses forumin “Sindikatat dhe Partitë Politike”, një aktivitet që solli në një tryezë të vetme zëra të rëndësishëm nga sindikatat, partitë politike, akademia dhe organizatat partnere nga rajoni. Ky takim u shndërrua në një hap domethënës drejt forcimit të dialogut midis botës së punës dhe asaj të politikës, duke nxitur një diskutim të thelluar mbi mënyrat se si këto dy aktorë mund të ndërveprojnë në mënyrë të pavarur, por njëkohësisht bashkëpunuese, për të ndërtuar politika më të drejta e përfshirëse për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi.

Në thelb të forumit qëndroi një mesazh i qartë: bashkëpunimi midis sindikatave dhe partive politike nuk është luks, por domosdoshmëri për të sjellë ndryshim real dhe afatgjatë. Në një periudhë kur sfidat sociale dhe ekonomike po bëhen gjithnjë e më komplekse, roli i sindikatave si zë i punonjësve dhe i partive politike si mbartëse të vullnetit qytetar është thelbësor për ndërtimin e demokracive funksionale e të barabarta.

Diskutimet gjatë forumit nxorën në pah faktin se, ndonëse autonomia e secilës palë është thelbësore, bashkërendimi i përpjekjeve mund të sjellë rezultate konkrete në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale më të denja. Përfaqësues të sindikatave ndanë përvoja mbi mënyrat se si një dialog i hapur me partitë politike ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të punëtorëve, ndërsa aktorët politikë reflektuan mbi rëndësinë e përfshirjes së sindikatave në proceset e vendimmarrjes.

Ky forum u organizua në kuadër të projektit rajonal “Sfidat dhe Mundësitë / Sindikata dhe Politika”, me mbështetjen e Fondacionit Finlandez Kalevi Sorsa dhe Progress Institute për Social Democracy në Maqedoninë e Veriut, si dhe organizatës partnere në Serbi, Centre for Modern Skills. Ky bashkëpunim ndërkombëtar tregoi se tematika e marrëdhënies midis punonjësve, sindikatave dhe partive politike ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku zhvillimi demokratik dhe social kërkon një angazhim të përbashkët e të qëndrueshëm.

Në përfundim, forumi u cilësua si një platformë e vyer për ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis sindikatave dhe politikës, një hap drejt forcimit të demokracisë sociale dhe të drejtësisë ekonomike. Ai dëshmoi se përballë sfidave të kohës nga pasiguria në tregun e punës te pabarazitë në shpërndarjen e të ardhurave vetëm përmes një dialogu të sinqertë dhe bashkëveprimi konstruktiv mund të ndërtohet një e ardhme më e drejtë për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi.

]]>
14487
Ndikimi në Politikë dhe Vendimmarrje përmes Fushatave Advokuese – Një Armë e Fortë për Ndryshim https://clr.al/ndikimi-ne-politike-dhe-vendimmarrje-permes-fushatave-advokuese-nje-arme-e-forte-per-ndryshim/ Mon, 27 Oct 2025 11:22:21 +0000 https://clr.al/?p=14551 Nga datat 24 deri më 26 tetor 2025, u zhvillua “Shkolla Dimërore”, një aktivitet intensiv i cili solli së bashku përfaqësues të organizatave joqeveritare, aktivistë dhe profesionistë të shoqërisë civile, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC). Tema qendrore e këtij aktiviteti ishte rëndësia e advokimit dhe fushatave advokuese si një mjet i fuqishëm për të ndikuar në politika dhe vendimmarrje, duke e kthyer zërin e qytetarëve dhe komuniteteve në një forcë për ndryshim.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe analizuan mënyrat se si organizatat joqeveritare mund të përdorin advokimin në mënyrë strategjike për të arritur qëllimet e tyre. U theksua se ndikimi në politikë nuk arrihet vetëm me fjalë, por kërkon planifikim të kujdesshëm, prakticitet, kreativitet dhe përkushtim të vazhdueshëm. Në një shoqëri demokratike, advokimi shërben si ura që lidh komunitetet me institucionet, duke siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet në vendimmarrje.

Përmes fushatave advokuese, organizatat kanë mundësi të:

  • Ndikojnë në politika publike dhe legjislacion më të drejtë, duke promovuar rregulla dhe masa që mbrojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve;
  • Mbrojnë të drejtat e komuniteteve që përfaqësojnë, veçanërisht grupe të margjinalizuara ose vulnerabël;
  • Nxisin transparencë dhe përgjegjshmëri në vendimmarrje, duke e bërë procesin politik më të hapur dhe më të aksesueshëm;
  • Krijojnë ura bashkëpunimi mes qytetarëve, komuniteteve dhe institucioneve, duke forcuar dialogun dhe partneritetin për çështje publike.

Aktiviteti theksoi gjithashtu se ndryshimi nuk ndodh vetë, ai ndërtohet përmes zërit, vizionit dhe veprimit të qartë dhe të koordinuar. Advokimi i qëllimshëm është një mjet që, kur përdoret me strategji dhe profesionalizëm, mund të ndikojë fuqishëm në formësimin e politikave, në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Mesazhi kryesor i Shkollës Dimërore: Le të advokojmë me qëllim dhe vendosmëri, për të ndikuar me forcë dhe për të ndërtuar një të ardhme ku zëri i qytetarëve ka peshë reale në vendimmarrje.

 

#Advokim #Lobim #Ndikim #Vendimmarrje #ShoqëriCivile #OJF #NdryshimPozitiv #Aktivizëm #FushataAdvokuese #OlofPalmeInternationalCenter #Palmecenter

]]>
14551