Partnerë – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Mon, 16 Feb 2026 11:34:10 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Partnerë – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Konferenca Rajonale mbi Ekonominë, Demokracinë dhe Kohezionin Rajonal në Ballkanin Perëndimor https://clr.al/konferenca-rajonale-mbi-ekonomine-demokracine-dhe-kohezionin-rajonal-ne-ballkanin-perendimor/ Mon, 15 Dec 2025 11:29:34 +0000 https://clr.al/?p=14558 Me ftesë të Foundation Qemal Stafa, përfaqësues të Qendrës për të Drejtat në Punë CLR morën pjesë në panelin e diskutimeve gjatë Konferencës Rajonale mbi Ekonominë, Demokracinë dhe Kohezionin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, aktivitet që mblodhi ekspertë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë politikë nga rajoni. Ky aktivitet ofroi një platformë të veçantë për shkëmbimin e ideve, diskutimin e praktikave më të mira dhe krijimin e rrjeteve bashkëpunimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci aktive në rajon.

Gjatë ndërhyrjes sonë në panel, ndamë situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat e vazhdueshme të dialogut social, rëndësinë e punës së denjë, të drejtën e përfaqësimit të punëtorëve, si dhe nevojën për mekanizma të besueshëm që garantojnë angazhim, përfshirje, drejtësi sociale dhe demokraci të qëndrueshme. Çështjet që ngritëm u pritën me interes nga pjesëmarrësit dhe u pasuan nga një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, ku u ndanë përvoja dhe perspektiva të ndryshme mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Një sesion i veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkëpunimit rajonal midis think tank-eve progresive dhe organizatave të shoqërisë civile, duke e theksuar rolin e tyre në ndikimin e politikave publike dhe fuqizimin e qytetarëve. Në këtë kontekst, patëm mundësinë të prezantojmë gjetjet dhe rekomandimet e policy paper-it të përgatitur në vitin 2025 mbi “Bashkëpunimin mes sindikatave dhe forcave politike progresiste”, një projekt që u realizua bashkë me organizatën partnere Centre for Modern Skills. Ky dokument ofron analiza të detajuara dhe sugjerime konkrete për mënyra se si sindikatat dhe partitë politike progresive mund të bashkëpunojnë në mënyrë efektive për të fuqizuar të drejtat e punëtorëve dhe ndikimin social.

Konferenca gjithashtu nxori në pah rëndësinë e dialogut ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit rajonal për forcimin e demokracisë dhe kohezionit ekonomik, duke treguar se sfidat e përbashkëta mund të adresohen më mirë përmes ndarjes së eksperiencave dhe praktikave të suksesshme. Pjesëmarrja jonë shërbeu për të prezantuar eksperiencën shqiptare dhe për të kontribuar në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rajonin.

Falenderojmë Kalevi Sorsa Foundation dhe Progres Institute for Social Democracy për mbështetjen dhe konsideratën e propozimit tonë, si dhe për mundësinë për të ndikuar në një dialog konstruktiv dhe me rëndësi rajonale.

Ky aktivitet përforcon angazhimin tonë për të kontribuar në zhvillimin e politikave që promovojnë drejtësi sociale, punë të denjë dhe një dialog të qëndrueshëm midis aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon.

]]>
14558
Forumi i “Sindikatave dhe Partive Politike” https://clr.al/forumi-i-sindikatave-dhe-partitive-politike/ Tue, 04 Nov 2025 10:15:03 +0000 https://clr.al/?p=14487 Qendra për të Drejtat në Punë CLR zhvilloi me sukses forumin “Sindikatat dhe Partitë Politike”, një aktivitet që solli në një tryezë të vetme zëra të rëndësishëm nga sindikatat, partitë politike, akademia dhe organizatat partnere nga rajoni. Ky takim u shndërrua në një hap domethënës drejt forcimit të dialogut midis botës së punës dhe asaj të politikës, duke nxitur një diskutim të thelluar mbi mënyrat se si këto dy aktorë mund të ndërveprojnë në mënyrë të pavarur, por njëkohësisht bashkëpunuese, për të ndërtuar politika më të drejta e përfshirëse për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi.

Në thelb të forumit qëndroi një mesazh i qartë: bashkëpunimi midis sindikatave dhe partive politike nuk është luks, por domosdoshmëri për të sjellë ndryshim real dhe afatgjatë. Në një periudhë kur sfidat sociale dhe ekonomike po bëhen gjithnjë e më komplekse, roli i sindikatave si zë i punonjësve dhe i partive politike si mbartëse të vullnetit qytetar është thelbësor për ndërtimin e demokracive funksionale e të barabarta.

Diskutimet gjatë forumit nxorën në pah faktin se, ndonëse autonomia e secilës palë është thelbësore, bashkërendimi i përpjekjeve mund të sjellë rezultate konkrete në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale më të denja. Përfaqësues të sindikatave ndanë përvoja mbi mënyrat se si një dialog i hapur me partitë politike ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të punëtorëve, ndërsa aktorët politikë reflektuan mbi rëndësinë e përfshirjes së sindikatave në proceset e vendimmarrjes.

Ky forum u organizua në kuadër të projektit rajonal “Sfidat dhe Mundësitë / Sindikata dhe Politika”, me mbështetjen e Fondacionit Finlandez Kalevi Sorsa dhe Progress Institute për Social Democracy në Maqedoninë e Veriut, si dhe organizatës partnere në Serbi, Centre for Modern Skills. Ky bashkëpunim ndërkombëtar tregoi se tematika e marrëdhënies midis punonjësve, sindikatave dhe partive politike ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku zhvillimi demokratik dhe social kërkon një angazhim të përbashkët e të qëndrueshëm.

Në përfundim, forumi u cilësua si një platformë e vyer për ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis sindikatave dhe politikës, një hap drejt forcimit të demokracisë sociale dhe të drejtësisë ekonomike. Ai dëshmoi se përballë sfidave të kohës nga pasiguria në tregun e punës te pabarazitë në shpërndarjen e të ardhurave vetëm përmes një dialogu të sinqertë dhe bashkëveprimi konstruktiv mund të ndërtohet një e ardhme më e drejtë për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi.

]]>
14487
Ndikimi në Politikë dhe Vendimmarrje përmes Fushatave Advokuese – Një Armë e Fortë për Ndryshim https://clr.al/ndikimi-ne-politike-dhe-vendimmarrje-permes-fushatave-advokuese-nje-arme-e-forte-per-ndryshim/ Mon, 27 Oct 2025 11:22:21 +0000 https://clr.al/?p=14551 Nga datat 24 deri më 26 tetor 2025, u zhvillua “Shkolla Dimërore”, një aktivitet intensiv i cili solli së bashku përfaqësues të organizatave joqeveritare, aktivistë dhe profesionistë të shoqërisë civile, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC). Tema qendrore e këtij aktiviteti ishte rëndësia e advokimit dhe fushatave advokuese si një mjet i fuqishëm për të ndikuar në politika dhe vendimmarrje, duke e kthyer zërin e qytetarëve dhe komuniteteve në një forcë për ndryshim.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe analizuan mënyrat se si organizatat joqeveritare mund të përdorin advokimin në mënyrë strategjike për të arritur qëllimet e tyre. U theksua se ndikimi në politikë nuk arrihet vetëm me fjalë, por kërkon planifikim të kujdesshëm, prakticitet, kreativitet dhe përkushtim të vazhdueshëm. Në një shoqëri demokratike, advokimi shërben si ura që lidh komunitetet me institucionet, duke siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet në vendimmarrje.

Përmes fushatave advokuese, organizatat kanë mundësi të:

  • Ndikojnë në politika publike dhe legjislacion më të drejtë, duke promovuar rregulla dhe masa që mbrojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve;
  • Mbrojnë të drejtat e komuniteteve që përfaqësojnë, veçanërisht grupe të margjinalizuara ose vulnerabël;
  • Nxisin transparencë dhe përgjegjshmëri në vendimmarrje, duke e bërë procesin politik më të hapur dhe më të aksesueshëm;
  • Krijojnë ura bashkëpunimi mes qytetarëve, komuniteteve dhe institucioneve, duke forcuar dialogun dhe partneritetin për çështje publike.

Aktiviteti theksoi gjithashtu se ndryshimi nuk ndodh vetë, ai ndërtohet përmes zërit, vizionit dhe veprimit të qartë dhe të koordinuar. Advokimi i qëllimshëm është një mjet që, kur përdoret me strategji dhe profesionalizëm, mund të ndikojë fuqishëm në formësimin e politikave, në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Mesazhi kryesor i Shkollës Dimërore: Le të advokojmë me qëllim dhe vendosmëri, për të ndikuar me forcë dhe për të ndërtuar një të ardhme ku zëri i qytetarëve ka peshë reale në vendimmarrje.

 

#Advokim #Lobim #Ndikim #Vendimmarrje #ShoqëriCivile #OJF #NdryshimPozitiv #Aktivizëm #FushataAdvokuese #OlofPalmeInternationalCenter #Palmecenter

]]>
14551
Fuqizimi i zërit të aktorëve social dhe sindikatave shqiptare në Bruksel https://clr.al/fuqizimi-i-zerit-te-aktoreve-social-dhe-sindikatave-shqiptare-ne-bruksel/ Fri, 17 Oct 2025 14:44:42 +0000 https://clr.al/?p=14467 Në datat 14–16 tetor, një delegacion i përbërë nga përfaqësues nga Qendra për të Drejtat në Punë (Centre for Labour Rights CLR), ABF Västerås, sindikalistë dhe aktivistë politikë nga Shqipëria zhvilluan një vizitë studimore në Bruksel, ku vizituan institucionet kryesore të Bashkimit Europian dhe organizata të rëndësishme si DG Employment, FEPS, SOLIDAR, EZA, IndustriAll Europe dhe EPSU.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit “Smart Trade Unions in Albania”, me mbështetjen e Swedish Institute, dhe kishte për qëllim forcimin e përfshirjes së aktorëve social dhe sindikatave shqiptare në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjatë vizitës u prezantua edhe dokumenti politik “Enhancing Union Inclusion in Albania’s EU Integration Processes”, i cili synon të theksojë rolin më të fuqishëm të sindikatave jo vetëm në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, por edhe në procesin strategjik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky takim shënoi vetëm hapin e parë të një dialogu të ri kombëtar dhe ndërkombëtar për drejtësi sociale dhe të drejta të punëtorëve, një iniciativë që CLR e ka nisur me përkushtim dhe vizion për një Shqipëri më të përfshirë dhe të fuqishme në arenën europiane.

]]>
14467
Përkujtimi i Ditës Botërore për Punë të Denjë: Fokus në sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri https://clr.al/perkujtimi-i-dites-boterore-per-pune-te-denje-fokus-ne-sektorin-e-pastrimit-dhe-menaxhimin-e-mbetjeve-ne-shqiperi/ Tue, 07 Oct 2025 14:45:52 +0000 https://clr.al/?p=14478 Më 7 tetor 2025, në Ditën Botërore për Punë të Denjë, Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) organizoi një konferencë të rëndësishme mbi kushtet e punës në sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, me mbështetjen e Olof Palme Center dhe financim nga Ambasada e Suedisë.

Konferenca, me titullin “Sektori i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve në Shqipëri: Kushtet e Punës dhe Roli i Bashkive”, solli së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, sindikatave, organizatave të shoqërisë civile dhe vetë punëtorëve. Diskutimet u fokusuan në sfidat që po përballen punonjësit e këtij sektori, i cili po kalon një reformë të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e punëtorëve.

Gjatë konferencës, CLR prezantoi gjetjet e para të studimit të realizuar mbi kushtet e punës në sektorin e pastrimit, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësime konkrete në aspektin e sigurisë, pagave dhe trajtimit të punëtorëve. Një moment kyç ishte miratimi i Deklaratës së Përbashkët për të Drejtat dhe Dinjitetin e Punonjësve, e cila thekson rëndësinë e respektimit të standardeve të punës dhe përfshirjes së punonjësve në proceset vendimmarrëse.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se konferenca ishte vetëm një hap i parë dhe se puna duhet të vazhdojë me veprime konkrete për mbrojtjen dhe fuqizimin e punonjësve të pastrimit. Ky aktivitet shërben si një shembull i përkushtimit të CLR për të ndërtuar një ambient pune më të drejtë, të sigurt dhe me dinjitet për të gjithë punonjësit në Shqipëri.

]]>
14478
Sesion i Edukimit Qytetar/ Përfshirja Sociale e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara https://clr.al/sesion-i-edukimit-qytetar-perfshirja-sociale-e-te-rinjve-me-aftesi-te-kufizuara/ Wed, 01 Oct 2025 10:22:43 +0000 https://clr.al/?p=14499 Në kuadër të Projektit IRIS Progres për forcimin e kapaciteteve të organizatave që ofrojnë shërbime sociale, në qytetin e Librazhdit, Qëndra për të Drejtat në Punë CLR zhvilloi një Sesion të Edukimit Qytetar që solli në një hapësirë të përbashkët të rinj, prindër, përfaqësues të komunitetit dhe aktorë lokalë. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me MEDPAK, një organizatë e përkushtuar që punon prej vitesh me personat me aftësi të kufizuara, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke promovuar përfshirjen e plotë në jetën shoqërore.

Atmosfera e sesionit ishte e hapur dhe bashkëpunuese, duke krijuar një mjedis ku çdo pjesëmarrës ndjeu vlerësim dhe respekt. Përmes diskutimeve interaktive, ndarjes së përvojave personale dhe punës në grupe, u ndërtuan ura dialogu mes të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara, duke nxitur mirëkuptim, empati dhe solidaritet. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin sfidat me të cilat përballen në përditshmëri, por edhe të propozojnë ide konkrete për ta bërë komunitetin më të aksesueshëm dhe më gjithëpërfshirës.

Një nga temat qendrore të sesionit ishte rëndësia e përfshirjes sociale të të rinjve me aftësi të kufizuara. U theksua se përfshirja nuk është thjesht një akt solidariteti, por një e drejtë themelore që garanton barazi mundësish dhe pjesëmarrje aktive në jetën publike. U diskutua roli i bashkëmoshatarëve në fuqizimin e njëri-tjetrit, duke nxitur bashkëpunimin në aktivitete edukative, kulturore dhe sociale si një mënyrë konkrete për të thyer barrierat dhe stereotipet.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua informimit të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre mbi të drejtat në punësim, mekanizmat kundër diskriminimit dhe aksesin në shërbime publike e sociale. Përmes informacionit të ofruar dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, si dhe për të qenë më aktivë në proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Ky sesion nuk ishte vetëm një aktivitet informues, por një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të ndërgjegjshëm dhe më solidar. Ai dëshmoi se kur organizatat e shoqërisë civile, familjet dhe komuniteti bashkojnë forcat, krijohen mundësi reale për ndryshim pozitiv dhe të qëndrueshëm. Përmes angazhimit të përbashkët dhe dialogut të vazhdueshëm, u hodhën themelet për një shoqëri më të drejtë, ku çdo individ, pavarësisht aftësive, ka hapësirën dhe mbështetjen për të kontribuar dhe për të realizuar potencialin e tij.

]]>
14499
25 Shtator – Dita e Pagës së Jetesës/ Pagë Jetese për të Gjithë – Për Dinjitet dhe Mirëqenie https://clr.al/25-shtator-dita-e-pages-se-jeteses-page-jetese-per-te-gjithe-per-dinjitet-dhe-mireqenie/ Thu, 25 Sep 2025 10:34:42 +0000 https://clr.al/?p=14512 Më 25 shtator, në kuadër të Ditës së Pagës së Jetesës, Qendra për të Drejtat në Punë CLR bashkë me organizatat partnere të koalicionit shqiptar të Clean Clothes Campaign, Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror  iu bashkuam fushatës globale të Clean Clothes Campaign, e cila u zhvillua njëkohësisht në 35 vende të botës, me një kërkesë të qartë dhe të panegociueshme: një pagë jetese të drejtë për të gjithë punëtorët.

Në Shqipëri, aktiviteti u organizua pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, duke e kthyer këtë hapësirë publike në një vend dialogu, ndërgjegjësimi dhe solidariteti. Në qendër të kësaj dite ishin gratë punëtore nga sektori i prodhimit të këpucëve dhe veshjeve, të cilat ndanë përvojat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.  Si pjesë e koalicionit kërkuam mbështetjen e qytetarëve për firmosjen e Deklaratës për Pagën e Jetesës.

Mesazhi i kësaj dite ishte i qartë: paga e jetesës nuk është privilegj, por një e drejtë themelore e njeriut dhe një gur themeli i punës së denjë. Një pagë jetese duhet të mbulojë të gjitha nevojat bazë,  ushqimin, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimin, transportin, veshmbathjen  dhe të mundësojë edhe kursime minimale për siguri dhe dinjitet. Me fjalë të tjera, pagë jetese do të thotë mjaftueshëm për të jetuar, jo thjesht për të mbijetuar.

Megjithatë, realiteti në industrinë globale të modës mbetet shqetësues. Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se 97.3% e markave të anketuara nuk paguajnë një pagë jetese. Shumë punëtorë në rang global përfshirë edhe Ballkanin vazhdojnë të punojnë për paga që mbulojnë vetëm një të tretën e kostos reale të jetesës. Kjo industri, përveç shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve dhe praktikave të mbiprodhimit, është gjithashtu një kontribuese e madhe në ndryshimet klimatike dhe degradimin mjedisor.

Përballë këtij realiteti, kërkesa për pagë jetese mbetet një nga shtyllat kryesore të fushatës së Clean Clothes Campaign. Është koha që edhe punëtorët në Ballkan të paguhen drejt për punën e tyre. Është koha që dinjiteti, mirëqenia dhe drejtësia sociale të vendosen në qendër të zinxhirit global të prodhimit. Sepse paga e jetesës nuk është vetëm një çështje ekonomike – është një çështje dinjiteti njerëzor.

]]>
14512
Dialog drejt bashkëpunimit/ “Sindikatat dhe Partitë Politike, sfidat dhe mundësitë” https://clr.al/dialog-drejt-bashkepunimit-sindikatat-dhe-partite-politike-sfidat-dhe-mundesite/ Mon, 22 Sep 2025 11:02:56 +0000 https://clr.al/?p=14533 Në kuadër të projektit “Sindikatat dhe Partitë Politike: Sfidat dhe Mundësitë”, përfaqësues nga Shqipëria morën pjesë në Forumin “Organizatat Politike Progresiste dhe Sindikatat, Dialog drejt Bashkëpunimit”, organizuar nga Centre for Modern Skills në Beograd. Ky forum mblodhi së bashku aktorë politikë progresistë, përfaqësues sindikatash dhe organizata partnere nga rajoni, me synimin për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme dialogu dhe bashkëpunimi.

Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar shënoi një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të forcuar ndërveprimin ndërmjet sindikatave dhe forcave politike progresiste, duke vendosur në qendër të diskutimit mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe garantimin e punës së denjë. Përmes takimeve dypalëshe dhe sesioneve të përbashkëta, u shkëmbyen eksperienca konkrete, modele organizimi dhe praktika të mira që kanë rezultuar efektive në adresimin e sfidave të tregut të punës në vendet e rajonit.

Për herë të parë, përfaqësuesit nga Shqipëria hapën diskutimin mbi nevojën për institucionalizimin e dialogut të rregullt midis sindikatave dhe partive politike progresiste, duke synuar krijimin e urave të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi. Ky proces synon jo vetëm rritjen e ndikimit të sindikatave në hartimin e politikave publike, por edhe fuqizimin e rolit të tyre si aktorë kyç në mbrojtjen e interesave të punëtorëve.

Një dialog i strukturuar dhe i vazhdueshëm do t’i shërbente gjithashtu vetë politikës, duke e ndihmuar të kuptojë më mirë realitetin e përditshëm të punëtorëve, sfidat me të cilat ata përballen dhe nevojën për politika që adresojnë padrejtësitë, pasigurinë në punë dhe format e ndryshme të shfrytëzimit. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi ndërmjet sindikatave dhe forcave progresiste mund të kontribuojë në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për zhvillim social dhe ekonomik të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Forumi shërbeu si një hap konkret drejt konsolidimit të një rrjeti rajonal bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, duke forcuar solidaritetin ndërmjet organizatave dhe duke rritur kapacitetin e tyre për të ndikuar në proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe rajonal.

]]>
14533
Projekti IRIS Progress – Internship 3-mujor në shërbim të komunitetit https://clr.al/projekti-iris-progress-internship-3-mujor-ne-sherbim-te-komunitetit/ Wed, 17 Sep 2025 11:09:57 +0000 https://clr.al/?p=14547 Erisjola dhe Adelina kanë nisur internship-in e tyre 3-mujor pranë Qendrës Sociale Streheza dhe Forumit të Gruas Elbasan, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional në fushën e shkencave sociale. Të dyja janë studente të masterit dhe e shohin këtë përvojë si një mundësi konkrete për të lidhur dijen akademike me praktikën në terren, në shërbim të komunitetit.

Në reflektimet e tyre të para, ato ndajnë pritshmëritë për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve sociale, për të kuptuar më thellë sfidat me të cilat përballen grupet në nevojë dhe për të zhvilluar aftësi profesionale që do t’i ndihmojnë në angazhimin e tyre të ardhshëm qytetar dhe profesional. Përmes përfshirjes në aktivitetet e organizatave pritëse, Erisjola dhe Adelina do të kontribuojnë në mbështetjen e individëve dhe grupeve vulnerabël, duke përjetuar nga afër rëndësinë e solidaritetit dhe ndërhyrjes sociale të strukturuar.

Kjo praktikë pune po zbatohet në Shqipëri nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Iris Progress – Forcimi i kapaciteteve dhe angazhimit në politika të ofruesve të shërbimeve në rajon”. Projekti menaxhohet nga IRIS Network, i vetmi rrjet rajonal që bashkon rreth 250 organizata të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime sociale në Ballkanin Perëndimor.

Përmes kësaj nisme, synohet jo vetëm fuqizimi i organizatave ofruese të shërbimeve sociale, por edhe krijimi i mundësive për të rinjtë profesionistë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis praktik dhe angazhues. Internship-i i Erisjolës dhe Adelinës përfaqëson një shembull konkret të investimit në brezin e ri të profesionistëve socialë, duke ndërtuar ura mes arsimit, shoqërisë civile dhe komunitetit. Kjo përvojë pritet të jetë një hap i rëndësishëm në formimin e tyre profesional, duke i pajisur me njohuri, ndjeshmëri sociale dhe përkushtim për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

]]>
14547
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR) dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë https://clr.al/nenshkruhet-marreveshja-e-bashkepunimit-ndermjet-qendres-per-te-drejtat-ne-pune-clr-dhe-shoqata-e-siguruesve-te-shqiperise/ Tue, 24 Jun 2025 10:55:39 +0000 https://clr.al/?p=14528 Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të të drejtave të punonjësve.

Kjo marrëveshje vendos themelet e një partneriteti të qëndrueshëm, përmes të cilit palët angazhohen të promovojnë të drejtat në punë, standardet e punës së denjë dhe rëndësinë e sigurimeve si një shtyllë kyçe e mbrojtjes sociale. Në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe sfidues, garantimi i kushteve të drejta të punës dhe aksesit në mekanizma sigurimi përbën një element thelbësor për mirëqenien dhe sigurinë ekonomike të punonjësve.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet rritja e ndërgjegjësimit mbi rolin që sigurimet luajnë në mbrojtjen e të ardhurave, në përballimin e rreziqeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar për individët dhe familjet e tyre. Po ashtu, marrëveshja parashikon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese dhe edukative, tryezave të diskutimit, fushatave ndërgjegjësuese dhe nismave që nxisin përfshirjen sociale dhe përgjegjësinë institucionale.

Ky partneritet reflekton një qasje të përbashkët që e sheh mbrojtjen e të drejtave në punë të lidhur ngushtë me forcimin e sistemeve të sigurimit dhe me ndërtimin e një kulture të përgjegjshmërisë sociale. Përmes angazhimit dhe veprimit të koordinuar, synohet krijimi i një mjedisi pune më të sigurt, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë. Bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave përfaqëson një hap konkret drejt fuqizimit të punonjësve dhe konsolidimit të praktikave që mbështesin dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës.

]]>
14528