Lajme kryesore – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Tue, 07 May 2024 13:22:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Lajme kryesore – CLR https://clr.al 32 32 230692690 FACT SHEET – IRIS PROGRESS https://clr.al/fact-sheet-iris-progress/ Thu, 25 Apr 2024 13:20:00 +0000 https://clr.al/?p=7193 Strengthening capacities and policy engagement of community service providers – IRIS PROGRESS

 Specific objective is to achieve stronger capacity of the CSOs to impact on decision making process in protection of human rights and anti-discrimination policies of marginalized groups in WB region.

 Support measures:

  •  Cluster 1. Empowerment of IRIS network
  • Cluster 2. Policy influencing and awareness rising

 Target groups:

  • more than 220 CSOs service providers/human right defenders in WB,
  • at least 18 Ministries in charge for social welfare policies, protection of human rights and European integration;
  • up to 10 000 marginalized population (Roma, women victims of violence, persons with disability, migrants/refugees, youth at risk, LGBTQ);
  • at least 120 government institutions: Centres for social welfare, National Employment Services, Ombudspersons, Social councils etc.
  • at least 60 Local self-government (LSG) units;
  • EU Institutions and stakeholders involved in the processes approximation,
  • 12 students from 6 Faculties of social sciences in WB,
  • 1 million of general population,
  • Media

Expected results:

  • Gender mainstreamed Standard Operating Procedure of IRIS network,
  • 30 IRIS members trained in implementing gender mainstreaming,
  • 500 network members took part in 19 regional and national networks meetings,
  • 12 CSOs supported through Granting Facility, e) 24 staff of grantees CSOs trained in project management, visibility and human rights based approach (HRBA) in social service delivery,
  • at least 30 CSOs received support in licensing and quality management,
  • at least 90 participants educated on 3 Social Academies,
  • 12 students received practical training in local CSOs,
  • developed Regional Study, j) implemented 18 sessions of civic dialogue in 6 WB countries,
  • Developed regional Shadow report with recommendations,
  • 80 representatives of EU, national, local governments and CSOs agreed on the joint regional actions,
  • at least 1200 people participated in Balkan caravan events,
  • at least 1 million people informed trough awareness raising campaign.

The Lead Applicant on the project is Initiative for Development and Cooperation (IDC) in partnership with Arbeiter – Samariter – Bund SEECenter for Labour Rights (Albania), LIR CD (B&H), Community Development Institute (North Macedonia), Alfa Center (Montenegro) and Centre for Independent Living (Kosovo*).

The project is funded by the European Union.

 

Read Fact-Sheet by clicking Here

]]>
7193
THIRRJE PËR TRAJNERË https://clr.al/thirrje-per-trajnere/ Thu, 18 Jan 2024 10:31:41 +0000 https://clr.al/?p=7169 Për të parë thirrjen e plotë klikoni këtu

Qendra për të Drejat në Punë, CLR me qëllim zgjerimin e grupit te trajnerëve të Akademisë së Punës, AP hap këtë thirrje për aplikim për pozitën e trajnerit/es.

Akademia e Punës-AP e krijuar në vitin 2018, ofron formim nëpërmjet trajnimit dhe vetëdije për të drejtat e punës. AP synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e njohurive të anëtarëve të grupeve te interesit mbi të drejtat e punës, duke nxitur ndryshime thelbësore në lëvizjen e punës në Shqipëri.

Përfituesit kryesor të këtij programi trajnimi të Akademisë së Punës janë këto kategori: Drejtues të Sindikatave në nivele të ndryshme, drejtues të institucioneve, menaxherë të partive politike, përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, aktorë të shoqërisë civile të cilët operojnë në botën e punës, dhe individë të interesuar, punonjës, aktivistë shoqëror, institucionet lokale dhe rajonale dhe palët e tjera të interesuara për botën e punës.

Struktura e AP konceptuar në formën e një Piramide, bazuar në target grupe (grupet e synuara), përfshin të gjitha nivelet e grupeve të interesit lidhur me punën dhe të drejtat në punë. Në këtë piramidë, secili nivel përfaqëson një grup të caktuar të synuar dhe përputhet me hierarkinë e tyre në kontekstin e çështjeve të punës.

Kjo piramidë stukturore përfshin:

  1. Edukim për Drejtuesit (LEL)
  2. Trajnim për drejtuesit e rinj – Leaders-to-be
  3. Trajnim bazë: për të rinjtë, anëtaret e partive, anëtarët e sindikatave, punonjës, shoqërinë civile, departamentet e BNJ, organizatat e punëdhenësve
  4. Sesione Informimi: Shkollat VET, profesionistët, universitetet

Detyrat kryesore të pozitës së trajnerit/es përfshijnë:

  • Zhvillimin e materialeve trajnuese në përputhje me tematikat specifike të kurrikulës së AP;
  • Mbajtjen e sesioneve trajnuese dhe ndihmën në aftësimin e pjesëmarrësve;
  • Monitorimin dhe vlerësimin e përparimit të pjesëmarrësve gjatë programit;
  • Bashkëpunimin me ekipin e Akademisë së Punës për përmirësimin e programit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare (niveli Master) në fushat e lidhura me tematikat e AP;
  • Të paktën 5 vite përvoje pune në fushën e drejtave të punës;
  • Përvojë e mëparshme në mbajtjen e tranimeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Njohuri të kënaqshme të gjuhës angleze.

Tematikat e AP:

Tema 1. Si të Organizohemi – Manual në ndihmë të fushatave për organizimin e sindikatës NË VENDIN E PUNËS dhe shtimin e numrit të ANËTARËVE

Tema 2. Çfarë është dhë çfarë nuk është sindikalizmi; E drejta për tu Bashkuar dhe Krijuar Organizata Sindikale

Tema3. Koncepti i Udhëheqjes – Lidershipi sindikal

Tema 4. Hyrje në marrëveshjet kolektive të punës

Tema 5. Negocimi, procesi dhe Aftësitë negociuese të nevojshme

Tema 6. Advokatësia dhe Lobimi

Tema 7. Dialogu Social Evropian

Tema 8. Marrëdhëniet dypalëshe/dialogu social- shoqëror; Marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës në vendin e punës

Tema 9. Aksioni Sindikal – format

Tema 10. Zgjidhja paraprake e mosmarrëveshjeve kolektive

Tema 11. Mbrojtja dhe siguria në vendin e punës

Tema 12. Menaxhimi organizativ dhe financiar i një organizate sindikale

Tema 13. Media, Teknologjia e Informacionit dhe Sindikatat

Tema 14. Sindikata dhe partitë politike, sfidat e bashkëpunimit

Tema 15. Politikat e punësimit në Shqipëri dhe integrimi Evropian, roli i aktorëve

Tema 16. Barazia Gjinore dhe diskriminimi në vendin e punës

Tema 17. Komunikimi përmes prespektivës gjinore – të vërtetat pas diskriminimit gjinor

 

Për të aplikuar për pozitën e trajnerit, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi ku specifikoni tematikën/at për të cilat po aplikoni, në adresën info@clr.al me subjekt: Aplikim për Trajner – AP. Afati i aplikimit: 15.02.2024.

Aplikimet e ardhura pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

]]>
7169
THIRRJE PËR PROPOZIME https://clr.al/thirrje-per-propozime/ Tue, 03 Oct 2023 09:00:42 +0000 https://clr.al/?p=7161 <br> Rrjeti IRIS shpall Thirrjen për Propozime: “Zhvillimi i shërbimeve të bazuara në komunitet”! Kjo mundësi e jashtëzakonshme do të ofrojë mbështetje financiare për rreth 12 anëtarë te IRIS, duke i fuqizuar ata qe të përmirësojnë shërbimet dhe aftësitë në influencimin e politikave publike. </br>
Objektivi është të forcohen kapacitetet e organizatave IRIS, duke u mundësuar atyre të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve dhe të krijojnë mekanizma efektivë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Së bashku, ne synojmë të parandalojmë të gjitha format e diskriminimit dhe të sjellim ndryshime pozitive në rajon.
Nëse doni te sillni një ndryshim dhe keni ide inovative për shërbime me bazë komuniteti, ky është shansi juaj për të shkëlqyer!  Paraqitni propozimet tuaja dhe bashkohuni me ne në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.
Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme! Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni faqen e internetit te Rrjetit IRIS duke klikuar KËTU.
Së bashku, le të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme dhe me ndikim të qëndrueshëm në komunitetet tona!
]]>
7161
Vizitë në Parlamentin Suedez dhe në zyrat e LO https://clr.al/vizite-ne-parlamentin-suedez-dhe-ne-zyrat-e-lo/ https://clr.al/vizite-ne-parlamentin-suedez-dhe-ne-zyrat-e-lo/#comments Mon, 03 Apr 2023 20:45:03 +0000 https://clr.al/new/?p=6815
Ishte një nder të vizitonim Parlamentin Suedez si të ftuar të veçantë të parlamentares socialdemokrate Åsa Eriksson, e cila na tregoi më shumë për historinë dhe funksionimin e këtij parlamenti.
Kjo vizitë u shoqërua me një takim me parlamentaret Olle Thorell dhe Markus Tsige mbi të cilët folëm për më tej për rrugën e Shqiperisë drejt Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e lëvizjes së të drejtave të punës.
Pastaj vizita vazhdoi në zyrat e LO (Konfederata e Sindikatave Suedeze) në Stockholm ku mësuam më shumë mbi punën e tyre dhe diskutuam për bashkëpunime në të ardhmen.
Mirënjohës ndaj partnerëve dhe miqve tanë të ABF Västerås/ Västmanland Eva-Marie Evis Rasmusson Shpetim Pirraku dhe Besim Matoshi qe na mirëpritën në Suedi dhe mundësuan një vizitë frytëdhënëse që do të çojë përpara partneritetin tonë dhe lëvizjen e punës në Shqipëri.
]]>
https://clr.al/vizite-ne-parlamentin-suedez-dhe-ne-zyrat-e-lo/feed/ 4 6815
Takim me partnerët tanë të ABF në Suedi https://clr.al/takim-me-partneret-tane-te-abf-ne-suedi/ https://clr.al/takim-me-partneret-tane-te-abf-ne-suedi/#comments Wed, 29 Mar 2023 19:47:05 +0000 https://clr.al/new/?p=6820 Ishte kënaqësi për ne si CLR, të takojmë partnerët tanë të ABF Västerås/ Västmanland📍Vasteras dhe të mësojmë më shumë prej tyre si dhe të ndajmë eksperienca të vlefshme.

]]>
https://clr.al/takim-me-partneret-tane-te-abf-ne-suedi/feed/ 3 6820
Deklaratë nga Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë https://clr.al/deklarate-nga-koalicioni-shqiptar-per-te-drejtat-ne-pune/ https://clr.al/deklarate-nga-koalicioni-shqiptar-per-te-drejtat-ne-pune/#comments Tue, 28 Mar 2023 15:48:52 +0000 https://clr.al/new/?p=6824
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë ka përcjellë me shqetësim opinionin e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, në deklaratat e dhëna përpara punëtorëve në një fabrikë përpunimi tekstilesh, ose siç quhet ndryshe fasoneri.
Kryeministri e quajti lëvizjen sindikaliste në Shqipëri “fantazmë”, duke goditur si sindikatat ne bllok dhe duke demoralizuar punëtorët që kishte përballë, për mundësi përfaqësimi sindikal në sektorin e fasonerisë.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë i përbërë nga sindikata dhe organizata të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave në punë informon median dhe publikun shqiptar që në vitet e fundit janë organizuar sindikata te ndryshme, pas përpjekjeve serioze për të fuqizuar strukturat sindikale në disa prej sektorëve kyç të ekonomisë, punë e cila vazhdon ditë pas dite, pavarësisht sfidave.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë është krijuar me besimin se zgjidhja për të drejtat në punë vjen nga vullneti dhe puna e përbashkët e sindikatave, organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave në punë, kompanive private, si dhe nga mbështetja e institucioneve shtetërore.
Ne mendojmë se, retorika atakuese ndaj sindikatave në Shqipëri, jo vetëm që nuk ndihmon në ofrimin e një zgjidhje, por e përkeqëson mbrojtjen e të drejtave në punë të punonjësve/eve sot e në të ardhmen në Shqipëri. Nxitja e bashkëpunimit trepalësh midis Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Sociale, sindikatave dhe organizatave të biznesit në projektimin dhe kryerjen e vizitave në kompani dhe institucione të ndryshme në trajtimin e çështjeve që ndikojnë në respektimin e punës, kundër diskriminimit dhe dhunës në punë si dhe marrëdhëniet dhe kushtet e punës janë aksione thelbësore dhe kërkojnë përmirësim.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë
]]>
https://clr.al/deklarate-nga-koalicioni-shqiptar-per-te-drejtat-ne-pune/feed/ 50 6824
Webinar “Dualiteti i grave si sfidë” https://clr.al/webinar-dualiteti-i-grave-si-sfide/ https://clr.al/webinar-dualiteti-i-grave-si-sfide/#comments Thu, 09 Mar 2023 18:00:01 +0000 https://clr.al/new/?p=6832
Çfarë është dualiteti i jetës së grave?
Një sfidë, ku pritet që gratë të balancojnë jetën e tyre personale dhe profesionale apo një kompromis ku gratë duhet të zgjedhin midis aspiratave të karrierës dhe përgjegjësive të tyre familjare.
Diskutuam me 4 paneliste të shkëlqyera mbi sfidat që hasin për të balancuar jetën e tyre profesionale me atë personale dhe zgjidhjet që ato kanë gjetur për këto sfida.
Në të vërtetë dualiteti i jetës së grave nuk është një çështje personale, por një çështje shoqërore. Gratë nuk duhet të zgjedhin mes jetës së tyre personale dhe profesionale, por duhet të jenë në gjendje të lulëzojnë në të dyja.
Duke adresuar çështjet themelore shoqërore që kontribuojnë në dualitetin e jetës së grave, ne mund të krijojmë një botë më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.
]]>
https://clr.al/webinar-dualiteti-i-grave-si-sfide/feed/ 10 6832
THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË https://clr.al/thirrje-e-hapur-per-oferte/ Fri, 03 Mar 2023 09:55:46 +0000 https://clr.al/?p=7176 Qendra për të Drejtat në Punë, CLR fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Organizim Aktivitetesh, Sherbim vizibiliteti dhe promovimi,’ Flyers, Fletepalosje, Mbeshtetje per aktivitetetet, Mbledhje, perpunim te dhenash Studimi CLR’, Dizenjim, Zhvillim Website, për implementimin e suksesshëm te promoting decent work and social dialogue to improve the life of all workers in Albania. Realizimi i aktiviteteve dhe sherbimeve do te realizohet brenda vitit 2023.

Qëllimi kryesor i këtij projekti eshte te promovoje punen e denje dhe dialogun social ne mbeshtetje te punonenjesve ne Shqiperi .

Ofertat duhet të paraqiten pranë:

Qendra për të Drejtat në Punë (Adresa postare: Rruga “Frederik Shiroka” 1001, Pallati “Alba” sh.4, a.7, Tiranë, Shqipëri ose në adresën e e-mailit: info@clr.al

Për të shkarkuar dokumentin e plotë klikoni këtu

]]>
7176
Si të shkruajmë një projekt-propozim të mirë? https://clr.al/si-te-shkruajme-nje-projekt-propozim-te-mire/ https://clr.al/si-te-shkruajme-nje-projekt-propozim-te-mire/#comments Thu, 16 Feb 2023 15:52:20 +0000 https://clr.al/new/?p=6828
Çfarë është një projekt propozim e përse nevojitet?
Si të shkruajmë një projekt-propozim të mirë?
Së bashku me disa nga partnerët tanë, përfaqësues të sindikatave, zhvilluam sot trajnimin me temë: “ABC-ja e Shkrimit të Projekteve”, i cili konsistoi mbi 5 hapat e nevojshëm që duhen ndjekur për të shkruar një projekt duke e ilustruar me shembuj konkret, gjë e cila na ndihmoi të qartësojmë ndarjen e aktiviteteve nga rezultatet në një të tillë.
 Pas punës në grupe, arritëm bashkarisht të ndërtojmë projekt-propozimet tona për tema që prekin aktualisht botën e punës, të cilat më pas i prezantuam me njëri-tjetrin.
]]>
https://clr.al/si-te-shkruajme-nje-projekt-propozim-te-mire/feed/ 5 6828
Përditësimet nga Fushata e Pagës së Ulët në Europë https://clr.al/perditesimet-nga-fushata-e-pages-se-ulet-ne-europe/ https://clr.al/perditesimet-nga-fushata-e-pages-se-ulet-ne-europe/#comments Fri, 30 Dec 2022 14:00:17 +0000 https://clr.al/new/?p=6811 Së fundmi rrjeti i Clean Clothes Campaign, pjesë e të cilit edhe CLR,  në vazhdimësi të fushatave aktive të ndërgjegjësimit, ka krijuar e publikuar 5 mini-video sensibilizuese për Pagën e Jetesës dhe Jetesën e Denjë. Ju ftojmë ti ndiqni duke klikuar linkun.

https://linktr.ee/cleanclothescampaignclr

]]>
https://clr.al/perditesimet-nga-fushata-e-pages-se-ulet-ne-europe/feed/ 7 6811