Aktivitete te CLRSD F1 – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Thu, 16 Feb 2023 17:12:26 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Aktivitete te CLRSD F1 – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Akademia e Punës, CLR çel aplikimet për kurset Mars 2019 – Qershor 2019 https://clr.al/akademia-e-punes-clr-cel-aplikimet-per-kurset-mars-2019-qershor-2019/ Mon, 04 Feb 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/akademia-e-punes-clr-cel-aplikimet-per-kurset-mars-2019-qershor-2019/ Je një i/e punësuar i shqetësuar për padrejtësitë me të cilat përballesh në vendin e punës?

Je i lodhur duke punuar gjithmonë me të njëjtën pagë dhe me kushte pune që nuk përmirësohen?

Dëshiron që zëri yt si punonjës/e të dëgjohet më shumë nga punëdhënësi dhe të trajtohesh  më denjësisht për punën që kryen?

 Je  i/e gatshëm të angazhohesh për  të mbrojtur të drejtat e tua në punë dhe të kolegëve të tu në ndërmarrjen ku punon apo në çdo nivel tjetër?

Dëshiron të  bëhesh pjesë e lidershipit të sindikatës në ndërmarrjen tënde apo  lidershipit të sindikatës në degën e profesionit në rang kombëtar?

Apo je thjesht një  i ri/ e re aktivist/e që do të mësosh më shumë për të drejtat në punë dhe të aktivizohesh për mbrojtjen e tyre?

Ka një zgjidhje për ty !

Akademia e Punës është në kërkim  të të punësuarve dhe të aktivistëve të rinj  që janë të interesuar dhe të gatshëm për t’u përfshirë në lëvizjen për të drejtat e punës.

Qëllimi:

  1. a) Akademia e Punës synon të formojë punonjës  të interesuar dhe me potencialin për t’u përfshirë në lëvizjen sindikale  dhe më gjerë, atë të të drejtave të punës në Shqipëri.
  2. b) Trajnimi synon t’i frymëzojë e fuqizojë të rinjtë që të shfrytëzojnë potencialin e tyre unik në botën e punës në ndërtim të një lidershipi të përshtatur me dinamikat e reja të tregut të punës dhe të shoqërisë në përgjithësi – dhe të sjellin ndryshim përmes këtij modeli.

Trajnimet i japin mundësi pjesëmarrësve të ushtrojnë në praktikë njohuritë dhe shprehitë e mësuara nga kursi dhe të angazhohen njëkohësisht  në aktivitet të drejtpërdrejtë  sindikal për të drejtat në punë.

Akademia e Punës organizohet nga Qendra për të Drejtat në Punë,  një organizatë Jo fitimprurëse, e cila shërben si qendër aktivizmi dhe shërbimesh në ndihmë dhe interes të punonjësve shqiptarë dhe lëvizjes së punës në Shqipëri.

Të gjitha trajnimet ofrohen FALAS.

Kohëzgjatja kohore: Mars 2019 – Qershor 2019, 2-4 ditë në muaj.

Kriteret :

Ata që aplikojnë për trajnim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për të qenë të pranueshëm:

  • Individë të rinj në moshë, midis 18- 35 vjeç.
  • Individë që janë në marrëdhënie pune në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare private apo shtetërore, si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë profesionistë të lirë të interesuar.

 

Për të qenë pjesë e trajnimeve të Akademisë së Punës, apliko në  linkun e mëposhtëm.

Dorëzoni formularin e plotësuar në emailin zyrtar të CLR,  info@clr.al, brenda datës

10 Shkurt 2019

Për informacion direkt, kontaktoni në numrin 067 20 08 370

 

Formular-aplikimi-për-pjesemarrje-ne-Akademinë-e-Punës-2

 

]]>
6113
CLR prezanton studimin për mbrojtjen sociale dhe 3 propozime për qeverinë https://clr.al/clr-prezanton-studimin-per-mbrojtjen-sociale-dhe-3-propozime-per-qeverine/ Fri, 25 Jan 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/clr-prezanton-studimin-per-mbrojtjen-sociale-dhe-3-propozime-per-qeverine/ Qendra për të Drejtat në Punë prezantoi të hënën, më 25 Janar, një studim që synon përmirësimin e mbrojtjes sociale për kategorinë e pensionistëve, të vetëpunësuarve dhe punonjësve familjarë.

Studimi i kryer nga ekspertët Zaim Bajkratari dhe Aurela Gjokutaj doli me tre propozime përfundimtare për  Këshillin e Ministrave, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Kujdesit Shëndetësor, si dhe administratën tatimore.

Tre problematikat e identifikuara lidhen me kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të pensionistëve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, deklarimi dhe pagimi i kontributeve për personat që punojnë si punëtorë shtëpie dhe së fundmi për llogaritjen e kontributit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes.

Sipas ekspertëve të studimit, Zaim Bajraktari dhe Aurela Gjokutaj, pensionistët e punësuar nuk marrin asnjë përfitim për kontibutet e detyrueshme që ata paguajnë përtej viteve të detyrueshme të kontributit. Aktualisht ata nuk përfitojnë rillogaritje pensioni për kontributet shtesë pas daljes në pension.

Propozimi i parë i studimit prek kontributet e detyrueshme të pensionistëve të cilët vazhdojnë të punojnë në sektorin privat edhe pas daljes në pensionin e pleqërisë.

Propozimi i dytë lidhet me kontributet e personave që punojnë si punëtorë shtëpie në shërbime si kujdestar fëmijësh, kuzhinier, pastrues, asistent për të moshuarit, të cilët sipas një VKM-je të vitit 2015 paguajnë kontribut miminal mujor në shumën 3.948 lekë.

Propozimi i tretë lidhet me bazën e llogaritjes së kontributit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ekspertët sugjerojnë që pensionistët të tërheqin pensionin dhe të mospaguajnë kontribute pavarësisht zhvillimit të aktivitetit në sektorin privat.

Autorët e studimit propozojnë që kontributi i detyrueshëm i sigurimit shëndetësor për të punësuarit të jetë paga brenda kufirit të pagës minimale dhe maksimale; ndërsa për të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe ata që bëjnë sigurimin vullnetar kontributi i detyrueshëm të llogaritet sipas pagës minimale.

Studiuesit argumentojnë se përfitimet dhe trajtimet nga skema e sigurimeve shëndetësore nuk kanë dallim mes këtyre personave.

Ata argumentojnë se ndryshimi ligjor për t’i lejuar të vetëpunësuarit të paguajnë kontribute bazuar në pagë minimale dhe jo në dyfishin e saj do të ulë evazionin fiskal pasi do të nxisë ata të deklarojnë të ardhurat reale.

Në mbyllje të prezantimit të studimit të mbështetur nga “Olof Palme International Center” në Shqipëri, drejtuesi i CLR, Edison Hoxha u shpreh se propozimet e studimit do të diskutohen me grupet e interesit dhe më pas do t’i prezantohen qeverisë për të parë mundësitë e përmirësimit të kuadrit ligjor.

 

 

]]>
6115
Siguria dhe Shëndeti në Punë, CLR trajnim me partnerët socialë për funksionimin e Këshillave https://clr.al/siguria-dhe-shendeti-ne-pune-clr-trajnim-me-partneret-sociale-per-funksionimin-e-keshillave/ Tue, 22 Jan 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/siguria-dhe-shendeti-ne-pune-clr-trajnim-me-partneret-sociale-per-funksionimin-e-keshillave/ Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, organizon trajnimin me temë “Krijimi dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, më 25 Janar 2019, në Tiranë.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në Punë në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Olof Palme Center.

Qëllimi i trajnimit është informimi i partnerëve socialë dhe grupeve të interesit lidhur me detyrimin ligjor për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe zbatueshmërinë në praktikë.

Në trajnim marrin pjesë anëtarë të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në disa ndërmarrje të Shqipërisë, përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të burimeve njerëzore dhe përgjegjësve për sigurinë të disa kompanive të industrisë së rëndë në vend, si dhe mjekë ndërmarrjeje.

/Program-Trajnim-per-KSSHP-7.pdf

 

 

]]>
6111
Informaliteti në tregun e punës, ekspertët e CLR japin rekomandime për qeverine https://clr.al/informaliteti-ne-tregun-e-punes-ekspertet-e-clr-japin-rekomandime-per-qeverine/ Tue, 08 Jan 2019 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/informaliteti-ne-tregun-e-punes-ekspertet-e-clr-japin-rekomandime-per-qeverine/ Anketa e Bankës Botërore, në gusht të vitit të shkuar, vlerësoi se 40% e bizneseve të vogla në Shqipëri nuk kanë llogari bankare.

Për ekspertët e fushës së ekonomisë, kjo përqindje konsiderohet e lartë, gjë që fakton shkallën e lartë të informalitetit në këtë sektor.

Sipas tyre, ndonëse biznesi mund të shlyejë detyrimet ndaj shtetit, ai punon me para cash.

Anketa e BB tregoi se fenomeni i mospasjes së llogarive bankare është i përhapur edhe në bizneset e mesme dhe të mëdha pasi rreth 1 për qind e tyre kanë raportuar se nuk kanë llogari.

Informaliteti në ekonomi, ka qenë një ndër gjetjet e studimit mbi marrëdhëniet në tregun e punës, që u krye nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, gjatë vitit 2017.

Ekspertët që u morën me studimin,  shprehen se “edhe pse Këshilli Kombëtar i Punës ka në kalendar një herë në vit adresimin e problematikave të lidhura me tregun e punës të industrisë nxjerrëse, përfshirë edhe sigurinë në punë, ende nuk ka një zgjidhje të paktën të atyre problematikave të adresuara tashmë lidhur me informalitetin, sigurinë në punë, si dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale”.

Sipas tyre, pengesë kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal, është mungesa e aftësive të duhura për nevojat e industrisë dhe teknologjisë në përdorim.

“Masat aktive të tregut të punës duhet të udhëhiqen sipas qasjeve më të lehta, fillimisht drejt përmirësimit të aftësive për të mundësuar punëkërkuesit për të hyrë në tregun formal të punës.

Punët publike duhet të përdoren për të zhvilluar aftësitë e veçanta të kërkuara në tregun formal të punës”, thonë ekspertët.

Sipas tyre, Shqipëria zbaton grupe politikash për të kryer rolin e rregullatorit e tregut të punës.

Ndërkohë, politikat që kanë të bëjnë me pagesën e papunësisë dhe ndihmën ekonomike, janë pjesë që merren nga Buxheti i Shtetit në një nivel të paktën 1.2 përqind të PBB, ose sa 4.1 përqind e gjithë shpenzimeve të Buxhetit.

Në krahasimin e objektivave strategjikë numerikë, vlerorë dhe kualitativë, llogaritjet nga zhvillimi real i tregut tregojnë mospërmbushje të plotë të tyre, si për uljen e papunësisë, po ashtu edhe me rritjen e tregut të punës.

Format e tjera të zgjedhura, gjithashtu nuk e kanë dhënë efektin e pritshëm duke qenë argument për një përzgjedhje më efektive të programeve zbatuese në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës.

 

]]>
6105
Akademia e Punës përmbyll sesionin e parë për 2018, kursantët marrin njohuri për ligjin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë https://clr.al/akademia-e-punes-permbyll-sesionin-e-pare-per-2018-kursantet-marrin-njohuri-per-ligjin-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune/ Wed, 26 Dec 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/akademia-e-punes-permbyll-sesionin-e-pare-per-2018-kursantet-marrin-njohuri-per-ligjin-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune/ Akademia e Punës, e para organizmë e ngritur në Shqipëri për ofrimin e njohurive falas në fushën e marrëdhënieve të punës, ka përmbyllur me sukses sesionin e saj të parë 6-mujor për këtë vit.

Seanca përmbyllëse e Akademisë së Punës për këtë vit kishte si temë sigurinë dhe shëndetin në punë.

Të rinjtë pjesëmarrës në trajnim u njohën me ligjin “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, çfarë ofron legjislacioni i Punës në rastet ku cënohet shëndeti i punëmarrësit, për shkak të mosofrimit të kushteve të sigurisë teknike nga ana e punëdhënësit.

Gjithashtu gjatë trajnimit u diskutuan format e përfshirjes së punëmarrësve  në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Trajnerët e Akademisë u shpjeguan të rinjve se për suksesin e zbatimit të ligjit “Për sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, një rol të madh kanë dhe sindikatat të cilat duhet të insistojnë në ngritjen e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, detyrim që rrjedh nga ligji.

“Këshilli është organ partneriteti këshillues me përfaqësues të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, të përfaqësuar në mënyrë të barabartë, i cili ka si qëllim këshillimin e rregullt dhe periodik të veprimtarisë së ndërmarrjes, për parandalimin e rreziqeve në punë”, theksuan trajnerët gjatë trajnimit të fundit.

Pjesëmarrja e punëmarrësve ka të bëjë me vlerësimin e riskut, analizën e problemeve, Trajnimin, edukimin, ndërgjegjësimin si dhe pjesëmarrjen në procesin e inspektimit.

Akademia e Punës do të startojë sërish në fillmit të vitit të ri me të tjera tema të rëndësishme për punëmarrësit e kryesisht sindikalistët, me qëllim forcimin e rolit të tyre për përmirësimin e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave që burojnë nga Legjislacioni në fuqi.

]]>
6091
Akademia e Punës, CLR vijon trajnimet me sindikalistët e rinj https://clr.al/akademia-e-punes-clr-vijon-trajnimet-me-sindikalistet-e-rinj/ Mon, 10 Dec 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/akademia-e-punes-clr-vijon-trajnimet-me-sindikalistet-e-rinj/ Të rinjtë sindikalistë të punësuar në sektorin publik e privat kanë vijuar trajnimet pranë Akademisë së Punës.
Në trajnimin e radhës, diskutimet u fokusuan në përcjelljen sa më mirë të mesazheve publike, përmes fjalimeve apo komunikatave në media.
Organizimet sindikale kërkojnë të rinj të aftësuar në komunikimin publik ndaj lLektorët e Akademisë së Punës kanë theksuar rëndësinë e 5 parimeve të rëndësishme që e bëjnë një komunikues të përcjellë një fjalim të suksesshëm dhe ato janë: Përgatitja më herët e fjalimit, të qënit I vendosur dhe interesant, besimi në vetvete dhe optimizmi për të ofruar një fjalim sa më interesant për audiencën.
“Një pikë e rëndësishme e parapërgatitjes është leximi i fjalimit para se të lexohet në publik apo në auditor.
Kjo do t’ju ndihmojë për ta lexuar fjalimin më rrjedhshëm dhe për të ndryshuar ndonjë frazë apo fjalë që ju e mendoni si më të përshtatshme
Gjuha e shkruar është njëra anë, dhe se si tingëllon ajo gjatë një fjalimi mbetet gjithashtu e rëndësishme.
Përpiquni të jeni konçiz në kohë që të mos e bezdisni audiencën.
Audienca do t’ju vlerësojë nëse ju jeni të aftë të transmetoni mesazhet në një kohe sa më të shkurtër ”, u theksua gjatë trajnimit për këtë pikë të rëndësishme të përfaqësimit të një sindikalisti para auditorit.
Përvec leksionit, të rinjtë kursantë janë njohur me shembuj konkretë të hartimit të fjalimit, duke vënë në praktikë njohuritë e marra gjatë trajnimit.
Një tjetër temë interesante e leksionit në trajnimin e datës 8 dhjetor ishte intervista.
Përfaqësuesi i Marrëdhënieve me Publikun apo drejtuesi i organizatës sindikal gjatë intervistave në televizion, radio, apo në media të ndryshme duhet të dine:
Të vendosin paraprakisht se çfarë duan të arrijnë nëpërmjet intervistës
Të dinë se cila ështe audienca dhe për kë përcillen mesazhet.
Çdonjeri gjatë intervistave të para ka emocione dhe është nervoz. Për këtë sugjerohet parapërgatitja e mirë për intervistë
Gjatë një interviste duhet te keni siguri në vetvete në bashkëpunimin me median.
Ki kujdes nga “grackat” që të krijojnë gazetarët. Disa gazetarë përpiqen që ju të humbisni qetësinë, e cila ndikon pastaj të jeni kontradiktor me veten tuaj. Mos u prek lehtë dhe qendro i qetë.
Rregulli i artë kur intervistohesh eshtë “trego të vërtetën”.
Flisni me fjali të shkurtra, të qarta dhe pohue
Mos bëni deklarime që mund të merren jashtë konteksit që mund të keqinterpretohen nëse reporteri ose redaktori vendos që të përdorë vetëm atë pjesë të deklaratës suaj dhe jo se ç’vinte përpara ose me pas.
Personi që intervistohet, ështe mirë të flasë për tri pika.
Më shumë se tri pika do të ishin jashtë mundësive të thithjes nga auditori.
Për çdo pikë, shkruani një informacion mbështetës – shembuj, ndodhi,
Të jeni i përgatitur për tema të ndryshme, sepse gazetarët preferojnë shpesh të kalojnë nga tema e synuar e intervistës, në çështje të tjera.
Përdorni thënie, të cilat shprehin idenë kryesore. Jepuni reporterëve të dhëna të mjaftueshme për të prezantuar lajmin, por jo aq shumë informacion sa të ngaterrojnë idenë.
Mesazhet gjithmonë duhet të mbështesin dhe pasqyrojnë temën e aktivitetit tuaj nëpërshtatje me strategjinë.
Çdo ide apo në dhënien e lajmit duhet të mbeshtese çështjen kryesore.
Komunikoni me shtypin duke përdorur termat sa më afër jetës së përditshme të njerëzve.

]]>
6084
“Puna e Denjë”, CLR-sindikata takim me naftëtarët në Patos, apel për respektimin e të drejtave në punë https://clr.al/puna-e-denje-clr-sindikata-takim-me-naftetaret-ne-patos-apel-per-respektimin-e-te-drejtave-ne-pune/ Mon, 08 Oct 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/puna-e-denje-clr-sindikata-takim-me-naftetaret-ne-patos-apel-per-respektimin-e-te-drejtave-ne-pune/ Në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese, të organizuara me rastin e 7 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të “Punës së Denjë”, Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, ka zhvilluar sot takime në terren me punëtorët e naftës dhe gazit në qytetin e Patosit.

Në takimin e organizuar nga CLR në bashkëpunim me sindikatën e re të  Naftëtarëve Shqiptarë,  kryetari i sindikatës, z. Konstandin Kina, theksoi nevojën e nxitjes së reagimit sindikal për të përcjellë problematikat në vendin e punës.

Gjithashtu , renditi disa prej problematikave që shqetësojnë sot sektorin e naftës dhe gazit.

Në emër të CLR, eksperti ligjor i Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha, apeloi për një raport më të mirë mes sindikatës dhe punonjësve.

“Kjo frymë bashkëpunimi do ti shërbejë më së miri përmirësimit të marrëdhënieve të punës për të kërkuar respektimin jo vetëm të të drejtave, por dhe detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni i punës”, tha eksperti i CLR në fjalën e mbajtur gjatë takimit me naftëtarët dhe punonjësit e gazit në Patos.

Në takim e morën fjalën dhe punëtorët ku përcollën shqetësimet e tyre,

Disa prej problematikave që u diskutuan nga ata ishin: Rishikimi i pagave, rinovimi i makinerive dhe i ambienteve të punës, sigurimi i transportit të punëtorëve etj.

Këto probleme iu adresuar drejtorit të Burimeve Njerëzore pranë kompanisë Albpetrol, z. Artan Velcani.

Ky i fundit, pranoi shqetësimet e ngritura nga naftëtarët, sindikata dhe CLR.AL.

Përfaqësuesi i kompanisë Albpetrol, premtoi se këto shqetësime do ti përcillen drejtuesve të bordit të kompanisë për të gjetur rrugën e zgjidhjes.

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR AL, do të vijojë punën për përmbushjen e qëllimit të saj në dhënien e informacionit, ,këshillimit asistencës dhe ndjekjes ligjore për çështjet e punës dhe të drejtës ne punë.

]]>
6065
Akademia e Punës, CLR dakordëson vizionin e saj me partnerët sindikalë dhe përfaqësues të institucioneve të linjës https://clr.al/akademia-e-punes-clr-ne-vazhden-e-konsultimeve-dakordeson-vizionin-e-saj-me-partneret-sindikale-dhe-perfaqesues-te-institucioneve-te-linjes/ Fri, 05 Oct 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/akademia-e-punes-clr-ne-vazhden-e-konsultimeve-dakordeson-vizionin-e-saj-me-partneret-sindikale-dhe-perfaqesues-te-institucioneve-te-linjes/ Në vazhdën e konsultimeve periodike për rolin dhe funksionimin e Akademisë së Punës, Qendra për të Drejtat në Punë, CLR, ka organizuar tryezën me aktivistë të shoqërisë civile, partnerë sindikalë dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në fushën e të drejtave në punë.

Tryeza kishte për qëllim ngritjen e një bordi këshillimi për funksionimin e ardhshëm të Akademisë së Punës si dhe konsultimin e kurrikulave ekzistuese me synim përshtatjen e tyre me nevojat dhe vizionin e grupeve më të ngushta të interesit që janë organizatat sindikale.

Në tryezën konsultive merrnin pjesë përfaqësues të BSPSH, si dhe disa sindikata të degëve profesioneve të rëndësishme, si naftëtarët, industria e tekstileve dhe fasonerive, ushqimit agrikulturës, tregtisë si dhe turizmit dhe shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Nuk munguan në diskutime dhe akademikë të njohur në fushën e punës si prof. Kosta Bajraba, i cili ka kryesuar  grupin konsultues për Akademinë e Punës, si dhe eksperti në fushën e marrëdhënieve të punës, Vasil Dodi.

Vizioni i CLR mbi qasjen e Akademisë sa më pranë të interesuarve për marrëdhëniet e punës, u prezantua  nga koordinatorja e qendrës, Eneida Mjeshtri.

Mjeshtri tha se CLR e sheh me shumë rëndësi bashkëpunimin me partnerët sindikalë duke nisur nga përzgjedhja e nivelit dhe mënyrës së  përfshirjes së grupeve të interesit në zhvillimin e trajnimeve të Akademisë, referimin e pjesëmarrësve; konsultimin e materialeve të punës.

Koordinatorja e CLR i njohu  pjesëmarrësit me kurrikulat e vitit të parë si dhe draft-kurrikulën e vitit të dytë  të ciklit të plotë të trajnimeve në Akademi me kohëzgjatje 4-6 muaj.

Ajo parashtroi dhe disa propozime mbi aktivitetin e Akademisë së Punës.

“Ne propozojmë që në Akademi të ofrohen dhe kurse të veçanta në tematika të caktuara për target/grupe të tilla si vajzat/grate, të rinjtë me probleme paaftësie fizike, të punësuar ose profesionistë të fushave të ndryshme të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre për të drejtat e punës.

Gjithashtu, e nevojshme është që Akademia e Punës t’i shërbejë dhe ekspertëve dhe specialistëve të cilët dëshirojnë të marrin njohuri dhe trajnohen si “lektorë” në fushën e të drejtave në punë, apo edhe gazetarë të cilët do të shprehin interes për trajnime, etj”, u shpreh koordinatorja e CLR, Eneida Mjeshtri.

Nga ana tjetër, CLR propozon kurse trjanimi dhe për lidershipin sindikal, duke i dhënë mundësi atyre të zgjerojnë kapacitetet e njohurive në fushën e të drejtave në punë.

Pjesëmarrësit në tryezë e mbështetën rolin e Akademisë dhe funksionin e saj si dhe u shprehën pozitivisht për ndikimin fuqizues tek punëmarrësit dhe sindikatatat.

Përfaqësuesit e BSPSH-së, vlerësuan mundësitë që ofron Akademia sidomos tek të rinjtë.

Ata propozuan përfshirjen në kurset e trajnimit pranë Akademisë dhe të punëkërkuesve të papunë.

Ndërsa përfaqësuesit e Sindikatës Autonome të Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit,  propozuan si cështje mjaft të rëndësishme forcimin e statusit të sindikatave në Shqipëri dhe rritjes së nivelit të njohurive të punonjësve, për mbrojtjen më të mirë të interesave të tyre social-ekonomike.

Përfaqësuesja e fondacionit suedez “Olof Palme International Center”, kërkoi që Akademia të ofrojë njohuri specifike teknike për të trajnuarit.

Ajo theksoi gjithashtu dhe nevojën e solidaritetit sindikal, aleancave mes partnerëve sindikalë, me të cilët duhet të ushqehen të rinjtë kursantë.

Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për punën, theksuan nevojën e bashkëpunimit e të gjithë partnerëve, shoqëri civile dhe sindikata, në luftën kundër informalitetit.

Aktiviteti i Akademisë së Punës bazohet në misionin e Qendrës për të Drejtat në Punë për informimin dhe edukimin e punëmarrësve shqiptarë me të drejtat e punës, si dhe asistimin e sindikatave ekzistuese  në ngritje kapacitetesh të anëtarësisë sindikale me qëllim fuqizimin e rolit të sindikatave dhe inkurajimin e  anëtarësimit të  punëmarrësve në sindikata.

 

 

 

 

 

 

]]>
6062
CLR raporton për Dialogun Social në Shqipëri në dëgjesën publike të Komitetit Ekonomik Social Evropian me shoqërinë civile https://clr.al/clr-raporton-per-dialogun-social-ne-shqiperi-ne-degjesen-publike-te-komitetit-ekonomik-social-evropian-me-shoqerine-civile/ Mon, 24 Sep 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/clr-raporton-per-dialogun-social-ne-shqiperi-ne-degjesen-publike-te-komitetit-ekonomik-social-evropian-me-shoqerine-civile/

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, EESC, ka organizuar këtë javë në Tiranë dëgjesën publike me shoqërinë civile në lidhje me Dialogun Social ku e ftuar për të diskutuar mbi këtë temë për situatën në Shqipëri, ishte Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL.

Koordinatorja e Qendrës, znj.Eneida Mjeshtri, në fjalën e saj gjatë aktivitetit, tha  se dialogu social në nivel ndërmarrje përgjithësisht nuk funksionon për shkak të mungesës së organizimit të sindikatave në nivel ndërmarrjeje dhe kapaciteteve të tyre.

Sipas saj, përjashtim bëjnë disa raste të veçanta si disa sindikata që operojnë në sektorin e minierave dhe/ose sektorin e naftës ( kryesisht ndërmarrjet shtetërore).

“Dhe dialogu social në nivel sektorial nuk ka ndonjë rregullim specifik ligjor. Ky lloj dialogu vuan mungesën e kapaciteteve të partnerëve socialë (sindikatave të sektorit) për t’u angazhuar në këtë drejtim.

Si shembull pozitiv, mund të përmendim rastin e kontraktimit kolektiv të sektorit të arsimit ku sindikatat që operojnë në këtë sektor bëhen bashkë për të negociuar termat e kontratës. (sektori shtetëror)”, u shpreh koordinatorja e CLR.

Gjatë vëzhgimeve të saj në terren, CLR vëren se partnerët socialë janë ende të nënpërfaqësuar në çështje të konsultimeve social-ekonomike, megjithëse dialogu social gjen  pasqyrim në strategji dhe dokumenta të caktuara të qeverisë, si : Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020, Plani i Veprimit mbi Politikat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2015 – 2020 dhe Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2015-2020.

Gjatë dëgjesës publike, CLR kërkoi nga institucionet përgjegjëse rritje të transparencës publike përsa I takon cështjeve të trajtuara nga Këshilli Kombëtar i Punës.

“Në vlerësimin tonë, KKP duhet të rrisë funksionalitetin dhe efiçencën sidomos në këtë mandat qeverisës ku vëmendja e qeverisë  është përqendruar tek biznesi, çfarë ka sjellë edhe defaktorizim të rolit të sindikatave në Shqipëri.

Në përgjigje të nevojave të sotme të zhvillimit shoqëror dhe tregut të punës në Shqipëri, një rekomandim mund të jetë krijimi i një Këshilli Trepalësh Plus, ku pjesë e të cilit të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile”, u shpreh koordinatorja e CLR, Eneida Mjeshtri.

 

AGJENDA E AKTIVITETIT

 

]]>
6060
Të drejtat në punë, Seferi takon homologun kosovar, theksohet nevoja e bashkëpunimit rajonal https://clr.al/te-drejtat-ne-pune-seferi-takon-homologun-kosovar-theksohet-nevoja-e-bashkepunimit-rajonal/ Thu, 20 Sep 2018 00:00:00 +0000 https://clr.al/new/te-drejtat-ne-pune-seferi-takon-homologun-kosovar-theksohet-nevoja-e-bashkepunimit-rajonal/ Në kuadër të bashkwpunimit rajonal për të drejtat në punë, Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, në bashkëpunim me organizatat pratnere në Kosovë PEN dhe Qendrës për Politika dhe Advokim, realizoi vizitën në Tiranë në datën 20 shtator, të zvministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Qerkin Dukolli dhe Kryeinspektorit të Punës së Kosovës, Basri Ibrahimi.

Një nga takimet e zhvilluara në Tiranë, ishte ai mes dy kryeinspektorëve të Punës, Ibrahimi dhe Seferi ku ishin të pranishëm dhe drejtuesit e CLR dhe organizatës partnere në Kosovë, Qendra për Politika dhe Advokim.

Në bisedën e zhvilluar në ambientet e Kryeinspektoriatit të Punës së Shqipërisë, z. Seferi  bëri një përmbledhje të punës së institucionit që ai drejton.

Në fjalën e tij, kryeinspektori Seferi u ndaj te krijimi i një regjistri të dhënash që do ti vijnë në ndihmë bizneseve për ti informuar dhe adresuar problematikat që i shqetësojnë.

“Janë gjithsej 160 mijë biznese të regjistruara ndërsa numri i inspektorëve është 99.

Ne po punojmë për të rritur kontrollin ndaj zbatueshmërisë së legjislacionit të punës dhe inspektimi online I punëdhënsve është një masë efikase për  parandalimin e rryshfetit dhe korruptimit të inspektorëve të punës”, u shpreh z.Seferi.

Gjatë bisedës me homologun Kosovar, kryeinspektori i Punës, z.Arben Seferi u ndaj tek sektori më i ndjeshëm, ai i minierave.

Nga ana e tij, kryeinspektori Kosovar Basri Ibrahimi, tha se  Inspektorati i Punës është organi i vetëm përgjegjës që mbikqyr zbatimin e legjislacionit nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Ky organ ka 40 inspektorë të cilët janë përgjegjës për inspektimin e afër 70 mijë bizneseve aktive.

Brenda një viti kalendarik inspektohen 13% e totalit të punëdhënësve”, u shpreh kryenspektori i Kosovës, Basri Ibrahimi.

Ne aspektin e sigurisë në punë, sipas kryeinspektorit Ibrahimi, sektori më i prekur është ndertimi, i cili është dhe punëdhënësi më i madh në Kosovë.

Në takimin ndërmjet Kryeinspektorëve Ibrahimi dhe Seferi, që u mundësua nga CLR në TIranë,  të dy palët shkëmbyen përvojat, eksperiencat dhe sfidat e punës ndërmjet tyre

Në fund të takimit, krerët e Inspektoriateve të Punës së Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord që të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet inspektoriatëve për përmirësimin e legjislacionit dhe infesifikimin e kontrolleve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

]]> 6058