Aktivitete të CLR – CLR https://clr.al Center for Labour Rights Tue, 20 Aug 2024 19:05:14 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/clr.al/wp-content/uploads/2022/10/cropped-g-01.png?fit=32%2C32&ssl=1 Aktivitete të CLR – CLR https://clr.al 32 32 230692690 Vizitë në Parlamentin Suedez dhe në zyrat e LO https://clr.al/vizite-ne-parlamentin-suedez-dhe-ne-zyrat-e-lo/ Mon, 03 Apr 2023 20:45:03 +0000 https://clr.al/new/?p=6815
Ishte një nder të vizitonim Parlamentin Suedez si të ftuar të veçantë të parlamentares socialdemokrate Åsa Eriksson, e cila na tregoi më shumë për historinë dhe funksionimin e këtij parlamenti.
Kjo vizitë u shoqërua me një takim me parlamentaret Olle Thorell dhe Markus Tsige mbi të cilët folëm për më tej për rrugën e Shqiperisë drejt Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e lëvizjes së të drejtave të punës.
Pastaj vizita vazhdoi në zyrat e LO (Konfederata e Sindikatave Suedeze) në Stockholm ku mësuam më shumë mbi punën e tyre dhe diskutuam për bashkëpunime në të ardhmen.
Mirënjohës ndaj partnerëve dhe miqve tanë të ABF Västerås/ Västmanland Eva-Marie Evis Rasmusson Shpetim Pirraku dhe Besim Matoshi qe na mirëpritën në Suedi dhe mundësuan një vizitë frytëdhënëse që do të çojë përpara partneritetin tonë dhe lëvizjen e punës në Shqipëri.
]]>
6815
Takim me partnerët tanë të ABF në Suedi https://clr.al/takim-me-partneret-tane-te-abf-ne-suedi/ Wed, 29 Mar 2023 19:47:05 +0000 https://clr.al/new/?p=6820 Ishte kënaqësi për ne si CLR, të takojmë partnerët tanë të ABF Västerås/ Västmanland📍Vasteras dhe të mësojmë më shumë prej tyre si dhe të ndajmë eksperienca të vlefshme.

]]>
6820
Deklaratë nga Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë https://clr.al/deklarate-nga-koalicioni-shqiptar-per-te-drejtat-ne-pune/ Tue, 28 Mar 2023 15:48:52 +0000 https://clr.al/new/?p=6824
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë ka përcjellë me shqetësim opinionin e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, në deklaratat e dhëna përpara punëtorëve në një fabrikë përpunimi tekstilesh, ose siç quhet ndryshe fasoneri.
Kryeministri e quajti lëvizjen sindikaliste në Shqipëri “fantazmë”, duke goditur si sindikatat ne bllok dhe duke demoralizuar punëtorët që kishte përballë, për mundësi përfaqësimi sindikal në sektorin e fasonerisë.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë i përbërë nga sindikata dhe organizata të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave në punë informon median dhe publikun shqiptar që në vitet e fundit janë organizuar sindikata te ndryshme, pas përpjekjeve serioze për të fuqizuar strukturat sindikale në disa prej sektorëve kyç të ekonomisë, punë e cila vazhdon ditë pas dite, pavarësisht sfidave.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë është krijuar me besimin se zgjidhja për të drejtat në punë vjen nga vullneti dhe puna e përbashkët e sindikatave, organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave në punë, kompanive private, si dhe nga mbështetja e institucioneve shtetërore.
Ne mendojmë se, retorika atakuese ndaj sindikatave në Shqipëri, jo vetëm që nuk ndihmon në ofrimin e një zgjidhje, por e përkeqëson mbrojtjen e të drejtave në punë të punonjësve/eve sot e në të ardhmen në Shqipëri. Nxitja e bashkëpunimit trepalësh midis Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Sociale, sindikatave dhe organizatave të biznesit në projektimin dhe kryerjen e vizitave në kompani dhe institucione të ndryshme në trajtimin e çështjeve që ndikojnë në respektimin e punës, kundër diskriminimit dhe dhunës në punë si dhe marrëdhëniet dhe kushtet e punës janë aksione thelbësore dhe kërkojnë përmirësim.
Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë
]]>
6824
Webinar “Dualiteti i grave si sfidë” https://clr.al/webinar-dualiteti-i-grave-si-sfide/ Thu, 09 Mar 2023 18:00:01 +0000 https://clr.al/new/?p=6832
Çfarë është dualiteti i jetës së grave?
Një sfidë, ku pritet që gratë të balancojnë jetën e tyre personale dhe profesionale apo një kompromis ku gratë duhet të zgjedhin midis aspiratave të karrierës dhe përgjegjësive të tyre familjare.
Diskutuam me 4 paneliste të shkëlqyera mbi sfidat që hasin për të balancuar jetën e tyre profesionale me atë personale dhe zgjidhjet që ato kanë gjetur për këto sfida.
Në të vërtetë dualiteti i jetës së grave nuk është një çështje personale, por një çështje shoqërore. Gratë nuk duhet të zgjedhin mes jetës së tyre personale dhe profesionale, por duhet të jenë në gjendje të lulëzojnë në të dyja.
Duke adresuar çështjet themelore shoqërore që kontribuojnë në dualitetin e jetës së grave, ne mund të krijojmë një botë më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.
]]>
6832
THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË https://clr.al/thirrje-e-hapur-per-oferte/ Fri, 03 Mar 2023 09:55:46 +0000 https://clr.al/?p=7176 Qendra për të Drejtat në Punë, CLR fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Organizim Aktivitetesh, Sherbim vizibiliteti dhe promovimi,’ Flyers, Fletepalosje, Mbeshtetje per aktivitetetet, Mbledhje, perpunim te dhenash Studimi CLR’, Dizenjim, Zhvillim Website, për implementimin e suksesshëm te promoting decent work and social dialogue to improve the life of all workers in Albania. Realizimi i aktiviteteve dhe sherbimeve do te realizohet brenda vitit 2023.

Qëllimi kryesor i këtij projekti eshte te promovoje punen e denje dhe dialogun social ne mbeshtetje te punonenjesve ne Shqiperi .

Ofertat duhet të paraqiten pranë:

Qendra për të Drejtat në Punë (Adresa postare: Rruga “Frederik Shiroka” 1001, Pallati “Alba” sh.4, a.7, Tiranë, Shqipëri ose në adresën e e-mailit: info@clr.al

Për të shkarkuar dokumentin e plotë klikoni këtu

]]>
7176
Si të shkruajmë një projekt-propozim të mirë? https://clr.al/si-te-shkruajme-nje-projekt-propozim-te-mire/ Thu, 16 Feb 2023 15:52:20 +0000 https://clr.al/new/?p=6828
Çfarë është një projekt propozim e përse nevojitet?
Si të shkruajmë një projekt-propozim të mirë?
Së bashku me disa nga partnerët tanë, përfaqësues të sindikatave, zhvilluam sot trajnimin me temë: “ABC-ja e Shkrimit të Projekteve”, i cili konsistoi mbi 5 hapat e nevojshëm që duhen ndjekur për të shkruar një projekt duke e ilustruar me shembuj konkret, gjë e cila na ndihmoi të qartësojmë ndarjen e aktiviteteve nga rezultatet në një të tillë.
 Pas punës në grupe, arritëm bashkarisht të ndërtojmë projekt-propozimet tona për tema që prekin aktualisht botën e punës, të cilat më pas i prezantuam me njëri-tjetrin.
]]>
6828
Përditësimet nga Fushata e Pagës së Ulët në Europë https://clr.al/perditesimet-nga-fushata-e-pages-se-ulet-ne-europe/ Fri, 30 Dec 2022 14:00:17 +0000 https://clr.al/new/?p=6811 Së fundmi rrjeti i Clean Clothes Campaign, pjesë e të cilit edhe CLR,  në vazhdimësi të fushatave aktive të ndërgjegjësimit, ka krijuar e publikuar 5 mini-video sensibilizuese për Pagën e Jetesës dhe Jetesën e Denjë. Ju ftojmë ti ndiqni duke klikuar linkun.

https://linktr.ee/cleanclothescampaignclr

]]>
6811
Në Elbasan për të diskutuar mbi të drejtat dhe sigurinë në vendin e punës https://clr.al/ne-elbasan-per-te-diskutuar-mbi-te-drejtat-dhe-sigurine-ne-vendin-e-punes/ Thu, 22 Dec 2022 16:00:21 +0000 https://clr.al/new/?p=6808 CLR ishte e ftuar në një tryezë diskutimi nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome në Elbasan, për të vënë theksin në respektimin e të drejtave të punëtorëve të pastrimit, shëndeti dhe sigurinë në vendin e punës.

]]>
6808
Finalizimi me sukses i Akademisë së Punës 2022-2023 https://clr.al/finalizimi-me-sukses-i-akademise-se-punes-2022-2023/ Fri, 09 Dec 2022 18:24:52 +0000 https://clr.al/new/?p=6768 Muajin që lame pas, përmbyllëm me sukses ciklin e trajnimeve për Akademinë e Punës 2022-2023. Gjatë rrugëtimit 1 vjecar me grupin e anëtarëve të Akademisë kemi eksploruar skaje e situata të larmishme në botën e punës. Disa nga cështjet kryesore e që kanë ngjallur më tepër interes kanë qenë: Politikat e Punësimit, Organizimi Sindikal, Kontrata e punës, Marrëveshja kolektive, Advokacia dhe Lobimi etj

]]>
6768
Konferenca Sociale Vjetore në Bruksel https://clr.al/konferenca-sociale-vjetore-ne-bruksel/ Mon, 05 Dec 2022 13:30:00 +0000 https://clr.al/new/?p=6804 Momente nga Konferenca Sociale Vjetore organizuar nga partneri ynë SOLIDAR në Parlamentin European, ku diskutuam për të ardhmen e Europës sociale.

]]>
6804